Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë

Shko poshtë

Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë Empty Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 11:05 pm

Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë

Deputetët miratojnë paketën e ligjeve të anëtarësimit në NATO
Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë Sh_b
Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një nga seancat më solemne të parlamentarizimit shqiptar në të gjithë zhvillimet historike të vendit: "Miratimin e paketës ligjore, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO" . Në një sfond me simbole dhe flamujt të vendeve anëtare të NATO-s, Parlamenti shqiptar, mbylli siparin e një procesi ratifikimesh, i cili u kurorëzua në një kohë rekord, me votimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë nga parlamentet, senatet dhe qeveritë e 26 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut. Në hapje të seancës Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh: “Ne i falënderojmë vendet e NATO-s që në qeveritë, parlamentet e senatet e tyre, votuan për ne, votuan rezultatet e reformave që ne kemi bërë, votuan një Shqipëri që në këto vite është transformuar në mënyrë marramendëse. Ata na besuan ne që të përballemi në krah të SHBA, Evropës, Kanadasë, me sfidat e këtij shekulli. Mirënjohje të veçantë SHBA, mirënjohje Evropës, mirënjohje Kanadasë dhe Turqisë.
“Garën e NATO-s e fituam, do të fitojmë dhe garën për zgjedhje të lira “ – iu drejtua Kryetarja e Kuvendit, deputetëve. Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë --ber%20nato
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nga ana e tij tha se Parlamenti voton aktin më historik dhe më solemn të historisë kombëtare pas shpalljes së Pavarësisë. “Ne, sot votojmë si përfaqësues të qytetarëve shqiptarë, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Aleancën më të fuqishme dhe më të shkëlqyer, të lirisë së të gjitha kohërave. Ne votojmë sot, në këtë Parlament, për të garantuar sot e tutje liritë tona, të fëmijëve tanë, nipërve (fëmijëve të fëmijëve) tanë dhe gjeneratave të vijnë. Ne votojmë sot për të nisur të sigurt rrugën tonë drejt të ardhmes që meritojmë.” Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se shqiptarët, arkvojnë një nga historitë më të dhimbshme të planetit. “Shqiptarët mbijetuan dhe po jetojnë sot këtë ditë, sepse aspirata e tyre për liri dhe dinjitet nuk u shua kurrë. Aspirata e tyre nuk u shua nga asgjë, as nga pushtimet, epidemitë, mjerimet, skamja apo diktatura. Por, ajo mbeti e gjallë për t’u shndërruar në një realitet në vitet ‘90, mbeti e gjallë për t’u shndërruar në levën e Arkimedit të këtij procesi, të këtij akti madhor që përjetojmë sot. Kombet e vjetra s’vdesin kurrë, i tillë është edhe kombi shqiptar”, tha ai. Më tej e morën fjalën përfaqësuesit e grupeve parlamentare, të cilët e cilësuan seancën e sotme si historike për shqiptarët, si dhe i shprehën mirënjohje vendeve anëtare të NATO-s, SHBA dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar. Kryetari i Grupit Palrmanetar të Partisë demokratike Astrit Patozi cilësoi se dita e sotme, është solemne për Parlamentin shqiptar. Sot është një ditë e madhe, pasi mund të konsiderohet si finalizimi i një procesi ndër më të rëndësishmit dhe jetikët që Shqipëria ka njohur në të gjithë historinë e saj. Duhet të ndjehemi krenarë sepse kemi përmbushur një aksion të jashtëzakonshëm, cili pas pak ditësh i rendit shqiptarët krahas vendeve më të fuqishme, më demokratike dhe më të civilizuara të planetit. Ne jemi sot në portat e NATO-s në radhë të parë dhe mbi të gjitha për shkak të suksesit të reformave të gjithanshme që u ndërmorën nga mazhoranca pas vitit 2005, kur dhe më optimisti midis nesh, nuk e parashikonte kaq shpejt ditën e bekuar të anëtarësimit.
Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë --kuv-nato
Kryetarja e Grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj, ndër të tjera, tha: “Ka ardhur momenti kur Shqipëria renditet si një anëtar me të drejta të plota, krah demokracive perëndimore ne një aleancë të vlerave demokratike. Si në asnjë vend tjetër të rajonit, qysh në fillimet e demokracisë, populli shqiptar ka përqafuar aspiratën integruese në strukturat euroatlantike, duke i dhënë, mbështetjen më të gjerë në vite anëtarësimit në NATO dhe në BE. Padyshim që ajo që na solli deri këtu ka qenë një kontribut i përbashkët, i gjithë shoqërisë shqiptare, i mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtarë”. Pas fjalimeve të rastit, deputetët miratuan në unanimitet të plotë, paketën e projektligjeve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO:
1-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut”.
2-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen, ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre”.
3-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtar dhe personelit ndërkombëtar”.
4-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e misioneve dhe të përfaqësuesve të shteteve të treta në organizatën e traktatit të Atlantikut të Veriut”.
5-Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për statusin e shtabeve ushtarake ndërkombëtare, të ngritur në përputhje, me Traktatin e Atlantikut të Veriut”.
Seanca u ndoq me interes të veçantë nga Trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, si dhe Presidenti i Parlamentit të Polonisë, i ftuar posaçëm, i Kryetares së Kuvendit. Seancë historike e Kuvendit të Shqipërisë --seanca%201

Kthehu | 26.03.2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi