Ismail Kadare:Rugova, njeri i duhur në momentin e duhur për kombin shqiptar
Faqja 1 e 1
Ismail Kadare:Rugova, njeri i duhur në momentin e duhur për kombin shqiptar
Ismail Kadare:Rugova, njeri i duhur në momentin e duhur për kombin shqiptar
Prishtinë, 24 janar - Çfarë do të thotë humbja e presidentit Rugova për Kosovën dhe procesin që ajo po kalon. A do të jetë Ekipi negociator ekip i unitetit edhe pa presidentin Rugova. Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, vlerëson se vdekja e personaliteteve të shquara si Rugova natyrisht se është humbje për kombin shqiptar, porse shpesh-herë ndodh që aksioni i tyre, ëndrra e tyre, aspirata e tyre forcohet më tepër nga vdekja. Në një intervistë për "Kohën Ditore", Kadare jep vlerësimet e tija për Rugovën si personalitet, lider politik, e kritik letrar.
KD: Si e vlerësoni personalitetin e Ibrahim Rugovës?
Kadare: Ibrahim Rugova, tash dihet jo më në hapësirën shqiptare, por edhe në atë evropiane dhe botërore është pranuar si një lider i shquar i Kosovës, si një nga liderët më të shquar të kom-bit shqiptar një njeri që u gjend në kohën e duhur në një moment të historisë shumë, shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar. Kjo dashuri e popullit shqiptar, ky nderim që i bëhet sot, kjo jehonë e tij e dëshmon më së miri këtë që thashë.
KD: Çfarë do të thotë vdekja e presidentit Ibrahim Rugova për Kosovën dhe cili mendoni se do të jetë ndikimi i kësaj në negociatat për statusin e Kosovës?
Kadare: Është sigurisht e drejtë ajo që thuhet se vdekja e njerëzve të shquar është një humbje e rëndë për vendin ku ata jetojnë dhe për të cilin punojnë, por nga ana tjetër unë mendoj se kjo është e dyfishtë. Ashtu si është e rëndë humbja ashtu edhe përfitimi që ata i sjellin vendit të tyre, e mira që ata i bëjnë vendit të tyre, nuk dobësohet nga vdekja. Përkundrazi shpeshherë ndodh që aksioni i tyre, ëndrra e tyre,
aspirata e tyre forcohet më tepër nga vdekja. Kështu që unë mendoj dhe shpresoj se vdekja e Ibrahim Rugovës, ndarja e tij me popullin shqiptar në këtë çast nuk do të jetë një gjë e keqe, por ka për t'u kthyer në një gjë të mirë. Vetë ky interesim i madh për të, botëror dhe evropian, është shumë prekës. Mua më kujton "kohën e artë", kur e gjithë Evropa u angazhua për të ndihmuar popullin e Kosovës, për të ndëshkuar Jugosllavinë, krimet e saj dhe e bombardoi Jugosllavinë, e ndëshkoi Jugosllavinë për hatër të shqiptarëve të Kosovës. Pak a shumë jehona e vdekjes së Rugovës më kujtoi këtë kohë kur interesimi i papritur për Kosovën, për statusin e saj, për lirinë, për tërë kombin shqiptar u gjallërua përsëri. E pra ja ku është një shembull konkret sesi ndarja me këtë njeri, vdekja e tij u kthye në të kundërtën.
KD: A mendoni se ka ndonjë fig-urë politike në Kosovë që do të mund ta zëvendësonte Rugovën si president?
Kadare: Kjo pyetje që më bëni ju, jo që është delikate, por është pyetje që nuk duhet të ma kishit bërë mua. Unë gjithmonë në kësi rastesh respektoj absolutisht vullnetin e popullit të Kosovës. Nuk guxoj të ndërhyj në këtë gjë, qoftë edhe me mendime. Është atje te ju që, dihet kjo gjë më mirë se kudo dhe ne të tjerët nuk kemi të drejtë të flasim për këso gjërash.
KD: A do të vërehet mungesa e Rugovës në ekipin negociator? A do të jetë ky ekip i unitetit edhe pas vdekjes së presidentit?
Kadare: Tashti unë mendoj se pikërisht kjo është provë e madhe, provë e rëndësishme për Ekipin negociues dhe për stafin drejtues të Kosovës. Në qoftë se tek ata kjo vdekje do të ndikojë për të keq, sigurisht është faji i tyre. Nëse do të ndikojë për të mirë është merita e tyre. Në të
dyja rastet është meritë e Rugovës që la këtë emër të rëndësishëm, hijen e vet të rëndësishme por them se si do të ndikojë, pozitivisht apo negativisht tashti varet nga ata, nga ekipi që drejton Kosovën.
KD: A mendoni se mungesa e Rugovës do të jetë minus për palën shqiptare kundrejt palës serbe në negociatat për status?
Kadare: Gjithçka varet se si do të shfrytëzohet tradita e Rugovës. Unë mendoj, s'kam asnjë dyshim se do të shfrytëzohet për të mirë. Domethënë nuk do të jetë minus, nuk do të jetë negative. Do të jetë pozitive, veç në qoftë se - për fat të keq ndonjëherë nga ne shqiptarët ndodhin gjëra të papritura - do të ndodhin gjëra të papritura të cilat nuk do t'i dëshironte askush.
KD: Çfarë politike mendoni se do të duhej të bënte tash pozita dhe opozita në Shqipëri kundrejt Kosovës?
Kadare: Unë mendoj se kjo duhet t'i bëjë një çikë më të kthjellët politikanët shqiptarë sepse unë e kam shprehur hapur mendimin tim, unë kam pasur vërejtje të rëndësishme për ta lidhur me konceptin, me vizionin e tyre për Kosovën. Kanë qenë disi të çoroditur, nuk kanë qenë të një mendjeje. Do të thotë gjersa ka qenë presidenti dhe kryeministri që u bashkua me të, që kanë pasur një vizion të qartë për Kosovën, nuk mund të themi se ky ishte rasti me disa ministra, anëtarë të qeverisë. Ata kanë qenë të çoroditur, të hutuar krejtësisht dhe me thënë të vërtetën kjo është për të ardhur keq se si në një shtet nuk ka një unifikim mendimesh për një gjë kaq të rëndësishme, është e palejueshme një gjë e tillë. Është fjala për pavarësinë ose pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Unë e kam thënë mendimin tim, Shqipëria do të duhej të ishte e fundit që do të pranonte kompromise për Kosovën e jo e para siç ndodhi. Shqipëria e para shpalli një kompromis që asnjë shtet se kishte thënë ende domethënë, mori flamurin e negacionit në fillim. Saktësisht jo gjithë Shqipëria, por ministri i jashtëm shqiptar
KD: Si e vlerësoni Rugovën si kritik letrar?
Kadare: Rugovën e konsideroj dhe e kam quajtur gjithmonë kolegun tim, kolegun tonë, të shkrimtarëve të Shqipërisë. Unë personalisht edhe më tepër sepse ka qenë njeriu me të cilin në këtë pikëpamje jemi marrë vesh shumë mirë. Mendimet e tij, atashimi i tij për shkrimtarin e madh të mesjetës shqiptare, Pjetër Bogdanin ka përkuar absolutisht me mendimet e mia dhe unë këtë e kam shprehur publikisht. Veç kësaj kam kujtimin e mirë prej tij kur është botuar vepra ime komplete në Prishtinë, ishte Rugova ai që bëri parathënien e saj. Pra ne na ka lidhur gjithashtu një bashkëpunim, një miqësi letrare. Në planin politik dhe njerëzor, dihet s"ka pse të mos e them ka qëlluar kemi pasur mendime të njëjta shumicën e rasteve, por ka qëlluar që edhe kemi pasur mendime të ndryshme dhe unë e kam shprehur mendimin tim të ndryshëm ndaj tij haptas, jo nëpër kafene, por publikisht. Megjithatë pas kësaj ne kemi mbetur prapë miq. Në planin njerëzor nuk jemi acaruar asnjëherë. Domethënë pavarësisht nga kjo, mendimet e mia dihen publikisht, kemi mbetur miq dhe për fat të mirë viteve të fundit kemi qenë përsëri miq si më parë.
KD: Si i komentoni deklaratat e përfaqësuesve serbë se pasardhësit e Rugovës janë ekstremistë dhe pas vdekjes së tij ekziston frika se politika kosovare kundrejt serbëve do të jetë më ekstreme?
Kadare: Nuk dua ta besoj fare. Nëse pala serbe do të krijojë dramë në mënyrë artificiale kjo gjë është tjetër punë. Por nuk ka asnjë arsye që të parashikojë ogure të këqija, pa pasur asnjë bazë. Është tjetër punë se nganjëherë shtresave të shoqërisë, shteteve ju pëlqen që të krijojnë drama të paqena. Nëse pala serbe do të preket prej shqiptarëve ajo ka të drejtë ta ngrejë zërin në kupën e qiellit ta mbrojë veten e saj. Dhe jo vetëm ajo por mendoj se edhe kombi shqiptar do ta ngrejë zërin për mbrojtjen e serbëve nëse shqiptarët bëjnë dhunë kundër saj sepse kjo na turpëron të gjithëve. Por që të ngresh hipoteza, të ngresh hamendje, paragjykime kjo nuk është e hijshme dhe nuk lejohet në jetën e kombeve dhe në politikë.
KD: A do të merrni pjesë në varrim?
Kadare: Nuk besoj se nuk është edhe e nevojshme, atje tashti edhe varrimi po organizohet dhe është mirë të organizohet ashtu që e tërë vëmendja të përqendrohet tek personalitetet politike, për të cilët-Kosova ka aq shumë nevojë, për shtetet e ndryshme, nga Evropa nga e gjithë bota dhe nuk. duhet ta keni mendjen tek shkrimtarët. Vijnë apo s'vijnë nuk ka rëndësi shumë. Do të doja që ky varrim të jetë sa më madhështor meqë ai lidhet drejtpërdrejt me fatin e Kosovës.
Pas kësaj interviste Rexhep Qosja filloi sulmet ndaj Kadaresë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ismail Kadare: Lufta e UÇK, dëshmi e identitetit shqiptar
» TV Alba Life: Emision special kushtuar shkrimtarit te madh shqiptar Ismail Kadare me rastin e 75 Vjetorit
» Kadare: Gabova që e kritikoja, Rugova mbetet lideri më i madh shqiptar i shekullit
» Presidenti Topi propozon zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2009
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja
» TV Alba Life: Emision special kushtuar shkrimtarit te madh shqiptar Ismail Kadare me rastin e 75 Vjetorit
» Kadare: Gabova që e kritikoja, Rugova mbetet lideri më i madh shqiptar i shekullit
» Presidenti Topi propozon zyrtarisht shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për çmimin Nobel në letërsi për vitin 2009
» Rrahim Sadiku:Ku dallojnë Ismail Ismail Kadare e Rexhep Qosja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi