Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:BOTË E PA SHPIRT.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:BOTË E PA SHPIRT. Empty Kujtim Stojku:BOTË E PA SHPIRT.

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 27, 2011 1:10 pm

Kujtim Stojku:BOTË E PA SHPIRT. 253026_1712684380578_1342220805_1468668_3978109_nKujtim Stojku:BOTË E PA SHPIRT. 50098_1342220805_3882957_n
Kujtim Stojku:BOTË E PA SHPIRT.

Në shpirt jam i dhembshur gjith' njerzit i dua
Me botën time të pa matë shpirtrore
Por t’këqiat e njerzëve pa pushim m’kan fshikulluar
Reflektim i kësaj bote të pa shpirt njerzore.

Sa herë pranvera vesh vendin me blerim
Dhe kënga e zoqve ushton kudo me hare
Kësaj stine t’bukur si gëzohesh dot me gëzim
Bukuri e rrejshme që shpirtin helm ma le.

Të ikja diku larg n’hapsirë, n’Hënë apo Mars
Larg nga kjo botë e shpërfytyruar krejt
Nga kjo botë e pshtirë zemra seç më plas
Njerzia është bërë gjithnjë e për dreq.

Kështu në shpirt grumbullohet i madhi zemrim
Ku pak nga pak t’helmon shpirtin e shkretë
Botë e flamosur që dhëmbët më kërcasin
Egërsisht nga pikëllimi na rrjedhin lot t' nxehtë.

Kjo jetë kalimtare n’mes kësaj bote të neveritur
Ku t’shpon pa pushim me gjemba ferra e driza
Jetën e shkurtur më shumë ma ke shpifur
I drobitur fle n’mbrëmbje me ankth më gdhin dita...

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi