Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet kryekrimineli serb Ratko Mlladiq

Shko poshtë

Arrestohet kryekrimineli serb Ratko Mlladiq Empty Arrestohet kryekrimineli serb Ratko Mlladiq

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 6:43 pm


Arrestohet kryekrimineli serb Ratko Mlladiq Kryekkkkkkkkkk


Arrestohet kryekrimineli serb Ratko Mlladiq Ratko-Mladi%C4%87


Arrestohet kryekrimineli serb Ratko Mlladiq




(I plotësuar) Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia e ka arrestuar Ratko Mlladiqin.

“Në emër të Republikës së Serbisë, shpall sot se kemi arrestuar Ratko Mlladiqin. Një proces i ekstradimit është duke u zhvilluar. Ky është rezultat i bashkëpunimit të plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës”, tha Tadiq, në një konferencë për gazetarë në Beograd.

Mlladiqi, 68-vjeçar, është i akuzuar për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftërave ballkanike në vitet ‘90, përfshirë rrethimin 43-ditësh të Sarajevës, gjatë të cilit u vranë 12 mijë njerëz, “pastrimin etnik” në Bosnjë dhe orkestrimin e masakrës së afro 8 mijë burrave e djemve myslimanë, pas rënies së Srebrenicës, në korrik të vitit 1995.

Masakra e Srebrenicës ishte vrasja më masive në Evropë prej Holokaustit Nazist në Luftën e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kishin marrë qytetin, ndërsa gjenerali i atëhershëm, Mlladiq, i siguronte mijëra myslimanë se ata do të jenë të sigurt.

“Mos u frikësoni për asgjë! Le të shkojnë së pari gratë dhe fëmijët! 30 autobusë do të jenë atje. Do t’ju dërgojmë në Klladanj. Mos u frikësoni! Askush nuk do t’ju bëjë asgjë juve”, kishte thënë Mlladiq në atë kohë.

Një javë më vonë, afro 8 mijë veta nga Srebrenica u vranë.

Sipas aktakuzës nga Tribunali i Hagës, Masakra e Srebrenicës ishte mizoria më e madhe e kryer në Evropë, prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ishte shokuese, pasi Srebrenica ishte paraparë të jetë strehë e sigurt nga Kombet e Bashkuara për refugjatët që largoheshin nga lufta nga pjesë të tjera të Bosnjës.

Ratko Mlladiqi dhe Radovan Karaxhiqi, i cili aktualisht gjendet në burgun e Tribunalit të Hagës, akuzohen se kanë qenë në krye të zinxhirit komandues, që qëllim kryesor kishte pastrimin etnik të Bosnjës nga joserbët, nëpërmjet torturës, keqtrajtimit, transferimit të popullatës dhe vrasjeve masive, që në atë kohë kishin arritur shkallën e gjenocidit.

Prokurorët në Hagë thonë se nuk ka mungesë të provave për Ratko Mlladiqin.

Duke njoftuar arrestimin e të akuzuarit Ratko Mlladiq, presidenti Boris Tadiq tha se secili vend duhet të jetë përgjegjës për mbylljen e kaptinave të tij.

“Sot, ne e mbyllëm një kaptinë të historisë sonë aktuale, e cila do të na sjellë një hap më afër pajtimit të plotë në rajon. Besoj se secili vend duhet të jetë përgjegjës për mbylljen e kaptinave të veta. Të gjitha krimet duhet të hetohen plotësisht dhe të gjithë kriminelët e luftës duhet të ballafaqohen me drejtësi”, tha Tadiq.

Në fjalimin e tij, presidenti serb përmendi edhe Kosovën.

“Bëj thirrje për një hetim të pavarur, me mandat nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, të dyshimeve serioze për trafikim të organeve në Kosovë, në Kosovën tonë autonome”, tha Tadiq.

Presidenti i Serbisë theksoi se arrestimi dhe ekstradimi i Mlladiqit ndihmon “ngritjen e kredibilitetit të Serbisë në botë”.

“Ne nuk po bëjmë kalkulime se kur dhe si do ta dorëzojmë Mlladiqin në Hagë. Ne po e bëjmë këtë për shkak se sinqerisht besojmë se është në përputhje me ligjin tonë. Kjo është për popullin tonë, për serbët. Kjo është për shkak të dinjitetit moral të vendit tonë dhe të popullit tonë. Kjo është e rëndësisë së madhe në kuptimin e pajtimit ndërmjet popujve që jetojnë në rajonin e ish-Jugosllavisë”, u shpreh Tadiq.

Deri në rënien e regjimit të ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në tetor të vitit 2000, Ratko Malldiq ishte parë rregullisht në Beograd, përfshirë paraqitjet publike në takimet e futbollit dhe në restorantet ekskluzive. (f.b.)

Tadiq premtoi se së shpejti do të arrestohet edhe Goran Haxhiq.

* * * * * *

Shërbimi Inteligjentë në Serbi para 5 orësh ka arrestuar kryekriminelin e shumë të kërkuarin Ratko Mlladiq.

Ai është arrestuar në Serbi, ndërsa ka përdorur identitet të rem me emrin Milorad Komandiq, raportojnë mediat serbe. Pa arrestimi ai është dërguar për të vërtetuar identitetin e tij përmes ADN-së, ndërsa edhe president serb Boris Tadiq, pritet të bëjë publik lajmin rreth orës 13:00

Tash për tash, nuk është saktësuar se në cilin lokacion u arrestuar Mlladiqi.

Momentalisht ai ndodhet në lokalet e BIA-s në Banjicë afër Beogradit.

Sot në Beograd arrin Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton. Sipas medieve të Beogradit, ajo me zyrtarët serbë do të bisedojë rreth aderimit në Bashkimin Evropian. Ndër kushte përmendet bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, që vetëkupton kapjen e Ratko Mlladiqit dhe të Goran Haxhiqit, që Haga i akuzon për krime lufte.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi