Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Lajthitje e të lajthiturve?!A mund të ngacmohet zjerrmi?!

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Lajthitje e të lajthiturve?!A mund të ngacmohet zjerrmi?! Empty Kristaq Shabani:Lajthitje e të lajthiturve?!A mund të ngacmohet zjerrmi?!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 7:58 pm

Kristaq Shabani:Lajthitje e të lajthiturve?!A mund të ngacmohet zjerrmi?! 254134_10150198611388186_678723185_6961957_7524213_nKristaq Shabani:Lajthitje e të lajthiturve?!A mund të ngacmohet zjerrmi?! 202959_678723185_164074_n

Lajthitje e të lajthiturve?!
A mund të ngacmohet zjerrmi?!
nga Kristaq F. Shabani

Toka arbërore ka jetuar shumë kohë pa copëza të konturit të saj. “Kirurgët” anormalë kanë sakatuar tokën arbërore… Mjaft më !
E kam thënë dhe më parë : “SAKATËRIA NUK ËSHTË SAKATËRI , KUR NË TRUP DIÇKA TË MUNGON… SAKATËRIA ËSHTË SAKATËRI, KUR TRURI KA LËVIZUR NGA VENDI I TIJ…(“ KRYEFJALA E FATALES”romani im i botuar nga Shtëpia Botuese “”THAMIRAS” (E tha mirë…) në vitin 1999 dhe ribotuar nga shtëpia botuese “MARIN BARLETI” TIRANË në vitin 2004..

Jo pa qëllim kohët e fundit u ndërmorën veprimtari të mëdha si Simpoziumi Ndërkombëtar”MUZA POETIKE PEGASI 2011” ME OBJEKTIN MADHOR “LIRIZMI NË LETËRSI” DHE NË KËTË SIMPOZIUM MORËN PJESË TË AFTËT DHE ATA QË KANË VIZIONE TË MËDHA , U SHMANGËN ATA QË KËRKOJNË TË KËNË SPEKTRIN E RREMË NË KOKËN E TYR E TË PADIFINIZUAR , ATA QË THONË SE BËJMË LETËRSI TË MADHE , POR BOTA E NGUSHTËZUAR , CINGUINE DHE ‘MËNDJEVOGËl” NUK SJELL DOT BOTË TË MADHE DHE ECURI…
SHUMË DERI TANI JANË MBURRUR, OSE KANË VËNË TË TJERË T’I MBURRIN SI TELLALLË … KOHA KA NDRYSHUAR… ZËRI INTELEKTUAL , POETIK DUHET TË NGRIHET…
NUK DUHET TË JEMI KURMORË, SE KURMORË JANË TË GJITHA QENIET GJALLËSORE, POR DUHET TË JEMI FRYMORË SHUMËPLANËSH…

Lodra të vogla ambasadorësh, politikanësh, “tokëngrënës”, “vilarëverdhëpërsëritës” që në mendimin e tyre ka etje pushtimi në kohë moderne…
Mitrovica të shkëputet nga trungu, nga mëma?…
Mos , o Zot..
Ç’janë këto lodra të sëmundjes së Lodrës?!
Si nuk u shëruan një herë, vetën njëherë kokët e tymta?
Të copëtohet prapë Kosova?!
S’u ngopën me gjakun e lumëzuar ?
Me sakrificat njerëzore?
Sa po rriten ata që po zëvëndësojnë të rënët e djeshëm?… Ju hidhni “opcione “ në tavolina:
Të shkëputet Mitrovica?!
Të këmbehet toka si monedhë?
Mos , o Zot!
Lajthitja ka lëshuar metastazat e saj dhe kuskutaverdhë kërkon të mbytë fytin e Mitrovicës së bukur...
Fytyrbukurorët, ata si ne, nuk e duan më këtë shkëmbim...
Ata si ne duan të na shikojnë drejt në sy për fajet e liderëve të tyre të pangopur dhe okupatorë...
Në ato troje do të lindin dhjetëfish më shumë frymorë ngasa u sakrifikuan...
Jemi natyrisht racë e bukur dhe racat e bukura lënë pasardhës të bukur...
Të shkëputet Mitrovica?!
Mos , o Zot!

Mbi koka të sëmura bie mallkimi...
Rreh kambanat e copëtimit ”rrahës- mendimi i ndryshkur!”
Në skenë dalin Petëfët
JULIUS Fu/ikët...
Dhe Eseninët gjoja të vetatentatuar,
Por faji i eliminimit bie mbi Çetnikët...
Mitrovica mos, o Zot!
Dhe ne kemi trimat dhe heronjtë tanë...
Evropa e ka të qartë se shqiptarët deri tashmë janë nëpërkëmbur pa të drejtë dhe kërkon ”DIPLOMATJA E VJETËR” T’I JAPI VËNDIN QË I TAKON...
INTERESI MË I MADH ËSHTË INTERESI I KOMBIT TONË DHE JO GRINDËSITË MIDIS NESH PËR TË NA MARRË MITROVICAT BUTË DHE DREDHAS...
T’i kthehemi jetës reale dhe t’i lëmë akrobimet...
Media e shkruar dhe ajo vizive të lartësohet dhe tw fokusojë…

Poezi enkas....

…duke lënë jashtë shpirtin e lënduar ...

Egërsi dhe klithma në udhëkryqe karambolesh,
Në udhëkryeqe etnitetesh,
ku Vilari i Verdhë në ndasitë oreksive
këputi copa të plota toke, pa çarë kokën
dhe sot diplomacia meskine e burracake
servir plane shkëmbimi
në plane të detajuar për ndërrim trojesh:
“Të jap këtë ,
më jep atë,...”
sikur shkëmben mallra bujqësore...
Gllabëri keqësie
Shkëmbim makabër
duke lënë jashtë shpirtin e lënduar ...
Egërsi peshkaqeni
në këtë deklamim mashtrues,
të zbrazët...
Një frazë e thënë solemnisht
nuk ngjason me një frazë të fshehur,
veshur
në gjithë sipërfaqja e saj
me seriozitet...
Ah, frazim i prosticionuar
Përbërëse e një skice moralo – psikologjike,
torturim i atij
që i dhimbset e patjetërsueshmja...
Zotat asqë falin kurrë të tillë mëkate...

NGA VËLLIMI IM POETIK “PENELI I LLAVËS PIKTURON” I AUTORIT (Kristaq F. Shabani)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi