Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tonin Nikolli:POETI IM!

Shko poshtë

Tonin Nikolli:POETI IM! Empty Tonin Nikolli:POETI IM!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 05, 2011 1:29 am

Tonin Nikolli:POETI IM! 187528_100000002898753_672797_n
Tonin Nikolli:POETI IM!

Te nderuar miqte e mi! me daten 7 qershor, eshte pervjetori i pare i vdekjes se Mikut tim te Madh, mikut te madh te te gjithe Poeteve dhe Lexuesve te apasionuar te poezise, NDOC GJETJA!Eshte nje deshire e imja, nje detyrim shpirteror e moral, te cilin dua ta ndaj me Ju,qe keto 3-4 dite, ta kujtojme e nderojme kete POET- NJERI, me krijime,kujtime e komente te ndryshme. Ju falemnderit! T.N.
Tonin Nikolli:POETI IM! Ndoc-gjetja-2
Sot,poeti im, nuk kam fjale!
As rrokje, as metafora me rime.
Kam dridhje shpirti, shume mall,
Sy, qe lote te vale rijne...
*
Jam kthyer tek porta jote!
Nje vit me vone, ne lagjen e varfer.
Nje vit me vone...Medet! Pa ty!
Kerkoj nje varg,qiellit varur,
Te me pikoje mbi sy...
*
Diku je vonuar, poeti im, Natyrisht!
Motive mbledh ne Parajse.
Me zerin biblik si " Jezu Krisht",*)
Shkruan per jeten nje tjeter Dhjate...
*
Shkruan Dhjaten e fundit te njeriut,
Qe jetes i dha gjitheçka qe pat.
Si shperblim, ne flake te qiriut,
Shkriu shpirtin e vet, pak nga pak.
*
Sot,poeti im, nuk kam fjale!
As rrokje, as metafora me rime.
Kam shume lote, shume mall,
Mallin e njeriut per NJERINE!

Jezu Krisht eshte cilesuar poetikisht nga poetja Elinda Marku. Shpresoj te me fale, nese e perdora ne kete poezi,pa e pyetur. Falemnderit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi