Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dobruna: Tërmkolli po flet e po shkreton por unë e kam shpëtuar Blerim Kuçin!

Shko poshtë

Dobruna: Tërmkolli po flet e po shkreton por unë e kam shpëtuar Blerim Kuçin! Empty Dobruna: Tërmkolli po flet e po shkreton por unë e kam shpëtuar Blerim Kuçin!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 02, 2011 8:27 pm


Dobruna: Tërmkolli po flet e po shkreton por unë e kam shpëtuar Blerim Kuçin!

Tetuta Rexhepi Bota sot
Dobruna: Tërmkolli po flet e po shkreton por unë e kam shpëtuar Blerim Kuçin! Dobruna


Edhe pse ishte ftuar për të dhënë dëshminë në gjykatë, ai nuk e kishte ditur saktë se për çfarë do të dëshmonte. Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna është paraqitur të enjten në cilësinë e dëshmitarit në gjykimin e Sabit Gecit, Riza Aliajt, Haki Hajdarit, i njohur si “Haki Drenica”, Sali Rexhepit dhe Shaban Hotit, të cilët në Gjykatën Supreme të Kosovës po gjykohen për veprat penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në kampet e Kukësit e Cahanit në Shqipëri. Mirëpo, dëshmia e Sokol Dobrunës nuk ishte e lidhur me akuzat në fjalë. Ai ishte dëshmitar i propozuar nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me kohën sa kishte qenë i burgosur në Burgun e Dubraves, gjatë viteve 90-ta dhe që kishte rastisur të jetë në të njëjtin burg me Sabit Gecin. Ai nuk ka folur shumë në seancë veç faktit se me të akuzuarin Geci ka qëndruar në këtë burg.

Pas paraqitjes publike ku Dobruna kishte pranuar se gjykata të cilën e kryesonte ai, kishte dënuar Blerim Kuqin me pushkatim në Kosovë ka pas reagime të shumta. Një nga reagimet ka qenë edhe një kolumne e shkuar nga anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Melihate Tërmokolli, e cila Dobrunën e ka quajtur kriminel. Mirëpo Dobruna tha se kjo gjë ndodhë kur njeriu mendon në logjikën partiake. “Po e ka shkruar ajo atë edhe pse më quajtur kriminel përkundër që e kam liruar njeriun. E ka bashkë koleg të kryesisë së partisë, e ka kryetar të një komune e cila po lulëzon, e ka njeriun i cili po kontribuon e ajo më quan kriminel. Po ta kisha vra se di se çka kish fol, por ajo si duket nuk e ka lexuar mirë dhe nuk e ka analizuar mirë intervistën time dhe kështu kur njeriu gjithmonë mendon në logjikën partiake flet e shkreton”, u shpreh ai. Ai po ashtu tha se është dashur që shumë më herët të flitet për ekzistencën e Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, që sipas tij ishte një nga elementet konstituive të UÇK-së.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi