Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’

Shko poshtë

Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ Empty Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 27, 2011 7:58 pm

Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 246760_1895075428822_1599663696_1888734_6627986_n

Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 255114_1895139630427_1599663696_1888792_1400700_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ U1_GjonNecaj
TAKIMET LETRARE “AZEM SHKRELI 2011”
Nga Gjon NEÇAJ
Ne qytetin historik te Pejes u mbajten takimet letrare “Azem Shkreli 2011”.Merrnin pjese krijues nga gjitha trevat shqiptare: Kosova,Shqiperia,Maqedonia,Mali i Zi.Nga Shqiperia merrnin pjese poetet e njohur nga Tirana Visar Zhiti dhe Agron Tufa si dhe poetet nga Tropoja Lulzim Logu dhe Gjon Necaj.
Ne oren 10 para dite u mbajtr ora letrare me krijuesit e rinj te shkollave fillore dhe te mesme te komunes se Pejes.ndersa ne oren 11.30 u mbajt tribuna tematike “Komunikimet nder shqiptare ne fushen e botimeve dhe letersise”,ku referuan akademik Mehmet Kraja,prishtine,Prof.Dr.Agron Tufa ,Tirane,shkrimtari dhe publicisti Kim mehmeti,Shkup dhe shkrimtari dhe studiuesi Sejdi Berisha nga Peja.
Si nga referuesit dhe debatet e te pranishmeve,doli se letersia ne trojet shqiptare nuk eshte ne ate nivel qe kerkon lexuesi.Ne shkolla nuk studiohen poetet dhe shkroimtaret e afirmuar dhe aq me keq qe shteti nuk paraprin per te realizuar detyren madhore te cuarjes perpara te kultures shqiptare.Gjithashtu nga pjesemarres te pranishem u diskutua se botimet letrare i ka censuruar ana financiare,cka duhet gjetur rruge dhe forma vete shteti per te eliminuar botimet skarco dhe keto fenomene nder shqiptare.Nese kultura shqiptare nuk vleresohet,atehere ne si komb jemi te humbur,u theksua ne tribunen me teme “Komunikimi nder shqiptare ne fushen e botimeve dhe letersise”.Duhen botuar veprat e korifejve te medhenj.Krijimtaria e Azem Shkrelit nuk eshte e botuar ne Shqiperi as Kosove,u shprehen referuesit.
Pastaj u organizua manifestimi qendror ne teatrin “Istref Begolli”,ku u be hapja e manifestimit “Takimet letrare Azem Shkreli 2011”,me pjesemarrjen e ansamblit “Rugova” dhe aktoreve Nimon Mucaj dhe Rudina Zhara .Drejtoresha per kulture e komunes se Pejes,Shqipe Gjonbalaj ,pasi pershendeti te pranishmit, ia dha fjalen kryetarit te komunes se Pejes, Dr.Ali Berisha,I cili mes te tjerash tha se peja krenohet me Azem Shkrelin,rrugetimin e tij neper tabanin kombetar dhe mbajtjen gjalle te flakes se lirise.Me vepren e tij Shkreli eshte bere shembull per gjeneratat e reja ne Peje dhe mbare trojet shqiptare,ndaj komuna mbetet qe t’I ndihmoje ata qe duan te ecin ketij shtegu.Pastaj u vijua me me deklamimin e poezive nga poetet e pranishem.
Manifestimi letrar, “Takimet letrare Azem Shkreli” ditën e martë kishte mbledhur rreth vetes shumë krijues të letërsisë shqipe, për nder të përvjetorit të 14-të të ndarjes nga jeta të shkrimtarit nga Peja Azem Shkreli. Në këtë ditë kushtuar Azem Shkrelit,u dhane dy shpërblime për nder të këtij krijuesi të madh. Shpërblimet i morën Qerim Ujkani dhe Qëndresë Sadrija. Më pas nga poetë të njohur si Ali Podrimja,Qerim Ujkani,Agim Gjakova, Visar Zhiti,Adem Shkreli ( vellai I poetit Azem Shkreli),Sejdi Berisha,Skender R.Hoxha.,Prend Buzhala,Halil Haxhosaj,Lulzim Logu,Agim Desku,Adem Shkreli, etj, u lexuan poezi të ndryshme. Takimet letrare “Azem, Shkreli”, nisën me vitin 2002, kur edhe u themelua me vendim të KK, të Pejës, duke vazhduar edhe në ditët e sotme për të përkujtuar ditën e vdekjes së poetit, dramaturgut, dhe intelektualit Azem Shkreli.
Qerim Ujkani, laureat i çmimit ”Azem Shkreli”, për vitin 2011 tha se ky çmim për mua është një mirënjohje që më jep vendlindja ime dhe një borxh që ia kam kthyer asaj vazhdimisht gjatë krijimtarisë sime. “Më duket se është një nder i dyanshëm, të cilin e përshëndes veçanërisht, dhe ky manifestim është një nga takimet me atraktive që mbahen në Kosovë, duke patur një frymë tjetër. Ndërsa çmimin “Bulëzat” e ka fituar Qendresë Sadrija nga Peja.
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 247625_1895074708804_1599663696_1888733_6862708_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 251110_1895076228842_1599663696_1888735_5080390_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 249480_1895077468873_1599663696_1888737_1586587_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 251595_1895078068888_1599663696_1888738_2196963_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 254155_1895078428897_1599663696_1888739_2062847_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 247090_1895080228942_1599663696_1888742_6899416_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 248625_1895080548950_1599663696_1888743_5309751_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 253710_1895081988986_1599663696_1888746_1189839_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 253800_1895082589001_1599663696_1888747_1504666_n
Gjon Neçaj: Takimet letrare ‘’Azem Shkreli 2011’’ 249745_1895087909134_1599663696_1888758_7137864_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi