Poeti i dritës - Haxhi Muhaxheri-Me rastin e Ditëlindjes
Faqja 1 e 1
Poeti i dritës - Haxhi Muhaxheri-Me rastin e Ditëlindjes
Poeti i dritës - Haxhi Muhaxheri-Me rastin e Ditëlindjes
Me Haxhi Muhaxherin kam miqësi relativisht të re. Ka nisur përpara pak muajsh, siç nisin miqësitë moderne, vizualisht, nëpërmjet internetit. Tani, shumëçka e bëjmë nëpërmjet tij; botojmë aty, letërkëmbëjmë aty, më të rinjtë se ne edhe dashurojnë aty. Fillimisht, ne, më të vjetërve, s’na vinte mbarë, mundoheshim të sarkazonim realitetin e ri që përjetonim, por erdhi një kohë që ky mjedis na u bë i domosdoshëm, i përditshëm. Pra, ja aty u njoha me “bacën Haxhi” nga Kosova dhe tashmë jemi bërë të afërm, aq sa ai më quan në mesazhet private “Gole, i dashur”, siç më thonë miqtë e qëmotshëm dhe unë bëj shaka “historike” me të “I dashur Haxhi Qamil”.
Kështu që, duke marrë marrë vesh ditëlindjen e tij të sotme (një tjetër e mirë e internetit, na lajmëron ditëlindjet e miqve dhe na shpëton nga keqkuptimet e harresës), mendova t’i bëj një përkushtim poetik tek “Sofra” e tij, pasi nuk ishte e udhës, që ai t’ia bënte vetvetes. Veçse këtu u gjenda përpara një të papriture. Sot zbulova edhe një vyrtyt tjetër të mikut tim të ri dhe u lumturova më tepër për të. Ku nuk gërmova nëpër sajtet internetikë, që kishin të bënin me “bacë Haxhinë”, dhe unë di ta bëj më së miri atë, si gazetar dhe botues, se mos gjeja disa të dhëna për biografinë e tij letrare dhe jetësore, për të shoqëruar, kësisoj, ciklin që i kisha përzgjedhur nga krijimtaria. Dhe e dini ç’gjeta, miq të dashur? Asgjë. Vetëm poezitë e tij. Kaq modesti nuk e kisha menduar. Dhe më erdhi turp për veten, si edhe për ata kolegë, që kur më çojnë materiale tek “Pegasi”, biografitë i kanë më të mëdha se dërgesat artistike.
Haxhi Muhaxheri don të flasë me poezitë e tij. Poezinë quan ai për biografi. Të tjerat nuk i interesojnë. Pasi, siç thotë në një vjershë, nuk ka kohë poeti të merret me gjëra të tilla, sepse: “Ujtë e detit e kalon per vrimë të gjilpërës,/ për te gjetur/ një të vetmen fjalë të pa thënë,/ për këngën që do lindë…”
Që të jem tejet i saktë, gjeta në profilin e tij në facebook dhe nja dy të dhëna, që unë do t’i quaja “të rëndësishme”. Së pari, ka punuar tek “ALBwebTV”, si gazetar mbase, kështu që poezia e tij fitoi tensionin dhe dramacitetin e një publicisti, ka ritmet dhe shqetësimet e ditës, të dhëna këto telegrafisht. Së dyti, pyetjes internetike, se cilës ide politike i përkushtohet, i përgjigjet me një fjalë: Shqiptarizmës. Prandaj dhe poezia e tij ka erë shqiptare, ka një patriotizëm të pabujë, por të nëndheshëm. Ç’është më e rëndësishmja, patriotizmi i tij nuk ka kufinj gjeografikë. Është kosovari që dashuron dhe përjeton shqiptarisht. Së fundi, u njoha edhe me devizën e tij: “Dashuria vret më së shumti!”
Ke të drejtë, Haxhi Muhaxheri. Poeti është bir i Dashurisë dhe luftëtari i saj. Sepse, siç thua edhe vetë, Poeti “Fle me të gjitha të dashurat/ dhe zgjohet bashkë me dritën...”
Dritë paç në jetën tënde, Haxhi Muhaxheri! E shpërndafsh dritën e dashurisë tënde, nëpërmjet vargjeve, tek miqtë dhe dashamirët e tu! Çoje gotën: “Bromb, për ditëlindjen!” Sepse vetëm rakija nuk pihet vizualisht...
GRIGOR JOVANI
Athinë, 4 qershor, 2011
HAXHI MUHAXHERI
POETI
Fle me të gjitha të dashurat
dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zë frymëzimin e parë
Merr Udhën e Qumshtit
gjuhën e yjve mëson
Ujtë e detit e kalon per vrimë të gjilpërës
për te gjetur
një të vetmen fjalë të pa thënë
për këngën që do lindë
PSE VDIQ POETI
Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja
Mos pysni
pse vdiq poeti
KUR MË THOSHE...
(Babait)
Më kujtohet kur me thoshe:
-Po s'e zure hapin me kohen,
i rënd do të shkoj moti!
-Më e mirë është një ditë sokol,
se një jetë gogol!
-Dielli huaj verbon,
e shpesh urrehemi nga dashuria!
Më kujtohet kur më thoshe:
-Po u mbështete në diell
s'kan ç'të bëjnë epidemitë!
Plaku im i urtë,
Ç'peshë të kisshte fjala...
LALËS
Rudha e ballit
vrragë kohësh
Fjala
motiv motesh
Hapi i tij
shteg i ri
Unë
bimë e farës së tij
"Rilindja", 26.04 1987
GURRË E ZJARR
Dashur e kam qëkurthi
kengen e diellit
Gjithmonë ëndërroja
dhe diçka dashuroja
Gurrë që buron jetën gëzimin
zjarr që vret macen e zezë mallkimin
Dashuria ime
gurrë e zjarr
"Rilindja", 1991
SHENJTOR I LETRAVE TONA
(At Gjeçovit)
Grurisht
Uratë u këndoje fateve të bardha
Përballë stuhish
Polemit i thurje legjendë
Gjeçov
O Ati ynë
Shenjtor i letrave tona
Venecia ende frymon
"Shkendija", Nr 44, fq.12, 1991
KOSOVËS
Emrin lakuar ta kan ndër shekuj
E keqas pritë të zinin djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin për bimën dardane
Këngën e mortit shëndrroje në këngë lavdie
Ti Kosova ime dielli që më ngroh
TË PËRBEJ
Të përbej
Në peshë të fjalës
Mos e humb buzëqeshjën
Edhe para dallgëve
Mos i mallko yjet
Për brengat që ke
Mos e lerë të dashurin
Të çmendet në pritje
Mos e thurr këngën
Po nuk pati zë
Mes gurit e tokës
Në peshë të fjalës
Të përbej
Kurorëzoje buzëqeshjen
Për shkatërrim nyjësh
Lidhje fatesh
dhe bulëzim dashurishë
Thëllënze moj
E bukura e dheut
"Flaka e vellazërimit",
E premte,15.11.1991 fq.11
PEMA E MIQËSISË
Frutat i ka te embëla
rritet në të gjitha stinët
nuk ka sëmundje që e zën
farë e saj mbinë çdo ditë
Planetin pushtuar e ka dashuria
Në jetë do vij Njeriu i Ri
Pregatiti:Grigor Jovani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Haxhi Muhaxheri sjell:POEZI NGA GRIGOR JOVANI-Me rastin e ditëlindjes së poetit
» Haxhi Muhaxheri-Iku Shabani, Jeton poeti!
» Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes
» Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes
» Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI
» Haxhi Muhaxheri-Iku Shabani, Jeton poeti!
» Pal Sokoli me rastin e Ditëlindjes
» Poezi nga Zana Pira me rastin e Ditëlindjes
» Më rastin e ditëlindjes-Ismet KRASNIQI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi