Jahjaga: Së bashku jemi më të fortë
Jahjaga: Së bashku jemi më të fortë
Jahjaga: Së bashku jemi më të fortë
Fjala e Presidentes Jahjaga, në koncertin bamirës nën patronazhin e Presidentes dhe të Komandantit të KFOR-it
I nderuari komandant i forcës paqeruajtëse të KFOR- it, në Kosovë, gjeneral Erhard Drews,
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës,
Të nderuar pjesëmarrës,
Qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kjo natë na bashkon të gjithë ne: njerëzit e vullnetit të mirë të vendit tonë dhe miqtë tanë, rreth vlerave tona të përbashkëta – solidaritetit dhe ndihmës mes vete të mirëkuptimit dhe respektimit ndërmjet njerëzve, të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ky koncert bamirësie, që na ka mbledhur së bashku me miqtë tanë, që përkujdesen për një mjedis më të sigurt, KFOR-in, është dëshmi e ruajtjes së traditave, që e kanë bërë vendin tonë madhështor.
Ndërtimi i urave lidhëse mes njerëzve dhe solidaritetit është punë që bëhet çdo ditë dhe ne po dëshmojmë se ndihma për njerëzit në nevojë është virtyti më i lartë njerëzor që na bënë më të fortë, qytetarë të shpresës dhe besimit.
Ashtu siç do të thoshte edhe humanistja e madhe me prejardhje shqiptare, Nëna Terezë “ Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me shumë dashuri.”
Ne po forcojmë shpresën e jetës jo vetëm për gratë në Mitrovicë, por shpresën për secilin qytetar të Republikës së Kosovës, që së bashku të ndërtojmë një jetë të re më të mirë. Një jetë me më shumë begati dhe më shumë dashuri, me më shumë solidaritet mes nesh.
Sonte prej këtu ne po dërgojmë një porosi paqeje dhe mirëkuptimi për të gjithë qytetarët e lirë dhe të barabartë, se në Republikën e Kosovës kanë të drejtat e garantuara, lirinë e lëvizjes dhe përgjegjësi të barabarta për një jetë të dinjitetshme.
Ky koncert bamirësie le të na shërbejë për një mundësi më shumë. Të dëshmojmë se Ne Qytetarët, mundemi dhe duam të ndihmojmë njëri tjetrin dhe duam ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.
Këtë e bëjmë së bashku, duke qenë solidarë dhe duke i ndarë brengat e njëri tjetrit, duke i kuptuar fatet e njerëzve, duke e shtrirë dorën kah njëri-tjetri, sepse mbështetja tek njëri tjetri na dëshmon si shoqëri e ndërgjegjshme, solidare e organizuar, me përgjegjësi civile, duke e ndjerë ngrohtësinë dhe duke iu gjendur të gjithë njerëzve në nevojë.
Ta kthejmë buzëqeshjen e harenë në fytyrat e njerëzve.
Të ngrohim zemrat e njerëzve.
Të ndezim shkëndijën e dritës në shpirtrat e njerëzve.
Së bashku jemi më të fortë.
Së bashku nuk ka çështje që nuk mund t’ia dalim.
Ju faleminderit !

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajmërohet UÇK: Nuk jemi dorëzuar, jemi më të fortë se kurrë
» “Nuk jemi talebanë, jemi shqiptarë”
» Drekojnë së bashku presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi
» Kristaq Shabani:“JEMI TE GJITHË ËNGJËJ... EJANI TË BASHKOJMË KRAHËT TË FLUTUROJMË SË BASHKU”
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi