Xhesika Vula:Ka kontrast midis Washington-it e Brukselit?
Faqja 1 e 1
Xhesika Vula:Ka kontrast midis Washington-it e Brukselit?
Xhesika Vula:Ka kontrast midis Washington-it e Brukselit?
“Parlamenti Europian thotë,se zgjedhjet dështuan,ndërsa SHBA-të janë të idesë,se ishin zgjedhjet më të mira” – ky ishte titulli në një formë më përshkruese se sa e lejon faqja e parë e një gazete. Dhe me këtë merret vesh se kanë dashur të nënvizojnë një si kontrast që ekziston midis Europës dhe Amerikës lidhur me pikëpamjet e tyre mbi zhvillimet shqiptare.
E vërteta është,se deklarata e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan,Thomas Countryman,është krejt ndryshe në ton e në përmbajte në krahasim me diskutimet e eurodeputetëve në mbledhjen e Komitetit të Jashtëm të PE-së. Vetëm se duhet bërë një saktësim në këtë mes. Countryman-i është një diplomat,dhe përfaqëson shtetin amerikan sa herë që thotë një gjë;për këtë arsye,ai i peshon mirë fjalët e mesazhet që don të përcjellë;ai bën real-politikë,d.m.th thotë atë që duhet të thotë,e jo atë që ka në mendje.
Ndërsa deputetët e PE-së nuk përfaqësojnë ndonjë entitet shtetëror;ata kanë kondicionimin politik që u vjen prej përkatësisë partiake,por rëndom janë më të lirë se sa çdo zyrtar shtetëror në shprehjen e opinioneve e në deklarimin e qëndrimeve të tyre. Kështu që kontrasti i nënvizuar në faqe të parë nga gazeta “Shqip”,ndonëse është nxjerrë prej interpretimit e leximit të përpiktë të kronikës politike,nuk ka pse të na bëjë të mendojmë se “Shqipëria ndan diplomacinë amerikane nga ajo europiane”.
E them këtë,jo për të kolauduar mesazhin e “Shqip”-it,i cili më duket korrekt,por për të mos e marrë toptan spekulimin që po zë vend në mjedisin politik e mediatik tonin,sipas të cilit “SHBA-të janë me Sali Berishën,dhe Europa është me Edi Ramën (ku mbështetja për Berishën përkthehet me qëndrueshmërinë që buron prej një regjimi jo demokratik,dhe mbështetja për Ramën përkthehet me demokracinë që prodhon paqëndrueshmëri)”. Nuk përjashtohet mundësia që në instancë të fundit të jetë edhe kështu,por nuk është dita e pardjeshmja më e mira për ta nxjerrë në evidencë këtë diferencë.
Do duhet të presim akoma për të marrë vesh,nëse ky ndryshim ekziston realisht. Fakt është,që deri në momentin e zgjedhjeve lokale,diplomacia ka folur njëzëri. Dhe ka qënë në mbështetje të Berishës;ose le të themi – për ta kompletuar të vërtetën – kanë pasur plot dyshime për Ramën. Tani nuk është më kështu. Jo tamam kështu. Në zgjedhjet lokale të 8 majit Berisha është shtyrë më tepër se sa duhet,dhe me këtë po bind të huajt se qaramani Rama nuk është vetëm qaraman. Dyshimet që ky i fundit ka demonstruar vazhdimisht ndaj kundërshtarit janë parë deri dje të lidhura me paranojat dhe makthet e tij;tani mund të merren më seriozisht.
Është e vërtetë që Countryman-i theksonte fort në intervistën e tij,se “këto ishin zgjedhjet më të pastra e më të drejta që Shqipëria ka parë në historinë e saj”,por pas këtij pohimi me përcaktorë që duhen peshuar mirë (thotë “më të pastra e më të drejta”),ka një pohim tjetër të rëndësishëm:“Çështja e votave të hedhura në kuti të gabuara nuk u trajtua siç duhet…. Rregullat duhet të jenë të qarta dhe duhen zbatuar në mënyrë të drejtë dhe transparente. Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne.
[Vendimi mbi vlefshmërinë e votave të hedhura në kutinë e gabuar] mund dhe duhej të ishte marrë para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive,pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv” – shprehet gjerë e gjatë Countryman-i,dhe kuptohet,po të mos e dinim që po flet zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Euro-Azinë,mendja do të na shkonte se këto fjalë janë të Fatmir Xhafës në momente të shtruara të tij. Po të isha në vend të Berishës,do të shqetësohesha prej këtyre përfundimeve të fundit.
Por më shumë do të shqetësohesha (po të isha në vend të Berishës pra) prej zërave që vijnë prej Europës. Në Strasburg e në Bruksel duken të skandalizuar prej tij. Nuk është se i kanë dhënë dum punës,që problemit shqiptar t’i vënë emrin Sali Berisha,por duket se edhe pak,fare pak,u duhet për ta bërë këtë gjë. Edhe të vetët,d.m.th të djathtët,po demonstrojnë lodhje e zhgënjim prej mbrapshtive të kryeministrit shqiptar (këtu bën përjashtim i palodhuri Volfgang Grossruck,i cili,java shtatë,ai tetë,mbin në Tiranë si “mik i mirë për ditë të këqija”). Ka kohë (qysh prej vitit 1997) që nuk është vënë re një valë e tillë kritike e qortuese në adresë të Tiranës zyrtare.
Një dreq e di se çfarë hesapesh ka bërë Berisha,por mënyra se si po sillet (po vijon në të tijën,duke folur për mbjellje arrësh e për fluks turistik!!!) të bën të mendosh se nuk ka bërë ndonjë hesap. Me sa duket,i beson verbtazi tezës se,me hir me pahir,diplomacia perëndimore do t’i hapë rrugë e do ta tolerojë,pasi ai vetë ka në dorë t’u hapë punë e t’ua nxijë jetën. S’e ka pasur keq deri më tani. Është pikërisht kjo që ka ndodhur. Diplomacia perëndimore ose e ka mbështetur nga qejfi,ose e ka marrë me të mirë nga halli. Por kurba e mbështetjes apo e ledhatimit ka arritur në pikën e këputjes. Pas saj,Berisha mund ta bëjë vërtet ndonjë dëm,por do të jetë,me siguri,dëmi i fundit. Vetëm me Grossruck-un nuk ka ku të shkoj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhesika Vula:JU
» Xhesika Vula:Bisedime
» Xhesika Vula:Shqiptari…
» Xhesika Vula:Shtegtimi
» Xhesika Vula:Jam mësuar
» Xhesika Vula:Bisedime
» Xhesika Vula:Shqiptari…
» Xhesika Vula:Shtegtimi
» Xhesika Vula:Jam mësuar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi