Kristaq F. Shabani
Faqja 1 e 1
Kristaq F. Shabani
TE BIBLIOTEKA E HARRUAR E “NAIMIT”
Biblioteka është pasqyrë e dijes, pasqyrë e mendjes njerëzore, ku thesarohen vlerat…
Pse ta keqpërdorim këtë vlerë?
nga Kristaq F. Shabani
Shihja godinën lakuriqe dhe ndërkaq iu afrova bibliotekës së Përmetit . Hyra brenda. U shfaq Përgjegjësja e Bibliotekës, e cila, sikundër e di, është trajnuar si bibliotekare… dhe është e zonja.
Nëse kërkon të njohësh një vend, një qytet për gjendjen e tij, hyr në Bibliotekë të një qyteti dhe ajo pasqyron shkallën e kësaj gjendjeje ..
Ngricë. Kallkan …Akull…
E pse mjediset e ish Shtëpisë Ushtarakëve të mos përdoren për të vendosur në kushte normale Bilbiotekën e Përmetit të Naimit me 80000 tituj? Pse? Çfarë bëhet dhe ç’po ndodh ? Pse torturohet libri shqip në vendin e Naimit , Samiut , Abdylit të madh, Odise Paskalit, Elena Gjikës, Nonda Bulkës, Mentor Xhemalit, Laver Bariut, Vaskë Çurrit dhe e të tjerëve e të tjerave?!
Ndërtesa qan nga jashtë e qan nga brenda… 80000 tituj ka kjo bibliotekë. Gjirokastra ia kalon vetëm me 20000 tituj, ndërsa Tepelena dhe Erseka kanë 30000 tituj më pak… Pegasi ka dhënë kontribut në këtë fond libror, jo vetëm me dhurimet e krijuesve të tij , por dhe me politikën letrare të ndjekur në këta 16 vite të ekzistencës së vet!
Salla e demoduar, gjendje për të qarë hallin!Tavolina dhe karrike të kohës së kaluar. Asnjë ndryshim. Asnjë nuk vë dorën në këtë bibliotekë… Asnjë nuk merr nisiativën për të paraqitur këtë gjendje katastrofë… A mund të frekuentohet kjo bibliotekë në këtë gjendje të lemerisur? Ku janë fondet? Ku kanë shkuar? Dhe lyerja e mjedisit bëhet me forcat e “veta”… “Lum si n a….Lum si na…” thotë kënga. Biblioteka është pasqyrë e dijes, pasqyrë e mendjes njerëzore, ku thesarohen vlerat… Pse ta keqpërdorim këtë vlerë?
Turp, tashmë , kur çdo shtëpi shqiptare ka kompjuter, bilbioteka e qytetit të Përmetit s’ka asnjë! A s’duhet kompjuteri në bibliotekë. Si lidhet kjo bibliotekë me Bilbiotekën Kombëtare të Shqipërisë?! Dhe flasim për logjistikë, për internetikë, për regjistrim elektronik të fondit libror… Flasim dhe s’hidhet hap!... O njerëz, kaq vjet tranzicion dhe gjendje e mjerueshme e bibliotekave . Qyqja për librat që mbajnë këto gravura !
Përgjegjësja e Bibliotekës skuqet nga gjendja e kësaj bilbioteke. E çfarë mund të flitet pastaj për të organizuar takime me shkrimtarë, poetë në këtë sallë, për të organizuar prezantime librash me vlerë? Pa le për të organizuar konferenca letrare e tjerë… Si mund të tërhiqen lexuesit në këto mjedise hiçmjedise? Çfarë është bërë nga pushteti vendor në këto vite për bilbiotekën, për mjediset e saj, kur gjatë katër vjetëve të mëpërparshëm pushteti vendor ishte i lidhur me pushtetin qendror, pasi ish kryetari ishte anëtar i PD? Çfarë bëjnë deputetët?!
Pyetja ime ishte direkte: “Sa pushtetarë të lartë e kanë parë këtë gjendje dhe sa lexues janë pushtetarët vendorë? “
Përgjigjja ishte: “Ulje syri!”
Simboli i kuptueshëm…
“Pika, pika neve!- thonë plakat e mençura të Jugut… - Pse s’na bie çatia mbi kokë?!”
Si njeri që i dhimbset libri dhe leximi, pasi jo vetëm si shkrimtar , por edhe si titullar i LNPSHA “PEGASI” Albania, u ndjeva shumë keq, sikur unë dhe gjithë krijuesit e kishim fajin për këtë gjendje. Dhurova librat dhe dola jashtë fytyrskuqur, bashkë me ata që më shoqëronin…E ngre për herë të dytë këtë problem dramatik…
Bibliotekës së qytetit të Përmetit iu dhurua neoromani “LODRIMI I MADH I VDEKJES” DHE “GJIROKASTRA NË EPOPE”…

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:NJOFTIM PRESTIGJIOZ-KRISTAQ SHABANI "NJERIU I VITIT 2011" I SHPALLUR NGA INSTITUTI AMERIKAN I BIOGRAFIVE IBA
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» KRISTAQ F. SHABANI:Helm dhe KRIM
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq Shabani!T E T A OSE ODISEJA POETIKE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi