Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

bashkim Buxhovi - NË DJALLË DHE KJO JETË QENI...

Shko poshtë

bashkim Buxhovi - NË DJALLË DHE KJO JETË QENI... Empty bashkim Buxhovi - NË DJALLË DHE KJO JETË QENI...

Mesazh nga Bashkim Buxhovi Tue Jun 07, 2011 8:48 pm

NË DJALLË DHE KJO JETË QENI...

Veneroj konturat e pamjes sime të çartuar në pasqyrë,
Si gogol filmash më gjasoj vetja i dënuar me vetngulim,
I infektuar nga urrejtësit, urrejtjen e shof n’fytyrë,
I lënduar nga shpirtëvjedhësit, në fyt m’erdh shpirti im...

Gjerë kurë më mospërfillësin ta nderoj me mosreagim,
e si fajtorë t’i kërkoj falje për të tijat padrejtësi?
Gjerë kurë nga mëkatari unë duhet të kërkoj pajtim,
në djallë dhe kjo jetë qeni, m’shkoj duar duke lëpi...

Kam lind si shqiponjë, e po jetoj si gjallesë nëntoke,
kthetrat më kanë mbetur veç dhe për të gërmuar...
Ç’më ngushtuan hapsirën, e t’qetë s’më lanë mbi dhe,
e syri i mpreft që kisha, pothuaj se m’është verbuar!...

O shpirtëra viganësh që për së gjalli kishit mbretëri!
O ju, zotërit e kësaj toke, t’harruar nga çdo përëndi!
Kthehuni veç njëherë nga ajo botë e shifni për çudi,
se si janë katandisur pasardhësit e të famshmes Iliri.

Bashkim Buxhovi

Bashkim Buxhovi

Numri i postimeve : 31
Registration date : 23/05/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi