Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Rasti Kleqka", dëshmitari "A" është Sokol Dobruna, dënoi Blerim Kuçin me pushkatim

Shko poshtë

"Rasti Kleqka", dëshmitari "A" është Sokol Dobruna, dënoi Blerim Kuçin me pushkatim Empty "Rasti Kleqka", dëshmitari "A" është Sokol Dobruna, dënoi Blerim Kuçin me pushkatim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 23, 2013 8:19 pm

"Rasti Kleqka", dëshmitari "A" është Sokol Dobruna, dënoi Blerim Kuçin me pushkatim


"Rasti Kleqka", dëshmitari "A" është Sokol Dobruna, dënoi Blerim Kuçin me pushkatim Largea_dobruna1366720743Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, konkretisht në sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC 1” është duke vazhduar rigjykimi ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij, i njohur si rasti “Kleçka”. Në këtë seancë, para trupit gjykues po e jep dëshminë e tij dëshmitari me shifrën “A”, i cili që në fillim ka thënë se nuk pranon të jetë dëshmitar i prokurorisë.
Dëshmitari, i njohur deri më tash me shifrën “A”, sot me vet dëshirë e ka bërë të ditur identitetin e tij. Sokol Dobruna, i ngarkuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas tij, Blerim Kuçi ka qenë i burgosur nën arsyetimin për dezertim, rastin e të cilit Dobruna ka thënë se e ka gjykuar vet dhe vendimi për këtë rast ka qenë me pushkatim.
Ai ka thënë se ky vendim erdhi si pasojë e dezertimit të Kuçit e që për pasojë ka pasur shpërbërjen e një brigade të tërë të UÇK-së pasi që Blerim Kuçi ishte komandant brigade.
Ai para trupit gjykues ka dëshmuar në cilësinë e shefit të shërbimit juridik, i cili theksoi se në kuadër të shtabit të përgjithshëm, në themelim e sipër ka qenë edhe Gjykata Ushtarake.
Dobruna tha se qëllimi i themelimit të Gjykatës Ushtarake ishte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës t`i respektonte ligjet e luftës.
Ai i është përgjigjur një varg pyetjesh të parashtruara nga prokurori i rastit, Mauricio Salustro, rreth funksionit dhe aktiviteteve të Gjykatës Ushtarake, që sipas Dobrunës ka qenë në themelim e sipër.
Dëshmitari tha se gjatë kohës sa ishte në teren kishte qëndruar edhe në Kleçkë.
“Dëshmitari “A” është njëri prej tetë dëshmitarëve që mbrojtja ka kërkuar të dëshmojë në rigjykimin e rastit ‘Kleçka’. Ndërkohë pala mbrojtëse pret nga të gjithë dëshmitarët ta thonë vetëm të vërtetën.
http://www.botasot.info/kosova/221159/quot-rasti-kleqka-quot-deshmitari-quot-a-quot-eshte-sokol-dobruna-denoi-blerim-kucin-me-pushkatim/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi