Kantrimen: Kosova duhet të ketë një Qeveri të pastër e kredibile

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Tomas Kantrimen ka thënë të premten në Prishtinë se SHBA-ja pret që në Kosovë të ketë një Qeveri të pastër dhe të përkushtuar për të ecur përpara.
Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për shumë çështje, por jo edhe për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.
Kantrimen ka theksuar se çështja e kabinetit të ardhshëm qeveritar u përket partive politike parlamentare të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, përderisa ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së që në Kosovë të ketë një qeveri me njerëz të pastër dhe të përkushtuar.
"Kryeministri nuk e ka shqyrtuar me mua përbërjen e kabinetit në ç'drejtim ka punuar dhe unë mendoj që është e udhës që të vendosë kësisoj. Mendoj që ky është një vendim që u takon partive që kanë marrë pjesë në këto zgjedhje. Unë kam besim të plotë se kryeministri dhe partitë tjera kanë dëgjuar qëndrimin tonë dhe qëndrimin e popullit të Kosovës dhe duan njerëz të pastës dhe të përkushtuar dhe besoj se ky është drejtimi i ri që do ta ketë qeveria e re", ka thënë ai.
Kantrimen nuk ka dashur të japë ndonjë koment rreth koalicioneve të duhura, por ka thënë se më e rëndësishmja është që koalicioni të jetë efektiv dhe koherent.
"Unë nuk kam dhënë ndonjë këshillë specifike. Unë do të vë në dukje sikur që ka dhënë në dukje edhe ambasadori Dell, se madhësia e koalicionit, në një sistem parlamentar, sikur ai në Kosovë, është më pak i rëndësishëm, sesa koherenca dhe efektiviteti i koalicionit. Një qeveri e cila është bashkuar, aktive dhe efektive në adresimin e çështjeve prioritare për qytetarët do të jetë e suksesshme. Por në përgjithësi një koalicion i gjerë është më i mirë se ai më i ngushtë, mirëpo faktori kyç nuk është madhësia e koalicionit, por është koherenca, përkushtimi dhe vendosmëria", ka thënë Kantrimen.
Megjithëse ka thënë se nuk i ka dhënë ndonjë këshill kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçi, ky i fundit në deklaratën e tij ka përsëritur të njëjtat që i ka dhënë Kantrimen, duke thënë se cilësinë e qeverisjes nuk e përbëjnë numrat.
Thaçi ka shprehur përcaktimin e tij për themelimin e institucioneve të reja me njerëz të aftë, të përgjegjshëm dhe të zotët të marrin përgjegjësi që u takojnë, përderisa ka theksuar se tashmë e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë.
"Theksoj se kemi siguruar mazhorancën e mjaftueshme për ndërtimin e institucioneve të reja. Cilësia e institucioneve apo e Qeverisë nuk varet nga numrat, por nga efektiviteti në punë, sepse Kosova ka pasur traditë të numrave të shumtë të koalicioneve në Parlament, por qeveritë nuk kanë qenë edhe aq efektive më herët, por kësaj radhe do të kemi një koalicion të koncentruar, por të efektshëm për punët që duhet t'i kryejmë në përputhshmëri me Kushtetutën, ligjet, programin dhe vizionin për forcimin e shtetit tonë dhe mirëqenies sociale të qytetarëve dhe rrugën e saj integruese në strukturat e NATO-s dhe Bashkimit Evropian", ka thënë Thaçi.
I pyetur nëse kreu i AKR-së Behgjet Pacolli është i pranueshëm për president, Kantrimen nuk ka dashur të japë ndonjë koment, ndërkaq Thaçi ka thënë se kjo çështje do të jetë pjesë e marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit.
"Edhe themelimi i institucioneve të reja, duhet të udhëhiqet prej njerëzve që mbi interesat partiake apo individuale, shikojnë interesin e shtetit të Kosovës, të themelimit të institucioneve të vendit, që i kryen punët me përgjegjësi të lartë shtetërore, prandaj kjo do të jetë pjesë e marrëveshjes mes partive që do të jenë pjesë e koalicionit që tanimë dihet se kush do të jetë, pra PDK-AKR-Lista Ibrahim Rugova dhe gjithë komunitetet serbe dhe jo serbe me një mazhorancë të mjaftueshme, por shumë të konsoliduar", është shprehur Thaçi.
Ndryshe, gjatë këtij takimi, kryeministri në dorëheqje Thaçi e ka njoftuar diplomatin amerikan për procesin e zgjedhjeve, reformat e përgjithshme në të gjitha fushat dhe për konsolidimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, përderisa ka shprehur përkushtimin për vazhdimin e qeverisjes së mirë, efektive dhe efikase, sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova duhet ta ketë të drejtën që t’i bashkohet Shqipërisë
» Kuçi: Nuk do të ketë qeveri teknike
» Ju jeni ata që me votën tuaj do të dërgoni në pushim këtë qeveri të korrupcionit
» Isufi: Kjo qeveri duhet të marrë fund sa më parë
» Kosova sot gjendet e pushtuar nga një qeveri dhe parlament jo legjitim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi