Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova do ta ketë të drejtën për referendum

Shko poshtë

Kosova do ta ketë të drejtën për referendum Empty Kosova do ta ketë të drejtën për referendum

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 05, 2011 11:30 pm


Kosova do ta ketë të drejtën për referendum

Kosova do ta ketë të drejtën për referendum Q6kurtiq6


Sot, më 5 qershor në Gjilan u zhvillua faza e dytë e zgjedhjeve të Lëvizjes “Vetëvendosje” , me ç’rast 95 delegatë të lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit, zgjodhën strukturat drejtuese të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Mbledhjen e shpalli të hapur delegatja më e re Kaltrina Zeka, e cila pasi përshëndeti të pranishmit i ftoi delegatët që të zgjedhin kryesinë e punës.

Në mbledhje ishte i pranishëm edhe udhëheqësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili në fjalën e rastit tha se kjo është sfida më e madhe e Lëvizjes “Vetëvendosje” në planin e brendshëm të saj, mirëpo ai u shpreh i bindur në sukses, sepse pas 6 vjet veprimtarie, Lëvizja “Vetëvendosje” është më e përgatitur se kurrë.

“Statuti i Lëvizjes thotë se ne duhet të kemi demokraci të drejtpërdrejtë që konsiston në legjitimitet dhe demokracinë përfaqësuese që konsiston në efikasitet. Duke e kultivuar referendumin në Lëvizjen “Vetëvendosje”, ne japim shembull se si duam që një ditë Kosova do ta ketë të drejtën për referendum”, theksoi Kurti.

“Sot është dita që ju do ta thoni mendimin për njëri tjetrin, gjithmonë duke besuar se mendimi i tjetrit për ty, është mendim më i vërtetë sesa i yti për vete”, porositi në fund Albin Kurti.

Gjatë procesin zgjedhor në vazhdim, me shumicë votash, kryetar i Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në Gjilan u zgjodh Ismajl Kurteshi.

>> Albin Kurti: Kosova të ketë të drejtë t'i bashkohet Shqipërisë >> Komente (72)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi