Miranda Haxhia:Tirana nuk e meriton 18 brymerin e Ramës
Faqja 1 e 1
Miranda Haxhia:Tirana nuk e meriton 18 brymerin e Ramës
Tirana nuk e meriton 18 brymerin e Ramës
Miranda Haxhia
Një komb, mesatarja e të cilit është padyshim tejet e talentuar, po u organizua nën drejtimin e një dore të fortë dhe cilido individ, qoftë edhe ministër, qoftë edhe zyrtari i vetëm i cili mban përgjegjësi për punën që i është besuar, do të jetë shumë mirë në gjendje të kryejë punën e tij, me siguri që do ta kryejë mirë, ndoshta shkëlqyeshëm. Por autoriteti, i cili i jep detyrën njeriut të veçantë, duhet të jetë shumë i fortë dhe ai person të ketë fuqinë e jashtme për të zbatuar në mënyrë absolute vullnetin e tij, por nga ana tjetër, ky vullnet duhet të jetë përcaktuar shumë qartë. Përndryshe shqiptari ende i pashkolluar, në përputhje me mendimin e tij se është më i zgjuar nga të tjerët, shumë lehtësisht dhe në mënyrë krejt të natyrshme do të fillojë të bëjë me kokën e vet, për sa kohë që kjo është e mundur dhe kështu të bjerë sërish në aventurë, gjë që është absolutisht e papajtueshme me konceptin e një sistemi të shëndetshëm shtetëror. *
Kur e krahasova Edi Ramën me Arturo Ui në një shkrim pas ngjarjeve të 21 janarit 2011, e quajtën të ekzagjeruar krahasimin tim; më cilësuan shumë të ndikuar nga letërsia. Në këtë histori të radhës, kur shikojmë një precedent të rrezikshëm për demokracinë, mendja më shkon në historinë e Napoleon Bonapartit, që bashkë me vëllanë e tij në 9 nëntor 1799 arritën që të shtinin në dorë fuqinë ekzekutive, si dhe fuqinë legjislative me një grusht shteti që njihet me emrin "18 brymeri".
Edhe ky krahasim nuk i duket i përkorë lexuesit tonë të mërzitur nga ripërsëritjet e historisë, sidomos kur ajo është pjellë e egoizmit dhe e marrëzisë që i shpie njerëzit drejt pushtetit.
Historia e radhës po gatitet dhe po sitet me një mal juristësh. Sa shumë juristë kemi, sa pak drejtësi gjejmë. Shkollat tona për drejtësi kanë në historinë e tyre edhe njollën e shitjes së testit, vjedhjes, kopjes. Nuk është faji i shkollës, mund të thotë dikush, por i studentëve që e filluan kështu ciklin akademik kur mësuan një sentencë që e dënon çdo lloj ligji, vjedhjen dhe mashtrimin.
Me gjithë këtë armatë juristësh, ne sot gjejmë mjaft kohë të bëjmë juristin më të mirë në botë, të marrim përsipër shpjegime dhe derivate shpjegimesh, por duke u bashkangjitur taksën e vlerësimit partiak të ligjeve. Gjysma e juristëve e lexon ligjin për hir të Ramës, gjysma e lexon për hir të Ristanit. Të tjetër njerëz që nuk janë juristë duhet, ose të turren pas deputetëve të PS mbi kangjella dhe mbi policë, ose të durojnë edhe më shumë për të treguar se është një gjysmë që ka votuar dhe pret edhe ajo një vendim zyrtar të zgjedhjeve, por pa dhunë, pa terror, pa frikë, pa kërcënime.
Rruga e vetme e këtij Napoleoni të gjatë të Tiranës duket se po kapërcen fantazinë e çdo lloj egoisti. Këtij soji Arturo Ui nuk po i shfaqet ajo minuta vendimtare në vegimet e tij, ajo minutë kur të kuptojë se rruga që zgjodhi dhe po ndjek nuk e shpie gjëkund, në asnjë zgjidhje paqësore dhe ligjore. E deshi aq shumë fitoren sa nuk duroi dhe u vetëshpall fitues, duke shpërfillur çastin kur ligji të fliste.
Nuk merret pushteti me dhunë
Kujtoj se para zgjedhjeve një eksponent i koalicionit "Aleanca për të Ardhmen" zoti Ngjela, në një TV, deklaroi: - "Në datën 8 maj janë zgjedhjet, në 9 maj ne do të dalim në rrugë, të protestojmë".
Të gjitha fjalitë, deklaratat e opozitës ishin një ogur për këtë sjellje antidemokratike të saj në këto ditë. Kush e ndoqi me vëmendje gjithë zhvillimin e retorikës së zotit Rama, kuptoi se brenda saj fshiheshin elemente të një dhune të menduar mirë, të llogaritur mirë, e cila, nëse para ditës së zgjedhjeve u shfaq me histori bombash dhe bombulash, pas zgjedhjeve nxori fytyrën e vërtetë të dhunës dhe të ideuesve të saj, të cilët janë po ata që ideuan, projektuan dhe demonstruan dhunën në 21 janar kundër Kryeministrisë.
Më vjen keq që nuk më zë syri në derën e KQZ-së asnjë prej fëmijëve të këtyre deputetëve, që dalin dhe ngrihen mbi policinë, mbi ligjin. Familjet e tyre, fëmijët e tyre i kanë siguruar ose me studime jashtë vendit, ose në punë të bollëkshme, ose në udhëtime jashtë. Megjithatë, ata kërkojnë sakrificën e njerëzve të mbarë Shqipërisë. I shpien drejt një lloj "gijotine" që ata të ndihmojnë në shkatërrimin e demokracisë në Shqipëri.
Vetë kandidati pretendues e i vetëshpallur fitues del rrallë, ai pret të rishfaqet ose për të dhënë elemente të tjera të dhunës, ose për të akuzuar, ose për të rigëzuar fitoren e Tiranës.
Gjysma tjetër e Tiranës
Nëse dikush do të dojë të shikojë gjysmën tjetër të Tiranës, atë pjesë që votoi për kandidatin Basha, për "Aleancën për Qytetarin", do t'i duhet të ndërrojë frekuencat e dëgjimit, të shikimit, pasi kështu nuk do të dallojë dot asnjë element dhune, asnjë element rrëmuje dhe konfuzioni.
Kandidati Basha vijon të reflektojë po atë pjekuri, po atë qytetari, po atë besim në zgjidhjen ligjore të procesit, sa vetiu mund të pyesë çdokush veten: - Pse jurist është zoti Basha? Pasi flasin me kompetencat e juristit (!) Erion Braçe, Rama dhe të tjerë si ata.
Gjysma e Tiranës që votoi blu është duke duruar, duke pritur të rifillojë jeta normale në Tiranë, është duke kalitur vullnetin që kushdo të jetë fitues, të çertifikohet nga KQZ dhe Tirana të marrë frymë lirisht si çdo qytet, që ka të drejtë të jetojë, të punojë, të mendojë, edhe pse fituesin dhe humbësin i ndan vetëm egoizmi dhe qetësia, dhuna dhe maturia, etja dhe ligjshmëria.
Hidhërimi i Gëzimit
Nëse koncepti i parë- Hidhërimi- është abstrakt, për të dytin- Gëzimi- e kam fjalën për një emër konkret, i cili më shumë nga vetë Rama apo Basha, më shumë nga Ristani apo Majko, më shumë nga fierakët e gomave të ndezura dhe lezhjanët e rrugëve të bllokuara, ka merak se cili do të jetë fitues.
Sepse Gëzimi punon në Bashkinë e Tiranës, është ekonomist, i zoti, me përvojë. Ka fatin e keq, si ndodh rëndom në institucione, jo vetëm në Bashki, të ketë një shefe të flaktë militante të PS, por të shuar e të paaftë në profesionalizmin e saj. Dhe Gëzimi është më shumë se kurrë i hidhëruar. Shefja e tij e mefshtë për shifrat e Bashkisë, por e llahtarshme për shifrat e votave dhe drejtori i saj, miku i kryetarit prej shumë vjetësh, Edi Rama, i kanë bërë gati librezën e punës për ta pushuar nga puna, se Gëzimi ka fatin e keq që ka lindur në Skrapar. Nuhatja e atyre militantëve që u pasuruan mjaftueshëm në Bashkinë e Tiranës sa të jenë të gatshëm të zbrazin egërsi e urrejtje partiake tërë jetën, mjafton për të hequr këdo nga puna, duke besuar se ka votuar kundër Edi Ramës, shefit të tyre të madh!
I mjeri Gëzim, tani nga dita në ditë lutet me shpirt të fitojë Basha. Nuk ia dinte kaq shumë vlerën votës së vet. Nuk e mendonte se, vota ishte një thikë që edhe mund t'i ngulej në shpinë. Pse? Sepse është qytetar që ka fatin të punojë në një Bashki, ku qytetaria nuk ka si të lëshojë lastarë pozitivë, pasi vetë kryetari i kësaj Bashkie për kaq e kaq vjet, ka ushqyer brenda trungut të Bashkisë një gjarpër të madh urrejtjeje dhe përçmimi për njeriun që punon, për atë që ka të drejtë të punojë, edhe në Bashkinë e Tiranës, edhe pse nuk voton Edi Ramën, edhe pse është me origjinë nga Skrapari.
Dy gjysmat e Tiranës dhe shteti demokratik i së drejtës
Për të gjykuar një njeri duhet të udhëtosh për tri netë me këpucët e tij, thotë një proverb indian. Për të gjykuar makthet e Tiranës, duhet të ecim në psikologjinë e sjelljes publike të oratorisë së Edi Ramës. Një vëzhgues i kujdesshëm kupton se të gjitha thëniet e Ramës kanë brenda tyre dëshirën e pamasë për lavdi dhe pushtet, jashtë çdo lloj institucioni dhe jashtë normave të shtetit ligjor.
Kur e kam quajtur Edi Ramën Arturo Ui, kam kujtuar ngjashmërinë e dëshirës së tij për pushtet me atë të Adolf Hitlerit. Këtu lart, pushteti është vetëm një metër larg drejtësisë, një metër larg asaj që është e mirë apo e keqe, shkruante Hitleri. Çfarë thotë Edi Rama? Jam aty ku preket pushteti.
Ndërsa këto ditët e Tiranës, seç më kujtojnë 18 brymerin e Francës. Nuk besoj se ka të bëjë me lavdinë ky krahasim, ka të bëjë me mosmirënjohjen dhe mosnjohjen e shtetit të së drejtës. Pasi Tirana nuk ka vetëm një gjysmë. Ka edhe gjysmën tjetër.
*Marie Amelie freiin von Godin
Nga libri "Nga Shqipëria e re" 1914- skica politike dhe kulturore historike.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miranda Haxhia:Pseudonim
» Miranda HAXHIA:Ato të Sharlatanit
» Miranda HAXHIA:Tetë dhjetorët
» Miranda HAXHIA:Kush do t'i vrasë gënjeshtrat e Nexhmije Hoxhës?
» Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale
» Miranda HAXHIA:Ato të Sharlatanit
» Miranda HAXHIA:Tetë dhjetorët
» Miranda HAXHIA:Kush do t'i vrasë gënjeshtrat e Nexhmije Hoxhës?
» Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi