Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:POETI (ARTISI) – LINDET APO FORMOHET?

Shko poshtë

Ramadan Emini:POETI (ARTISI) – LINDET APO FORMOHET? Empty Ramadan Emini:POETI (ARTISI) – LINDET APO FORMOHET?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2011 11:30 pm

Ramadan Emini:POETI (ARTISI) – LINDET APO FORMOHET? 249597_152607614809207_100001799075412_289896_2664158_nRamadan Emini:POETI (ARTISI) – LINDET APO FORMOHET? 203095_100001799075412_2370030_n
Ramadan Emini:POETI (ARTISI) – LINDET APO FORMOHET?

Kur na thotë autori se ka punuar në dalldinë e frymëzimit, gënjen.
(Genius is tëenty percent inspiration and eighty per cent perspiration.)
Nuk më kujtohet se për cilën prej vjershave të veta, Lamartini shkroi se i kishte lindur vetvetiu, një natë stuhie në pyll. Kur vdiq, u gjendën dorëshkrimet me ndreçjet e variantit, dhe u zbulua se ajo ishte ndoshta vjersha me e “punuar” e gjithë letërsisë franceze.

Kur thotë shkrimtari (ose artisti në përgjithësi) se ka punuar pa e pasur mendjen ne rregullat e procesit, ai do të thotë vetëm se ka punuar pa e ditur se e njihte rregullën. Një fëmijë e flet shumë mirë gjuhën e nënës, por gramatikën ama s’di t’ia shkruajë. Por gramatikani nuk është i vetmi njeri që njeh rregullat e gjuhës, se këto i njeh shumë mirë , pa i ditur, edhe fëmija: gramatikan është vetëm ai që njeh pse e si fëmija e di gjuhën.

Të tregosh se si është shkruar një vepër nuk do të thotë të provosh se është shkruar “mirë”. Poeja thoshte se “tjetër është efekti i veprës e tjetër njohja e procesit”. Kur Kandinski ose Klee na rrëfejnë si pikturojnë, nuk nathonë nëse njëri prej të dyve është më i mirë se tjetri. Kur Mikelanxheloja na thotë se të skalitësh do të thotë të çlirosh nga lënda e tepërt figurën tashmë të skalitur në gurë, nuk na thotë se është më e mirë Mëshira e Vatikanit apo ajo e Rondaninit. Nganjëherë faqet më të shkëlqyera rreth proceseve artistike i kanë shkruar artistë minorë, që realizonin efekte të pakta, por dinin të mendoheshin mirë për proceset e veta: Vazari, Horat, Grinafi, Aaron, Koplandi…
“Autori ishte mirë të vdiste pasi të shkruante, që të mos i pengonte rrugën tekstit. “(Umberto Eco)
(në foto: Umberto Eco)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi