Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi

Shko poshtë

Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi Empty Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2011 7:24 pm

Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi X-dekojneeeeeee
Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një drekë pune me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, për procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe për aspekte të tjera të politikave zhvillimore dhe integruese të vendit.

Kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi vullnetin dhe përgjegjësinë e plotë institucionale dhe politike për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer me Presidenten Jahjaga, në funksion të avancimit të proceseve demokratike të vendit. Në vazhdim, kryeministri Thaçi shprehu konsideratat më të larta për angazhimin e Presidentes Jahjaga, me theks të veçantë rolin e saj në funksion të shtimit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, kryeministri Thaçi theksoi se tani pas aprovimit nga Qeveria të Strategjisë për përmbylljen e procesit të njohjeve, do të rritet koordinimi mes Qeverisë së Republikës së Kosovës, Presidencës, Kuvendit, shoqërisë civile dhe procesi i njohjeve të reja do ta ketë rrjedhën e vet edhe më rezultative. Kryeministri Thaçi dhe Presidentja Jahjaga u pajtuan që të vazhdohet puna e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane, në kuadër të Agjendës Evropiane të Republikës së Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi