CIKEL ME POEZI NGA BASHKIM BUXHOVI.
Faqja 1 e 1
CIKEL ME POEZI NGA BASHKIM BUXHOVI.
CIKEL ME POEZI NGA BASHKIM BUXHOVI.
Bashkim Buxhovi. I lindur në Prizren në vitin 1957-të. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Gjakovë, ndërsa studimet e fakultetit ekonomik i përcjelli në Prishtinë. Si ushqim shpirti e kishte krijimtarinë muzikore, artistike dhe letrare. Në lemën e muzikës kontribuoj duke marrë pjesë me kompozimet e tij në festivalet e këngës popullore dhe argëtuese që mbaheshin çdo vit në Gjakovë, dhe në Akordet e Prishtinës. Ndërsa artit dhe letërsisë iu kthye në vitet e fundit (2006-2010) duke botuar romanet e veta: "Sateliti i planetit të humbur", "Jeta në tri botëra" , "Përvetësuesi i medaljonit të Akilit", dhe "Testamenti i një Amazone", së pari në mërgim, e pastaj edhe në shtëpinë botuese "Faik Konica" në Prishtinë(komedinë fantastike në dy pjesë: "Sateliti i planetit të humbur"). Kohët e fundit, është i frymëzuar edhe me poezi...
VENDI KU FLET HYJNIJA...
Shpesh lakmoj se si qobani
me orë të tëra ndej në natyrë,
sodisë heshtur as pa iu ndi zani,
magjepsia i shëndritë n’fytyrë...
Ngjeshë me ndjenja lumturije,
as vetmija nuk e pengonë,
se më i këndëshmi lloj vetmije,
është natyra kur ty t’rrethon...
As pa ditur se nga gjiu i saj,
një energji rrjedhë e paparë,
që i mbush fibrat e shpirtit të tij,
e i pastron gjakun ndër damarë...
Ku ka vend më madhështorë,
se ky vend ku flet hyjnija?
Jo me fjalë, por flet me heshtje ,
e t’bënë t’i falesh nga magjija...
VEÇ JONJERIU VDES...
N’këtë moshë të thyer u dashurova në natyrë,
erë e dheut veçantë si nikotin m’tërhjekë...
Mos gjak i flijuar kundërmojka n’këtë mënyrë?
Apo erë shpirtërash që kurrë s’deshtkan me vdekë?
Erë e dheut n’përbërje, ka shumë porosi,
që n’shpirtë kishin mshefur, gjithë trimat e ndjerë...
se n’të kalburat mishëra, gjenet nuk janë tretë,
dhe ato mund t’filtrohen në toke edhe në erë...
Asnjeri i ndjerë, nuk vdes pra me nga krejt,
pa lënë diçka pas, që shumë kush s’e hetonë...
Kur t’themi “ndërroi jetë”, është fjalë më e drejtë,
Veç jonjeriu vdes, se s’ka për çka t’jetonë.
RRUGË E KUQE...
Jemi njerëz që dijmë t’mendojmë,
dhe gjithëherë jo veç për t’mirë...
Rrugët e mëndjes kahmos të qojnë,
e kanë për cak çfardo dëshirë...
Por dëshirat të njëjta s’janë!
Disa sosh janë veç qorrsokak...
E disa sosh shumë kend dëshprojnë,
pa i sjellë rrethit dobi aspak...
N’rrugë t’lirisë si cak më i mirë,
rrallë njeriut mëndja s’i shkon...
Rrugë e kuqe me sfida plot,
e njerëz më t’mirë n’flijim kërkon...
DJALLË PËR BABË...
Sa i çuditshëm ky populli im,
n’t njejtin fall t’besoi kaq herë!
me premtim foshnjen s’mashtron,
pa i dhën n’dorë ndonjë sheqer...
Gjë s’të dhanë, e me fol s’të lanë,
e ti prapë nuk din t’jep hak!
Mjerë im populli mësuar t’kanë,
që n’vend t’lirisë t’japin dajak!
Kurrë do t’rritesh o populli im,
për të shenjt që njef këdo?
N’qoft e shkruar të jeshë jetim,
djallë për babë kurrë mos prano!
S’PO KUPTOJ KËTË DEMOKRACI!
Ndoshta unë s’jam n’tokë t’bukes,
që këtë fjalë s’po di t’kuptoj!
Çdo mendim që t’jetë i lirë,
është e drejtë kjo, aspak s’dyshoj...
Por mendimet kur t’fabrikohen,
për etiketë t’kenë një parti,
menjëherë n’produkt shëndrrohen,
e mund t’bëshë me to tregti...
Mund t’përdoren si armë zjarri,
n’kundërshtarë të bëjnë kërrdi,
gjithë t’mendojnë sikur kryetari,
rregull një është për çdo parti...
N’çdo fushatë si shprehi kanë,
t’ia qajnë hallet popullit të vet,
E po fituan, mjerë kundërshtarët,
bashkë me popullin, se ç’do t’i pret...
FËRGATË E TRETUR N’BERMUDE...
Më qetësojnë kujtimet e shfaqura pas symbylljes,
që n’shpirtë i kam paluar me një kujdes madhorë...
vet iu zgjedhë muzikën, dhe vet jam rezhiser,
e rikthej gjerësa t’ngopem, si i vetmi spektatorë...
të gëzueshmet do ti ndaja edhe me miq të tjerë,
të tjerat do i marrë me veti si më t’madhin sekret,
sa e mrekullueshme dhe kjo botë e paprekshme,
fërgatë e tretur n’Bermude, ku udhëtarë jam unë vet...
PO I DREJTOHEM...
Po i drejtohem tokes edhe qiellit këtë herë,
pasi ata të mjerët nuk deshkan të na dëgjojnë:
Hapu ndër këmbët e tyre e gëlltit gjithë përnjëherë,
se vend tjetër pos gremines, ata nuk meritojnë...
Ç’janë këta demonë si miq që na kanë sjellë,
bashkë me këta kojotë që sillen kahmos?
Po drejtohem qiellit që vrënë edhe kthjellë:
Shporr gjithë këto ndysira si pluhur në kosmos...
Mjaft me jetë urithash, qyqesh e kumrijash,
që të bredhim territ, n’tunel a ndo’j gërmadhë...
Mos na kanë mallkuar hyjnitë vallë në Olimp,
që me emra shqip i quajtëm gjithë me rradhë?
MUZIKA...
Ç’forcë madhore paska muzika!
gjysmë i vdekur, e t’ngritë në këmb,
t’bënë t’ rrënqethesh, e t’humb gjithë frika,
t’shtyen t’mërtypësh hekur me dhëmb...
t’futet fellë n’çdo qelizë truri,
e ndez zemren gjithnjë e më shumë
të ngritë pesh, e t’bënë si guri,
për shpirtë t’vuajtur është opium...
Një zë pushke që kish Fatimja,
jehon malesh në gjithë malsinë,
t’dridhë tupani, t’therrë qiftelija,
ish mbretëreshë për rapsodinë...
Gjallë më mbanë zëri Fitnetit,
Myslym Leles, e Bik Ndojes,
Naile Hoxhes edhe t’Havsate-s,
dhe arshikishtet e Gjakoves...
Kur dëgjoj t’dhëmbshmen kaba,
t’mbërthen vaji, lot shkojnë rrëke,
mallkon djajtë, e n’botë çfarë ka,
për fat t’mjerin që patëm ne...
KËNDJA PËR PUSHTET...
A i drejtohesh ndojherë vetvetit:
“Mos kam luajt nga ment e kresë?”
Se nga këndja për tron t’pushtetit,
Djallit shpirtin ia shet për besë!
Zë t’arsyes, vallë si s’dëgjoke?
Dhe ndërgjegja gjumin s’ta prishë?
T’luash me fatin e kësaj toke,
mëkat më t’madh nuk ka ta dijshë.
Shumë e kush dha jetë tuj pritë,
kur sundues t’mos ketë kjo tokë...
Por mes tyre kush s’e ka ditë,
Që tani t’vetin do mbaj mbi kokë!
KOHËS...
Më udhëheq drejt rrugës së etapave të tua,
gjerësa t’shof t’zbërthyera kodet n’ardhmëri,
se të parëve të mi ters diç’ iu kish shkuar,
lidhja iu kish këputur me t’shenjtit në gjithësi...
Nga yjet kishin ardhur, dhe i quajtën hyjni,
mençurinë e falur, ndanë me njerëz tjerë,
pa ditë se mençurija nuk bëka pa dredhi,
që tjerët e shfrytëzuan, e ne na lanë të mjerë...
NJË NDRYSHIM I PANDRYSHIM...
Për këto vjet që bëra, pothuajse një mij,
u binda n’shumë gjëra që s’besohej dot,
grimcë e vogël bota qenka për gjithësi
e për dikend e madhe, qoft dhe një pik lot...
Të partë e mi kuptuan, dhe s’kishin dyshim,
se kjo grimcë e vogel bote, diellin e ka zot...
Por me kalim të kohës, u bë një ndryshim,
se fytyrë e zotit s’bënë që t’shifet dot...
Ky ndryshim u bë përjetë i pandryshim...
U kthye “n’të vërtetë”, që s’dyshohet përjetë...
Çoft edhe po t’dihet se ky është një mashtrim,
bota s’do t’pranoi t’vërtetën e vërtetë...
FEMRA...
Përuljen time kush n’meritoft,
siç bënë lutësi ndaj përëndisë,
është kjo femra që boten mbanë,
të mbështjellur n’petk t’dashurisë...
Se pa te s’do t’kish më dielli,
flokët e kujt për t’shkrirë n’arë...
as dhe hëna më s’do t’shëndriste,
fëtyrëzbehurat me lot tuj qarë...
Valët e shpirtit për t’ngritur pesh,
as dhe kënga s’do t’kish magji,
pa buzëqeshjene e saj tinzare,
që është n’gjendje t’bëjë çudi...
FATI...
Si shqiponjë me krah të thyer,
ballë fortunash s’ndal t’fluturoj,
shkrepin tim ku lash unë qerdhen
mes vargmalesh tani kërkoj...
Me këtë sy të mpreft që kam,
do ta njof unë ndër njëmijë,
për herë t’parë lëshuar jam,
në fluturim nga majë e tij...
Mbi këtë thep si botë shqiponjash,
asnjë shpend sund t’ngrej fole,
nuk ka krihë aq lartë të ngjitet,
nuk ka zemër t’jetojë mbi te...
Për t’kapë syri gjithë botën time,
Shpesh jamë ngjitur përmbi re,
Këtë parajs tash ruaj n’kujtime,
Vend më t’bukur që s’ka mbi dhe...
ZAMBAKU...
Një zambak i vyshkur n’vazë
rrin pajtuar me fat’n e vetë,
dhe për shportë i bërë ai gati,
që t’a hedhin momentin pret...
Në këtë vazo kur ate sollen,
bashkë me tjerat lule n’buket
kokën lartë atëherë e mbante,
e kundërmonte që haj medet...
E njuhatën të gjithë me rradhë,
të mahnitur nga kjo bukuri,
por ç’ti bëshë që s’i shkoi gjatë,
që t’jetë i lumtur pa rrënj’t e tij...
KUR DO T’VJE NDOJ ZOT I RI ?
Kur do t’shkyhet kjo cipë e zezë,
që terr syve po na hjedhë përherë?
Kur do t’hiqet ky mallkim o i zi,
që na nxiu jetë, e na bëri vnerë?
T’bir’n e zotit që kur gozhduan,
thua mbi ne, gjithë mallkimi ra,
tjer’t bënë t’zezën, e ne paguam,
mllef mbi ne ai shuan pa pra...
Ne kurrë zotin nuk e trazuam,
e ai demon s’le pa na ndërsy,
shpesh për te edhe u flijuam,
e me robëri veç jemi shpërbly...
Kurë do t’vjen ndoj zot i ri,
Që t’vej rend e ligj mbi dhe,
e t’i thot botës se pa shqiptari,
kurrë Europa e qetë s’do t’fle...
Pregatiti:Kujtim Stojku
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Bashkim Buxhovi
» Bashkim Buxhovi:MË DO, A NUK MË DO?
» Bashkim Buxhovi
» BASHKIM BUXHOVI - MOS LENI...
» Bashkim Buxhovi:MOS LENI...
» Bashkim Buxhovi:MË DO, A NUK MË DO?
» Bashkim Buxhovi
» BASHKIM BUXHOVI - MOS LENI...
» Bashkim Buxhovi:MOS LENI...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi