Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

POEZI NGA ALBIN MEHMETI.

Shko poshtë

POEZI NGA ALBIN MEHMETI. Empty POEZI NGA ALBIN MEHMETI.

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 22, 2011 8:40 pm

POEZI NGA ALBIN MEHMETI. 230513_1702044554589_1342220805_1453690_823454_n
POEZI NGA ALBIN MEHMETI.

Albin Mehmeti u lind me 26 prill të vitit 1992 në Skënderaj. Shkollën fillore e kreu në Skënderaj, vazhdon në shkollën e mesme në gjimnazin “Hamëz Jashari”, ku është maturant, pasi ky është viti i fundit.

Me shkrime te ndryshme letrare ka filluar që të merret nga mosha e re kurse poezitë e para i ka shkruar në fund te vitit 2009. Në vitin 2009 ka fituar vendin e tretë në garën për ese, kurse një vit më vonë ka fituar vendin e parë në garën për poezi, garë kjo e organizuar nga Asociacioni për Kulturë Edukim e Arsim në Skenderaj.

Aktualisht jeton në Skenderaj, së bashku me familjen e tij.


I shkatërruar...

Vjen shtrëngata
Shpejt me fluturim;
Më dobëson mua;
Më sjell shkatërrim.

Më përplas për toke;
Pa ndenja mbes.
Shpresë më nuk kam;
Vdekjen duar hapur e pres.

Më humbi fuqia;
Në këmbë s'mund të ngritëm;
Jam si baroti;
Me pak zjarr digjem.

Zemrës i humbi vullneti;
Gjak për të pompuar;
Mjafte vazhdoj së harruri;
Dëshiron për të pushuar.

Me përtesë hap sytë;
Për të hedhur një shikim.
Nuk shohë mirësi;
Vetëm pezëm e tërbim.

Dua qe në këtë vend;
Shpirti nga trupi të largohet.
Se shtrëngata në qiell;
Për asnjë çast s'durohet.


AROMË SHQIPËRI ETNIKE …

Ç'është ky eklips, ç'është kjo errësirë;
Jam njeri pa shtëpi ,si beduin në shketerirë.
Ç’u be me zonjën e rëndë që veten ashtu e titullon;
Ç’janë vendimet tradhtare që trojet i copëton.

Ç’janë këto vajtime që asnjëherë s’mbarojnë.
Ç’janë ata gur të egër që në mes nesh qëndrojnë.
Si quhen ata korba që lart po fluturojnë;
Gjamë ,vuajtje, trishtim neve na tregojnë.

Por ç’është ai zë që nga mali dëgjohet.
Armiku n'Karpate nga ajo britmë tmerrohet.
Është zë shqiptari e gjuhës që toka kupton;
Është krismë pushke që armiqtë i shkatërron.

Pra dielli tani nga eklipsi po çlirohet;
Gjëma,vuajtja mllefi nga këtu po largohet.
S’ka më ligje nënshtruese mbretërore e perandorike;
Tani vjen aroma e ëmbël e SHQIPËRISË ETNIKE!

Beteja e Koshares

Në Koshare buçiste pushka
Gjaku rrëke i shkonte sllavit
Në betejën e përgjakshme
Të pamposhtur feniksët e vatanit.

E pa harruar në histori
Do të mbetet beteja e 9 prillit
Kur ndërpreu vajtimin qyqja
E filloj kënga e bilbilit

Trimat sy patrembur në Koshare
Të mbledhur nga e gjithë Shqipëria
Me Agim Ramadanin ne krye
Që mos t’i shkel historia

Me Adem Jasharin,komandantin shpirtëror
Gurin që na ndau e shkelmuan
E at korbin që endej mbi qiell
Një herë e mirë e shkatërruan.

Andaj në lirinë e shumë pritur
Mos luani me vlerat çlirimtare
Sepse mos harro o euro-sllav
Se shumë shpejt do plotësoj kauzën kombëtare

Kështu në fund po e jap një porosi
Nëse doni qetësi në Ballkanin e trazuar
Ti japim fund Traktateve vrastare
E të vije dita e Shqipërisë së Bashkuar.

Bregu i ëndërruar

Mes dy brigjeve të lumit
Gjendet një pengesë e pa kaluar
Është uji të ftohtë-akull
Por i kristaltë e i kulluar.

Andaj e pres verën
Që dielli fuqishëm të rrezoj
Të bëjë këtë ujë të ngrohtë
Që me kënaqësi të notoj.

Se nëse vazhdon kështu
Të jetë temperatura
Do të bëhet uji-akull
E mua s'do më ndalet tortura

Sepse nuk mund ta duroj akullin
E pëlqej ngrohtësinë
Dua të jem në bregun tjetër
E ta shijoj dashurinë.


I burgosuri

Jetoj i dëshpëruar ne mbretërinë e vetmisë;
Ku po i kaloj ditët e rinise.
Kujtoj vitet i ulur pranë votrës ;
Kur gjyshi i tregonte përralla mua e motrës.
Tash jam këtu ne Perandorinë e vdekjes;
Ku çdo moment i humb kuptimi jetës.
Serbi me burgosi mua pa mëshirë;
Nga se e doja Kosovën e lirë.
Ne rrugën e lirisë,ne rrugën pa kthim;
Është dëshira ime,ideali im.
Jemi ne fundin e stinës se vjeshtës;
A thua do ti shijoj bukuritë e verës.
Nga se pas vjeshtës, vjen “acari”;
Mund te ma shuaj jetën,ai korb barbari.
Jam këtu ne burgun e robërisë;
Ku me mall po e kompozoj këngën e lirisë.
Ne mesin e natës ku dominonte errësira;
Pa pritmas ne qiell shkrepi vetëtima;
Shkrepi vetëtima ne at mal te lirisë;
Qe e solli shkatërrimin e drurëve te robërisë.
Me ne fund mu plotësua dëshira;
Nga dhoma u largua kob errësira .
Shqiptaret u bene zotërues te “mbretërisë” ;
Ne male te Kosovës,dallëndyshet e lirisë.
Kjo letër kurrë s’është përfunduar;
Nga se ne rini jeta i është shuar.
Pra kjo është elegjia e një te burgosuri;
Qe “Dritën e Diellit” ja zuri mizori.


Pregatiti:KUjtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi