Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Gashi:Cikël poetik me rastin e Ditëlindjes së të ndjerit Ferit Ramadanit (Gjakush Tanës)

Shko poshtë

Edi Gashi:Cikël poetik me rastin e Ditëlindjes së të ndjerit Ferit Ramadanit (Gjakush Tanës) Empty Edi Gashi:Cikël poetik me rastin e Ditëlindjes së të ndjerit Ferit Ramadanit (Gjakush Tanës)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 06, 2011 11:11 pm

Edi Gashi:Cikël poetik me rastin e Ditëlindjes së të ndjerit Ferit Ramadanit (Gjakush Tanës)
Edi Gashi:Cikël poetik me rastin e Ditëlindjes së të ndjerit Ferit Ramadanit (Gjakush Tanës) 249950_220401521316887_100000411215873_819658_4158608_n
Ferit Ramadani (1956-2010)
Ndarja nga jeta, është dhimbja përfundimtare që pëson njeriu. Por kur të tilla dhimbje lënë pas gjurmë që do të kujtohen brez pas brezi, atëherë vetë jeta nuk quhet ende e përfunduar…edhe pse fryma e fundit ka heshtur.
Më 25 Tetor 2010, u ndal së rrahuri, zemra e Ferit Ramadanit… këtij patrioti dhe shqiptari të flaktë, që deri në ditën e fundit të jetës së tij, ja kushtoi vargjet çështjes shqiptare…
Zemra e tij heshti, për të lënë dhimbje të madhe tek të gjithë të afërmit, tek gjithë shoqëria e tij, por edhe tek mijëra lexues e miq të shkrimeve të internetit, të cilët edhe pse nuk e kishin takuar personalisht, gëzonin respekt dhe mirënjohe për të.

Ai do mbetet i paharrueshem edhe për ne, ku ai dha kontributin e tij të çmuar, me sa e sa shkrime, me sa e sa poezi. Temat e z. Ramadani do mbeten gjithnjë aktuale, sepse ai i këndoi me penën e tij, vëndlindjes, kombit.

Qoftë i paharruar mes nesh!
Ju prehtë shpirti në paqe!
Ngushëllime për të afërmit dhe familjarët e tij!!


Ferit Ramadani u lind më 06 qershor 1956 në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës.
Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën "Politika e zhvillimit ekonomik ".Ishte udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese, romane dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.

Veprat e publikuara :
Për sa legjenda flet historia , poezi, botuar nga "Pjetër Bogdani", Biel të Zvicrës, qershor 1992,
Nesër mund ta kuptoni heshtjen , poezi, botuar nga Flaka, Shkup, 2001
Pirgu i dhembjes , roman 1996,
Pirgu i dhembjes II, roman 1997 etj.............

Do të mbetesh në kujtimin tonë si një vëlla, koleg, shok i mirë i cili dha kontribut të madh në punën edhe veprat e ti qe la pas, Si tja fillojë këtë përshëndetje të fundit a'si ta quaj ndryshe sepse ësht e kote miku ynë , E'kote sepse ti këtë mesazhë qe po ta shkruaj nuk do t'mund ta lexosh, të gjithë do ta lexojnë veç ti jo,E'mua me pikoj lot nga lajmi dora me dridhet nuk mundem te shkruaj,Ngushllimet më të sinqerta familjes te Ferit Ramadanit (Gjakush Tana)

Pushofsh në paqë ,se nga Prishtina une kam ardhë,
Të përshëndes për herë të fundit ne Ilirida qe shumë ti e ke dasht!




MALLI IM PER TY

Matanë kufirit të shpresës - klithma !
Alkimia e vargut të shpëtojë Sizifin!
Luftë e shpallur - heshtja që vret ,
verbëri shpërndan në dritën e jetës !

Malli im për ty - madhështi e thjeshtë , pa kulm!
Në shtigje ndesh djaj që mbjellin zi !
Rrënohen tempuj mirësie, qëndresa dashuri !
Në universin e kuptimit - errësira për njeri !

Gjithçka vlon të lindë pa u shuar
gjithçka ka kuptim të ri , të vjetër !
Por, nuk arriti gjithçka për të uruar
-si vargjet e lirikës që lindën në letër...!


VARGJE PËR MARTIRËT

Sa vargje të bëj për martirët
vepra e tyre është lavdi
ata janë liria që na flaku zinxhirët
ata janë shpresa për ardhmëri !

Ata kanë një emër për Atdheun :
- Heronj! Që ndriçojnë si yje mbi re .
Ata janë të njëjtë me Skenderbeun
Janë himni i kushtrimit për ne!

Ata janë si Isa, i ngjajnë Adem Jasharit
edhe Shotës i ngjajnë Sulltana e Nuria
në varganin e gjatë të Flakës së Janarit
Jusuf Gërvalla ringjallet tek Iliria!

Nëpër sheshe Xheva e Fehmi komandanti
kanë lëshuar jehonën i dëgjon Vatani
pas shpine në shënjestër i mori naganti
tradhëtia i vrau mos u dëgjohet zani!

Harun Aliu - Kushtrimi , dhe shokët e tij
si Ukshin Hoti e shumë viganë !
I vranë ! I zhdukën me mister të zi !
- Nuri heroik u ndriçon në cdo anë ...


NËPËR TROJE TË ILIRISË

Sa lartësi pushton me flatra
sa kushtrim të jehon tek sytë
Shqipe ! Ikin armiqtë me të katra
fara sllave - gjak i ndytë !

Ata bisharë të Kaukazit
rrëshqanorë e sorrollop !
Kur bejnë krim ia nisin gazit
çmendurisht si dje dhe sot !

Nëpër troje të Ilirisë
vranë e prenë me pabesi !
Të mposhtin shqipen e lirisë
të zgjerojnë shkinën sllavi !

Nuk kujtuan se shqiptari
kurrë i pari nuk të prek !
Pse s'ndalon o gjak bishari?
- Soj e sorrollop mos mbetsh!


MINIATUARA : Do të bëhem lot
1.

Një ditë - kur të mungoj!
Mos më kërko në jug e veri !
Do të bëhem lot - të pikoj,
nga qielli - për të bleruar ti!
2.

Tani, nuk jam ndër të gjallë!
Më preku në damar një shfrim !
I verbuar endem me sytë në ballë ,
më shpiejnë në vend-varrim!
3.

Të shenjtërova ! Yll të bëra !
i di të gjitha ato ndodhi!
Ra furtuna - u shemb rëra
Kalaja shpresë - u ngri !
4.

Për një çast u bëra i "shtirë "
Një jetë pa jetë u shua!
Po deshe më bëj dhe xhevahirë
-dhe shekujt ! Nuk i dua!
5.

Jam shndërruar në mërgatë
bart dhembje , bëhem hi!
Më ndjek kukama me shamatë
- se të desha Ty!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi