Gruaja e Kryebashkiakut të Kavajës, prokuroria: Nuk ka prova për rrëmbim

Griselda Roshi
Tirane – Lajmifundit – Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, pas regjistrimit të denoncimit më datën 01.06.2011 për rrëmbinin e shtetases Griselda Roshi, realizuan një sërë veprimesh hetimore për verifikimin e rrethanave të ngjarjes duke vlerësuar dhe vetë sensibilitetin që paraqet ky rast.
Në bazë të analizës të veprimeve hetimore të deritanishme, u arrit në konkluzionin se nuk ka elementë që të vërtetojnë rrethanat e pengmarrjes së shtetases Griselda Roshi, çfarë hedh poshtë pistën e variantit të rrëmbimit dhe marrjes peng të fëmijës së sapolindur.
Ndërkohë, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po punohet për të sqaruar më tej arësyet dhe motivimin e denoncimit.
Më poshtë, zbardhet dëshmia e dhënë nga Griselda Roshi e cila pretendon se është rrëmbyer nga 2-3 persona.
“Kisha disa ditë që kisha shkuar në banesën e prindërve që ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”. Nga pasditja e ditës së djeshme (të martë) kisha lënë një takim me një shoqen time tek qendra tregtare “Kristal” ku do të shikoja edhe për ndonjë rrobë për bebin, pasi prisja dita ditës që të lindja. Atje kam takuar në lokal edhe kunatin (vëllain e Elvis Roshit) dhe mikeshën time ku edhe kemi pirë kafe. Aty nga ora 19:00 është larguar kunati nga lokali. Para se të largohet më tha që të më dërgonte në banesën e prindërve ku banoja, por, i kërkova të shkonte pasi do ikja vetë me taksi pasi të rrija edhe pak me shoqen.
Pas rreth 15 minutash jam ngritur së bashku me shoqen dhe kam dal te taksitë për të ikur në shtëpi. Aty është afruar një makinë e tipit “Fuoristrdë” me xhama të errëta dhe kanë zbritur tre persona trup mëdhenj dhe më kanë kapur për krahu duke më futur në makinë. Nuk kishin maska dhe nuk jam në gjendje të jap detaje të fizikut të tyre. Në makinë më kanë ulur kokën dhe më kanë zbritur në një shtëpi që ndodhej afër një pyll diku në autostradë, të rrethit të Komunës Kashar.
Aty në një dhomë më kanë futur ku ndodhej një grua dhe më kanë shtrirë në një tavolinë. Aty me anë të dhunës psikike dhe presionit më kanë dhënë një serum në krah, ku kam humbur vetëdijen dhe kur jam zgjuar nuk e kisha bebin në barkë. Për shkak të hemorragjisë që kisha më kanë ndërruar edhe rrobat dhe bebin nuk e kam parë. Më kanë hipur sërish në po të njëjtën makinë dhe më kanë zbritur pak metra nga shtëpia e burrit në Kavajë.
Jam zvarritur me aq mundësi që kisha dhe jam afruar derës kryesore, ku kam lajmëruar njerëzit e burrit dhe më pas policinë. Nuk mbaj mend vendin ku më kanë dërguar dhe as përshkrimin fizikë të tyre”.
Mbrëmë policia identifikoi dhe shoqeroi një taksist që tha se e kishte çuar 28-vjeçaren tek klinika ku lindi fëmijën. Dëshmia e këtij shtetasi rrëzon pretendimin e rrëmbimit nga një makinë me xhama të zinj. Grupi hetimor deklaron se të gjitha pistat janë të hapura.
Ngjarja po hetohet nga prokurori i Krimeve të Rënda Henrik Ligori dhe prokurori Njazi Seferi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Buzhala: Vajzat dhe gruaja nuk e vranë Sopën, prokuroria nuk i prek "burrat e luftës"
» Nexhat Rexha: Rrëmbim
» Enxhi Krasniqi Bardhaj:RREMBIM PA TREMBJE
» PD: Rama të japë prova për të burgosurit
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi