Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vjollca Ibishi:Dashuri e shkruar në letër

Shko poshtë

Vjollca Ibishi:Dashuri e shkruar në letër Empty Vjollca Ibishi:Dashuri e shkruar në letër

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 09, 2011 12:23 pm

Vjollca Ibishi:Dashuri e shkruar në letër Duke_shkruarVjollca Ibishi:Dashuri e shkruar në letër VjollcaIbishi

Vjollca Ibishi:Dashuri e shkruar në letër

Të gjithë ata që kanë dashuruar e dinë çdo të thotë të duash, ta duash dikë e të mos e keshë pranë,të gjithë e dinë çdo te thotë të shkruash një dashuri në letër të bardhë ku askush s'mundet të t'a zhgarravis atë ndjenjë, atë dëshirë të flaktë.
U dridh zemra, u venit edhe një dashuri e tash, tash vizatoj zemren në letrën e bardhë dhe vë kujtimet e jetës, se tash më u shuan edhe gëzimet, lumturia,buzëqrshja edhe qdo gjë që dikur më rrethonte, më përqafonte.Engjulli që pata ai u largua nga unë si prej djallit.
Mbeta në dorë të fatit, në fatin e mëshirës.
Por kot, zemra s'e largon atë djall prej engjulli nga dashuria, për të asgjë nuk do të më ndajë , as edhe ikja e tij veq se më bën të shkoj edhe më afër , dhe më shton dashurinë. As poetët e mëdhenj dhe as pena e argjend nuk do të mund ta shkkruaj një fjalë aq të përshtatshme për dashurinë sepse dashuria nuk është fjatore e kohës.Tani më asgjë s'më ka mbetur veq kjo letër e bardhë që do të shkruaj ca fjalë diku atht e diku mjalt se po më zihet fryma dhe po vdes nga etja për dashuri.
Nuk trembem nesë nuk do të jem pjesë e kësaj bote, as nga vdekja nuk kam frikë por kam frikë se kur të vdes, njeriun që e desha më së shumti nuk do t'më jetë pranë të m'i mbyllë sytë për të fundit herë.Iku engjulli im bashkë me të tjerët e unë mbeta veq dashuri ne letër të djegur në sytë e tij.Le të më quajnë të marrë por unë zemren po e djeg e po e qes në letër që ai një ditë të vijë pas hirit tim, pas hirit të zemres time që ai vet e hapi dikur e që tani nuk e di as edhe ku gjendet.Shpresa thonë vdes e fundit dhe unë këtë pak shpresë e kam, pak buzëqeshje prap duket në sytë e mi, merre ti.... që s'meritove kurrë nga zemra ime as edhe një fije lumturi,ti mizor i kallur para ferrit...
Të gjitha merri veq më thuaj a u ngope ndonjëherë e nëse jo mos kafsho zemra të njoma që ende s'e dinë q'është fjala helm....
Lumturohu, buzëqesh kur të tjerët të të përgëzojnë apo kur të të ngushëllojnë.

Edhe pse faji është jetim këtë here jo, tash është pjellë e imja, edhe lotët edhe brengat të gjithat dua t'i kem afer ndoshta ato do t'më kuptojnë dhe do t'më jenë besnike të jetës.Se ti luajte me një zemer të njomë,një zemër e le pa shpresë, i fute një gozhdë për jetë të jetëve e kjo zemër sonte po digjet dhe veq hiri po mbetet në letër të bardhë, në letër të bardhë një dashuri për ty dhuratë......
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi