Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Shko poshtë

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Empty Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2010 2:35 am

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë U1_LuigjGurakuqi
Luigj Gurakuqi me shqiptarët që morën pjesë në mbledhjen historike të Bukureshtit ku u vendos shpallja e pavarësisë

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë U1_IsmailQemali(Fragment
nga libri i Kurtesh Devajës, Fryma atdhetare e shqiptarëve të Rumanisë,
dorëshkrim që pason ta shohë dritën e botimit gjatë këtij viti)


Vendimi
historik për kombin shqiptar u mor pikërisht në Bukuresht, kur Ismail
Qemali, i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, erdhën nga Stambolli në
Konstancë. Aty u pritën nga një delegacion i shqiptarëve të Dobruxhës,
të drejtuar nga doktor Ibrahim Themo. Pastaj vazhdun për Bukuresht ku
më 5 nëntor 1912, në Hotelin «Kontinental » kishin thirrur tubimin e
madh historik të shqiptarëve në të cilin muarën pjesë përfaqësuesit e
të gjitha kolonive shqiptare të Rumanisë, ku u mor vendimi për
shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Në vazhdim po japim raportin
origjinal të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rumanisë të datës 27
tetor 1912, ku bëhët fjalë për arritjen e Ismail Qemlit në Bukuresht
dhe për pritjen që iu bë atij nga shqiptarët e kolonisë:


Dje
përsëri me trenin special të 7.20 me të cilin mbërriti këtu Hilmi
Pasha erdhi në vendin tonë edhe patrioti shqiptar i quajtur Ismail
Qemail Beu, deputet në Turqi. Në stacion u prit nga shqiptarët e
Bukureshtit, rreth 20-25 veta, nga të cilët dalloheshin zotërinjët
Kristo Meksi, vëllezërit Zografin, Filip Gjeorgje, vëllëzërit Rafail,
profesor Gurakuqi e të tjerë. Ai priti gazetarët e deri vonë ndejti me
Kristo Meksin dhe vendosi që sot të takohen me anëtarët e kolonisë
shqiptare; të shkojnë në qoftë se do të vihen në lëvizje njderëzit e
policisë të vendit. Nga stacini shkuan me automobil në Hotel
Kontinental. Menjëherë posa mbërriti në Hotel, u vizitua nga një numër
i madh shqiptarësh dhe në orën 9, pasi u tërhoqën shqiptarët mbeti
vetëm Ismail Qemail Beu me të birin e tij, së bashku me Kristo Meksin
dhe profesorin shqiptar Gurakuqi. Më vonë të gjithë shkuan të hanë
darkën në Hotel Kontinental, ku qëndruan deri në orën 10 dhe së fundi u
tërhoqën të gjithë. Qëllimi i ardhjes së të lartëpërmendurit është për
të marrë pjesë në Kongresin shqiptar aqë po përgatitin shqiptarët këtu
në Bukuresht, kongres që është në favor të Turqisë, dhe të protestojnë
kundër shteteve ballkanike aleate, të cilat kërkojnë të pushtojnë
Shqipërinë. Po vazhdoj kërkimet dhe vëzhgimin. (Arkivi i Rumansë,
mikrolifmi rumanisht ruhet pranë AQSH të RPSSH). (Ismail Beu,
”Përmbledhje dokumentesh” faq.215). Ndërsa në një letër tjetër (Vlonë,
1 vjesht III [nëntor] 1912) drejtuar një personi në Elbasan, me anën e
së cilës i bëhet thirrje gjithë parësisë që të bashkohen rreth I.
Qemalit dhe ta mbështesë atë në përpjekjet për Shpalljen e Pavarësisë
thuhet:


Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë U1_HoteliContinental
Hoteli Continental ku u mbajt mbledhja historike per shpalljen e Pavaresise (1912)
I dashuri Mik.


Mora
t`ndreçmen letrën t. 2 dhe të shkruarët mora vesh ene me fort u gëzova
që na kujton kur jeni në errësirën. Zotni këtu keni po thuaj 2 javë që
jemi apllaka [bllokuar] nga armiku grek po me gjithë at qëna bari
apllaka po me 27 të vjeshtës 2 [27 tetor] të na humbadisë dhe na preu
telin e detit ene një copë të urës detit sa për fletore të kërkon or
zot këtu nuk ka, ndodhen disa të vjetra 20 dic(q)e në Kalup [Klub]
laberiq,[....] noj lajme me randësi nuk kan edhe ato, or zot, un me 29
të vjeshtës 2 të i dërgoa një letër Z. Mihail Bicit që në at letër i
futa një cop letër Z. Hysen ef. Astopollit turqisht, ajo cop letër që
një kopje e një telegrafi që na dërgoj Z. Ismail Qemali nga Rumania dhe
nga Vjena të cilin ta këndoni me shumë kujdesse ka shumë fjalë të mëdha
e shumë rëmdësi e një fitim fati i Shqipnis po vërtetë lypset që të
punojmë edhe ne së bashku pasha qoft, bej, aga. Mysliman ose jo
mysliman të përpiqemi të jemi gati për cdo nevojë e jo të lidhim duarët
e neve vetëm një z. si Ismail Beu nuk mund po qemë dhënë të bashkëpunim
prandaj or Z. Të mblidhi të punoni, si ene këtu që po merren vesh njani
me trjetrin. Ja pra po dërgoj me 1 kopje tjetër të Ismail beut. Eqrem
beu ene Kolekës letrat ja dhash po ene këto përgjigje kan të lutem
kurto perëndin miqësisht të kesh pak kujdes shtëpisë sime si të vetme
që janë po të lutem ti thuash mamës time për çdo nevoj që të ketë të
holla pot doj tëm shkruan ore vlla [...] Të përqafoj vllai yt,

Shqyptari
[Muqo Shqiptari-Elbasan]

Vendimet
e mbledhjes së kolonisë shqiptare të Bukureshtit mbi krijimin e një
komiteti drejtues për të marrë në dorë qeverinë e Shqipërisë:


Bukuresht 23/5 vjesht e tretë 1912

I.
Duke qenë se qeveria ndodhet sot në mos-mundje të mbajë administrimin
e vendit, duhet që shqiptarët të përmbledhin fuqitë e veta e të
themelojnë një komitet drejtonjës i cili të marrë në dorë qeverimin e
vendit e të përpiqet që kombi shqiptar të mos dalë i mundur e të mos
mbetet në cdo pikëpamje, prapa kombeve të tjera.

II.
Të bëjmë gati një komision prej shqiptarësh të diturë e të njohurë që
të dalin n`Evropë, kur të jetë nevoja për të mbrojtur në faqe të botës
së qytetëruar e të qeveriëvet të mëdha të drejtat kombëtare e vendore
të popullit shqiptar.

III.
Shqiptarët e Bkureshtit që kurdoherë kanë qenë të parët në luftën
kombëtare të zgjedhin një komitet prej disa vetësh, të cilët të jenë në
lidhje me komitetin e brendëshëm e me qendrat e të tjera të
shqiptarëvet të jashtëm e të bëjnë atë që u mundet për t`i nduhmuar
Atdheut në ditën e sotme.


AQSH i RPSSH
F.99.D.195.f.5-6
(origjinal shqip)

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë U1_IsmailQemali2P.
S. Vendimet janë botuar në gazetën Shqipëria e re“, Bukuresht, 29
nëntor 1925. Gazeta që i boton thotë se vendimet pasohen nga
nënshkrimet e pjesëmarrësve në mbledhje me I. Qemalin në krye.

------------------------------------------------
Konkluzionet
e kësaj mbledhje dëshmojnë qartë se sa me peshë ka qenë puna dhe
kontributi i shqiptarëve të Rumanisë, dhe se sa i dobishëm dhe
vendimtar ishte angazhimi i tyre për cështjen kombëtare. Nga Rumania,
Ismail Qemali, i shoqëruar nga shqiptarë të Bukureshtit, kaloi
nëpërmjet Predealit për në Vjenë. Telegrami i Ismail Qemal bej Vlorës
drejtuar birit të tij Ethem Beut në Vlorë.

Vjenë, më 9 nëntor 1912.

„Vij
me vaporin më të parë. E ardhmja e Shqipërisë është e siguruar.
Telegrafoni kudo të kenë besim të plotë për fatin e atdjeut, duke u
rekomanduar marrëveshje vëllazërore, bashkëpunim, ecje në rregull të
punëravet shtetërore, ruajtje të rendit publik, përshëndetje atërore“.


Qemal, Grand Hotel.

AQSH i RPSSH
F.245/I.D.1.f.4.
(kopje shqip).

Telegrami i Ismail Qemalit nga Vjena që lajmëron se e ardhmja e Shqipërisë u sugurua dhe për mbërritjen e tij të shpejtë.

Vjenë 27 tetor 1328 / 9 nëntor 1912

Telegram parësisë së Vlorës

Me
vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipërisë asht sigurua. Ju
porosis qi tyke i mbështetur fatit t`atdheut të punoni së bashku e si
vëllezën, të merreni me rregullimin e punëvet të përgjithshme, edhe të
ruani qetësiën. I epni rrethevet lajmin e gëzueshme. Ju falem të
gjithëve atënisht.


Ismail Qemal
AQSH i RPSSH
F.245/I.D.1.f.5
(kopje shqip)

Përgjigje
telegrafike e Ethem bej Vlorës drejtuar të atit të tij Ismail Qemail
Beut në Vjenë ku thekson se e presim me padurim ardhjen e tij.


Vlorë,13 nëntor 1912

Falenderime
të sinqerta për të ardhmen e Shqipërisë. Kemi ftuar kudo
bashkatdhetarët të dërjojnë në Vlorë delegatë për asamblenë. Delegatët
e emruar presin udhëzime pas komunikimit të telegramit tuaj. Na
udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja. Shpejtoni ardhen, në
qoftë se Durrësi nuk është bllokuar. Qetësi e plotë. Presim me padurim
sqarimin e gjendjes. Të fala me respekt në emër të bashatdhetarëve.


Ethem

HHStA PA

Telerami
i Ismail Qemailit drejtuar komisionit përgaditor për Shpalljen e
Pavarësisë, me të cilin kërkon të sigurohet pjesëmarrja e
përfaqësuesëve të popullit për mbledhjen e kuvendit kombëtar në Durrës
ose Vlorë.

5 nëntor 132 8/ 18 nëntor 1912

Përpara
së premtes jemi në Durrës. Është domosdo e nevojshme që delegatët të
mblidhen në Durrës ose në Vlorë. Ftoini që të gjithë. Derisa të vij unë
mbani qetësinë dhe bashkimin. Cështja jonë politike është siguruar
përfundimisht.


Ismail Qemal

Vendimet historike të Bukureshtit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë U1_KurteshDevaja-KristiaMaksutin
Kurtesh Devaja (i dyti nga e djathta) me Kristia Maksutin dhe ekipin e TV Kosoves ne Bukuresht (2009)
AQSH i RPSSH

F.345/1.D.1.f.2
(origjinali osmanisht)
Shënim:
Nga ana e komisionit përgaditor të shpallljes së pavarësisë, përmbajtja
e këtij telegrami iu bë e njohur: kryetarëve të bashkive e të klubeve,
parësisë dhe popullit të Janinës, Gjirokatrës, Filatit, Reshadies
(Gumenicës),Tepelenës, Delvinës, Përmetit, Marglliqit, Leskovikut,
Kolonjës, Korcës, Dibrës, Manastirit, Resnjes, Kosturit, Strugës,
Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Lushnjës, Elbasanit, Kavajës,
Durrësit, Tiranës, Krujës, Matit, Shkodrës, Peqinit e Fierit. Krahinat
e qytetet e Kosovës Ismail i ljmëroi vetë nga Triestja dhe i ftoi të
dërgonin përfaqësuesit e tyre në Kongres


Pasi
mbrriti në Trieshtë mori rrugën për Durrës e Vlorë, ku së bashku me
patriot të tjerë dhe popullin që e priste, shpalli pavarësinë më 28
nëntor 1912.


Telegrami
i kryetarit të Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës drejtuar Ministrive së
Punësve të Jashtme të Italisë, Austro-Hungarrisë, Francës, Gjermanisë e
Rusisë, me anën e të cilit njofton për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare
dhe kërkon njohjen zyrtare nga ana e tyre.


15 nëntor 1328 / 28 nëntor 1912

Asambleja
Kombëtare e përbërë prej delegatësh të të gjitha viseve të Shqipërisë
pa dallim feje, të mbledhur sot në qytetin e Vlorës, tashti sa shpalli
pavarësinë politike të Shqipërisë dhe ngriti një Qeveri të Përkoëshme
të ngarkuar t`u dalë zot të drejtave të qenies së popullit shqiptar, të
kanosur me shfarosje prej ushtrive serbe e të çlirojë truallin
kombëtar, të shkelur prej ushtrive aleate. Duke ia njoftuar shkëlqesisë
suaj c`është bërë, kam nderin t`i lutem qeverisë së madhërisë së tij,
mbretit të Britanisë së Madhe, që të ketë mirësinë të njoftojë këtë
ndryshim të jetës politike të kombit shqiptar. Shqiptarët, duke hyrë
prapë në familjen e popujve të Evropës Lindore, në të cilën mburren se
janë më të motshmit, kanë ndjekur vetëm një qëllim të vetëm të jetojmë
në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë një element
ekuilibri. Ata janë të bindur se qeveria e madhërisë së tij, ashtu dhe
gjithë bota e qytetëruar, do t`i presë me sy të mirë, duke mbrojtur
qenien e tyre kombëtare nga çdo mësymje dhe tokën e tyre nga çdo
copëtim.


Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme,
Ismail Qemali

AQSH i RPSSH
F.245.D.17.f.97
(origjinali frëngjisht)

Zgjodhi për Zemrën Shqiptare: Baki Ymeri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi