Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:KUR NATA HABITET

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:KUR NATA HABITET Empty Adem Zaplluzha:KUR NATA HABITET

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2011 12:13 pm

Adem Zaplluzha:KUR NATA HABITET Fotojaeademzaplluzha
Adem Zaplluzha:KUR NATA HABITET

Pranvera lozte me fijet e barit
Si era e çmendur
Me flokët e mia të thinjura
Kur dita kënaqej
Në guaskën e Lumëbardhit

Ti nuk erdhe kur të prita
Vetmia m’i kishte ngulur
Thonjtë në grykë
S’doja asgjë tjetër
Përpos që nga kujtesa ime
Ta shkuli atë pykë

Ti e di
se asgjë nuk zhduket
Nëse nuk e merr era lotin
Jeta edhe pa ne vazhdon
Ajo shtrihet kudo
Edhe në krahët e mizës
Kur për dashuri
Zemra i këndon

Detin e krijon shiu i ngrohtë
Kurse shiun poçari i dehur
Nata akoma jeton
Me dyshimet e saja
Se kush kënd e krijoi
Bota njeriun
Apo çdo gjë
U lind nga asgjëja
Adem Zaplluzha
Nga libri TEJDUKSHMËRIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi