Gjon Neçaj: Poeti i Bjeshkëve të Nemuna
Faqja 1 e 1
Gjon Neçaj: Poeti i Bjeshkëve të Nemuna
Gjon Neçaj |
(Kushtim në vitin e 80-të të lindjes së Din Mehmetit: 1929-2009)
Nga Gjon Neçaj
Në majin e sivjetëm, Din Mehmeti, poeti i Bjeshkëve të Nemuna, mbush 80 vjet. Qysh herët,në rininë e tij, Bacaloku,e pat dhënë premtimin se do këndojë për malësorët e tij, për bjeshkët, për Kosovën.E bash për këto shkroi tërë jetën,duke u falur jo vetëm vargjet,por edhe zemrën.Premtimin e dhënë ai edhe e ka përmbushur në krjimet e veta të deritanishme,duke kënduar për ekzistencën dhe jetën njerëzore.Malësori i Din Mehmetit,të Mehmet Dinës,të cilit do t'i këndojë deri në amshim, ishte i varfër, por krenar,sepse shijoi helmin e dhimbjes duke ëndërruar gëzimin, mbajti besën, por u tradhëtua dhe përseri askush nuk ia shoi shpirtin kryengritës,sepse edhe kur shkoi në zgrip të zhdukjes,la pas zhurmën e mospërkuljes...
Këto tipare me të cilat janë mishëruar malësorët e Din Mehmetit, i kanë ndikuar ata të mbrohen dhe t'i shpëtojnë pra edhe zhdukjes. Din Mehmeti lindi në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna në vitin 1929. Katër vjet më parë kishte lindur po në Bjeshkët e Nemuna një korife tjetër i letrave shqipe, Martin Camaj, ku zallamahia e jetës i solli të studionin në një universitet vite e vite më vonë, ndonëse Martini i "hupun" e "larg atyne që flasin si unë",por edhe Din Mehmeti i "hupun" për një pjesë të trungut të tij,Malësisë së Gjakovës,Tropojës.Bacaloku,siç ka dëshirë ta thërrasin,u lind në Gjocaj të Junikut, Gjakovë. Mësimet e para i mori në vendlindje,kurse studimet e mesme në Gjakovë,për të vijuar degën e Albanologjisë në Beograd,ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Merret kryesisht me poezi,por ka shkruar edhe prozë, kritikë e drama.Pas studimeve, Dini ka qënë mësimdhënës në Shkollën Normale të Gjakovës,ku ka ligjëruar teorinë e letërsisë dhe folklorin,e në 10 vjeçarin e fundit të pensionimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike,po në vdndlindjen e tij,Gjakovë.Ai ka shkruar që në moshë të re.Përmbledhjen e parë poetike me titull "N'krah të shkrepave", e botoi në vitin 1961.Që nga ajo kohë e deri më tani,ka botuar mbi 20 libra ,kryesisht me poezi,çka e rendit Din Mehmetin ne plejadën e poetëve më përfaqësues klasik të gjallë të letërsisë shqipe në Kosovë e në trojet shqiptare.
Tregimet,legjendat,përrallat,fjalët e urta që dëgjonte nga prindërit e tij atje në Gjocaj,në fëmijërinë e hershme,janë shkolla e vërtetë e letërsisë,e veçanarisht poezia e tij,e këtij këngëtari zëëmbël,që përmbi një gjysëm shekulli s'pushoi së kënduari.E siç kujton vetë Bacaloku,në shtëpinë e tij atëbotë nuk kishte libra,por legjendat,përrallat,këngët e kreshnikëve që i këndonte netëve të gjata të dimrit të ashpër babai i tij,ndihen kudo në vargjet e Din Mehmetit.Pra poezia e poetit Din Mehmeti ka lindur në mjedisin malësor,është përkundur në djepin e luginave të bjeshkëve,po nga ai truall "mbi krahët e shkrepave",ku ajo ka nisur të fluturojë për te zemrat e lexuesve të shumtë.Trolli i gjyshërve ku janë shtrirë rrënjët e frymëzimit të poetit,i kanë dhënë poezisë së tij imazhin e gjallë plot ngjyra e hapësirë,ku bjeshka,mali,shkëmbi,kulla,sofra,era,dielli,etj.,janë elementët bazë që janë shkrirë me fjalën poetike.
Din Mehmeti,edhe tani në pleqërinë e thellë,i kthehet vendlindjes së tij, e bashkefshatarëve të tij,me librin me poezi "Zjarri i këngës",veças në poezitë "Me shokun e fëmijërisë","Binaku të don me
Din Mehmeti |
E ky është bash Din Mehmeti i Mehmet Dinës,në prag të 80 viteve të jetës së tij mbi supe,me peshën e 80 bjeshkëve,80 maleve dhe 80 kujtimeve,sië shprehet për Bacalokun një tjetër krijues nga Gjakova, Besim Muhadri.
E të gjitha nën një emër: Din Mehmeti i Mehmet Dinës nga Gjocaj i Junikut, poeti i Bjeshkëve të Nemuna.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gjon Neçaj: Bohemi i lirikës shqiptare
» Gjon Neçaj: Shkrimtari dhe studiusi që s'reshti së shkruari
» Cikël poetik nga Gjon Neçaj
» Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...
» Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
» Gjon Neçaj: Shkrimtari dhe studiusi që s'reshti së shkruari
» Cikël poetik nga Gjon Neçaj
» Gjon Neçaj: Kryeplaku i fshatit të braktisur...
» Vrasja e dy turistëve çekë: Policia bie në gjurmët e tre autorëve (Video+18)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi