Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në New York, premtime për Kosovën

Shko poshtë

Në New York, premtime për Kosovën Empty Në New York, premtime për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 10:12 pm

Në New York, premtime për Kosovën

Në New York, premtime për Kosovën 1-490x320


Bahreni pritet të njohë Kosovën. Gana do të marrë vendim së shpejti. Grenada shtynë unitet brenda CARICOM’it për Kosovën. Trinidad Tabago dhe Benini do ta shqyrtojnë njohjen. Libia e interesuar për të vënë kontakte me Kosovën. Kinës ende i duhet kohë për të marrë vendimin. Aktivitet i ngjeshur lobues i Ministrit Skënder Hyseni në New York.

Nga Express më 26.03.2009 në ora 8:28

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një aktivitet të ngjeshur lobues në New York, të martën, pas pjesëmarrjes në seancën e Këshillit të Sigurimit ku kishte bërë një paraqitje të pëlqyeshme.

“Këto takime ministri Hyseni i ka shfrytëzuar për të informuar bashkëbiseduesit me të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj, si dhe për të nxitur e përshpejtuar procesin e njohjes së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran”, ka njoftuar Ministria e Jashtme, të mërkurën.

Ai është takuar me ambasadoren e Grenadës në OKB, Dessima M. Williams së cilës i ka kërkuar që vendi i saj të shqyrtojë njohjen e Kosovës.
“Ambasadorja Williams, njëherit kryesuese e radhës e përfaqësimit të CARICOM’it në OKB ka theksuar se vendi i saj, së bashku me vendet e tjera të CARICOM-it po përpiqet të arrijë unitet në vendimin për Kosovën. Ajo ka theksuar se në mbledhjen e radhës përfaqësuesit e CARICOM-it në OKB do të kenë këtë çështje pjesë të agjendës”, ka njoftuar Ministria.

Hyseni ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ta falënderuar këtë vend për njohjen që i bëri Kosovës dhe për të kërkuar lotimin e mëtejmë tek vendet anëtare të Ligës Arabe dhe të Organizatës së Konferencës Islamike.
Shefi i diplomacisë kosovare ka takuar pastaj të martën shefin e misionit të Beninit në OKB, Jean-Francis Regis Zinsou.

“Z.Zinsou, ka falënderuar ministrin Hyseni për informacionin për Kosovën, si dhe ka siguruar atë që do të kërkojë nga Qeveria e tij të shqyrtojë kërkesën e përsëritur të Kosovës për njohje”, ka raportuar Ministria.
Hyseni, po ashtu, ka takuar ambasadoren e Trinidad dhe Tobagos në OKB, znj. Marina Annette Valere.

“Amasadorja Valere ka theksuar se vendi i saj e di sa i rëndësishëm është procesi i njohjes ndërkombëtare për një vend si Kosova, ndaj Qeveria e Trinidad dhe Tobago në një të ardhme jo të largët do të adresojë kërkesën e Kosovës për njohje”.
Ministria ka paralajmëruar se Bahreni pritet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Indikacionet kanë ardhur nga një takim i Hysenit me ambasadorin e Bahrenit në OKB, z. Tawfeeq Ahmed Almansoor.

“Ambasadori ka thënë se Bahreni ka ndjekur me kujdes rrugëtimin e Kosovës para, gjatë dhe pas luftës. Ai ka thënë që Qeveria e tij është në dijeni të të gjitha vuajtjeve të popullit të Kosovës dhe se solidarizohet me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të qëndrueshme, të vullnetit të mirë e të besimit”.
“Sa i takon njohjes së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, ambasadori Almansoor ka thënë që vendimi do të merret me kohë”.

Më shumë mund të lexoni në Express
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi