Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipe Berisha:KUSH E BENE SHQIPRIN ETNIKE

Shko poshtë

Shqipe Berisha:KUSH E BENE SHQIPRIN ETNIKE Empty Shqipe Berisha:KUSH E BENE SHQIPRIN ETNIKE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 04, 2011 9:42 pm

Shqipe Berisha:KUSH E BENE SHQIPRIN ETNIKE 252101_2117181849559_1246127709_2572083_221123_nShqipe Berisha:KUSH E BENE SHQIPRIN ETNIKE 7932_1129209790875_1246127709_392849_1832037_n

Shqipe Berisha:KUSH E BENE SHQIPRIN ETNIKE

KOSOVA SHQIPRIA

Në këte moment mu kujtuanë vargjet e një kënge të bukur shqiptare: "Pa Kosovë e Shqipëri, nuk mund të ketë as shqiptari; dhe, pa Shqipëri Kosovë nuk ka, bashkë të dyja ngrejnë kala"!
Që në fillim të këtij artikulli, domosdo shtrohet pyetja:Çfarë paraqet Prishtina (Kosova) për Tiranën (Shqipërinë)dhe anasjelltas?
Në këte pyetje duhet të përgjegjën vetëm ata të cilët mendojnë globalisht, por që veprojnë kombëtarisht. Përse Tirana zyrtare dhe shoqëria civile në Shqipëri kanë frikë të thojnë realitetin, së çka është Prishtina për Tiranën?
Gjërsa të gjithë qeveritarët serb, duke filluar nga Kryeministri, Ministri i punëve të Jashtme e gjërë të Presidenti Tadiq, vazhdimisht proklamojnë së "Kosova është problem i brendëshem i Serbisë". ndersa Presidenti serb z. Tadiq shkon edhe më largë me retorikën e tij fashiste. Ai, në mes tjerash pohon: "Së Kosova është për Serbinë ashtu si Jeruzalemi për izraelitët..."!
Atëherë, përse Tirana zyrtare nuk i përgjegjet në të njejtën mënyrë. së Kosova është për Shqipërinë më shumë së çështje e brendshme e Shqipërisë: Së Kosova është pjesë organike dhe e pandarë e çështjes shqiptare.
Prap, kur Presidenti serb z.Tadiq deklaron hapur së "Kosova për Serbinë është si Jeruzalemi për izraelitët dhe palestinezët". Kësaj deklarate fashiste serbe, Tirana zyrtare duhet të flas me të njejtën gjuhë dhe të deklarojë hapur e pa ngurim, së Kosova për Tiranën është më shumë së Jeruzalemi për izraelitët. Sepse ajo (KOSOVA)është vetëvetja e saj, është shpirti i saj i pandarë, është gjysma e kombit shqiptar i ndarë padrejtësisht dhe forcërisht nga trungu shqiptar, është gjaku që nuk falët me asnjë çmim.
Dhe, kur Beogradi flet për gjithë Kosovën si teritor serb dhe për shkëputjen e një pjese të trungut shqiptar; atëherë, Tirana duhet ti përgjegjet së çështja shqiptare nuk ekziston vetëm në Kosovë.Ajo është shumë më e gjërë, sepse përfëshijnë edhe çështjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën),Maqedoninë shqiptare, Krahinat shqiptare nën Malin e Zi (Ulqinin, Tivarin, Malësinë e Madhe me Tuzin, Plavën dhe Gucinë) si dhe pjesët shqiptare nën Greqi (Qamërinë). Pra çështja shqiptare është mjaftë komplekse e cila kërkon zgjidhje, duke i shfrytëzuar të gjitha mënyrat dhe mjetët politike e diplomatike, duke mos e përjashtuar edhe mënyrën me mjete jo diplomatike, po që së e kërkon nevoja.
Prandaj, o Ju politikanë të Shqipërisë, e drejta është në anën e juaj,d he mos u frigoni nga Bashkimi i trojeve shqiptare, mos u frigoni nga emri Shqipëri Etnike sepse kjo çështje është alfa dhe omega e gjithë shqiptarisë.

KOSOVA-fanar i Bashkimit Kombëtar!

Duhet pranuar faktin së gjithëmonë gjatë historisë sonë tragji-komike, kur kombi ka përjetuar batica dhe zbatica; Kosova ishte ajo që i bashkojë shqiptarët.Gjithëmonë ngjarjet më të mdha kombëtare kanë ndodhur në Kosovën martire.Edhe sot në momentët kur kombit po i kanosët rreziku për ricoptimin e trojeve të saj, e i tumirur (çoftë me vetëdije apo pa vetëdije) edhe nga "politikanët" shqipfolësa në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë dhe Ulqin; prap është kjo Kosova ajo që do të jetë udhërrëfyese e Bashkimit tonë Kombëtar. Do të jetë ajo që shqiptarëve do të iu këthjellojë mendjet, së pa bashkim kombëtar nuk ka as që do të ketë prosperitet dhe zhvillim ekonomik, politik dhe kulturor të shqiptarët.
Duhet terguar gjithë bashkësisë ndërkombëtare, së Kosova nuk përfëshijnë vetëm rrafshin e Kosovës, Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovën Lindore; por me Kosovë duhet kuptuar të gjitha ato pjesë të Shqipërisë Etnike, që Traktatët ndërkombëtare padrejtësisht ia kanë bashkangjitur Jugosllvisë dhe Greqisë, duke i kënaqur në ketë mënyrë apetitët grabitqare të sllavo-maqedono-grekëve ortodoks.Pra, Kosova përfëshijnë edhe pjesën e Maqedonisë shqiptare si dhe Krahina shqiptare të okupuara nga Serbia dhe Mali i Zi me qytetët bregdetare Ulqin, Tivar, si dhe Plaveën me Gucinë.Kosova për Ne shqiptarët nuk është një tokë e huaj që duamë ta pushtojmë, por ajo është gjysma e kombit të cilën duhet ta mbrojmë me të gjitha mjetët dhe mënyrat në dispozicion. Nuk guxojmë të lejojmë që të ndahet nga harta e Shqipërisë Etnike.Prandaj, çdo shqiptar, i çfardo ideje politike qoftë, i çfardo krahine shqiptare qoftë, i çfardo feje qoftë, duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta thotë një fjalë për Kosovën, duhet të bëjë diçka për Kosovën. Sepse ajo është gjysma e jonë, ajo është pjesë e pandarë e Shqipërisë Etnike, ajo është gjaku i Shqipërisë shqiptare, është ai shpirt që duhet të na bashkojë dhe së ky shpirt kombëtar duhet të çfaqet kudo, si në art, letësi, kulturë, në mendime dhe biseda familjare, në biseda politike me të huajtë.Pokështu, edhe lufta e lavdijshme e UÇK-së nuk ishte një luftë vetëm për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj (kujtoje betimin e ushtarit të UÇK-së). Por, lufta e UÇK-së ishte një luftë mbarëkombëtare, me të vetmin qëllim-çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm dhe unik.
Ky bashkim do të bëhet shumë shpejt, sepse nuk ka rrugë tjetër që do ti qetësonte shqiptarët. Prandaj, kur flasim sot për Kosovën, flasim për shpirtin shqiptar, për vehtën tonë, për gjysmën e kombit shqiptar. Çdo shqiptar duhet ta dij së jeta e jonë, e ardhmja e jonë dhe e gjeneratave të reja është bashkimi i të gjitha tokave tona stërgjyshore.Kjo e ardhme do të mvarët nga vullneti ynë, nga vetëdija jonë kombëtare dhe nga puna e jonë e përbashketë dhe e organizuar.
Duke punuar të gjithë sëbashku, Kosova dhe krahinat tjera shqiptare nën Serbi, Maqedoni dhe nën Malin e Zi, do të shohin ditë më të mira lirie, në demokraci, mirëqenje kombëtare e të bashkuar brenda kufijve natyror të Shqipërisë së vërtetë etnike, brenda atyre kufijve që ia ka dhurue Zoti.Mos të lejojmë që i huaji të bëhet zot shtëpie në shtëpinë tonë dhe ti tregojmë edhe Bashkësisë ndërkombëtare së Shqiptarët vetë janë të zotët të krijojnë dhe ta mbrojnë shtetin e tyre.Tani shtrohet pyetja:

KUSH E BËN SHQIPËRINË ETNIKE:

Kjo pyetje me sillët vërdallë në mendjen time, e besojë edhe të shumë atdhetar që sot e duanë bërjen e Shqipërisë-Shqipëri.
Mendoj, unë, së ketë duhet ta bëjnë të gjitha forcat patriotike-nacionaliste shqiptare të cilëve u flenë në zemër bërja e një shteti të vetëm shqiptar në kufijtë e vetë natyror.Kësaj ideje duhet ti prijnë të gjithë intelektualët e mirëfilltë shqiptar me ndjenja të pastra patriotike-kombëtare; të gjitha organizatat patriotike që në programet e tyre politike kanë bashkimin kombëtar; të gjitha Lëvizjet studentore shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare; të gjitha organizatat politiko-ushtarake, qofshin ato legale apo ilegale me shtrirje Gjithëkombëtare. Pse e them ketë?Sepse, po tregohet gjithënjë e më shumë së "elitat" tona politike në qendrat vendosëse shqiptare, po tregohen të pa afta dhe të pa interesuara, e pse jo edhe frikacake (për interesa etyre private, karjeriste, partiake dhe profitabile)pëpr të dalë me projekte konkrete për bashkimin e trojeve shqiptare.
Atëherë, çka kërkohet nga forcat patriotike shqiptare? Sot është momenti vendimtar dhe historik të veprojmë unik si një komb i bashkuar (siq na mësonte dikur Skenderbeu dhe Ismail Qemali), duke mos kursyerë asgjë nga vetja jonë. Duhet të vëjmë në veprim të gjitha mjetët dhe metodat demokratike institucionale, për ta realizuar aspiratën tonë shekullore-Bashkimin Kombëtar.
Nëse NE sot nuk luftojmë për të drejtat tona të garantuara me të gjitha Konventat ndërkombëtare për Liritë dhe të Drejtat e popujve të robëruar, atëherë do të na mallkoj gjaku i Dëshmorëve të lirisë i cili që sa herë e njomi ketë tokë arbërore.
Prandaj,Ju të ndëruar bashkëkombas shqiptarë, është momenti që të gjithë sëbashku të luftojmë për idealin e kahmotëshëm të të gjithë heronjëve kombëtar, të rënë nëpër përiudha të ndryshme historike, që nga Skenderbeu e gjërë të e lavdijshmja UÇK për bërjen e Shqipërisë-Shqipëri; në të cilin do të jetonin të gjithë shqiptarët e trojeve shqiptare si dhe të gjitha pakicat tjera nacionale të cilat do ti gëzonin të gjitha të drejtat dhe Liritë njerëzore që ua garantojnë Konventat ndërkombëtare mbi Liritë dhe të Drejtat e njeriut.
Dhe si përfundim i drejtë është konkludimi, së e vetmja zgjidhje e çështjes shqiptare në Ballkan është rruga e bashkimit të tyre kombëtar në një shtet të vetëm në Ballkan.Prandaj, duhet bërë thirrje të gjitha qendrave të vendosjes europiane dhe Botërore, që tua mundësojnë edhe shqiptarëve deklarimin e lirë të vullnetit të tyre, së me kend dëshirojnë dhe si dëshirojnë të jetojnë.
Vetëm në ketë mënyrë mund të ndalohen lëvizjet e rrezikshme dhe ti hapet rruga e një paqeje të qëndrueshme në Ballkan dhe më gjërë në Rajon.Në të kundërtën, ruajtja e STATUS-QUOS rreth çështjes shqiptare, e të cilën Europa e njeh mirë; si dhe përkëdhelja e vazhdueshme e politikës pushtuese dhe koloniale të Serbisë; do ta çojë Rajonin në situata shumë të rrezikshme dhe të pa dëshiruara.
Si rezyme e gjithë kësaj vjen konkludimi:
Të jetojmë të lirë e të bashkuar në një shtet, apo të vazhdojmë të jetojmë në robëri pa shpresë dhe të fyerë.

LUFTA ÇLIRIMTARE ËSHTË NEGACION (MOHIM)I ROBËRISË DHE PARALAJMËRUESE E LIRISË
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi