Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rigjykimi i Haradinajt me 17 gusht

Shko poshtë

Rigjykimi i Haradinajt me 17 gusht Empty Rigjykimi i Haradinajt me 17 gusht

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 09, 2011 10:17 pm


Rigjykimi i Haradinajt me 17 gusht



Rigjykimi i Haradinajt me 17 gusht Haradinaj,jpg


Në Tribunalin e Hagës sot është mbajtur seanca e radhës dëgjimore në rigjykimin e Kreut të AAK-së Ramush Haradinaj. Në këtë seancë u vendos qe gjykimi të nisë me 17 gusht pasi deri atëherë të gjitha materialet do të jenë të gatshme për të filluar ky proces. Gjithashtu si prokuroria dhe pala mbrojtëse janë pajtuar, qe pas nisjes së Gjykimi seancat të mbahen në baza dy javore, për shkak se gjykatësit janë të angazhuar edhe në proceset tjera. Gjykata nuk ishte në gjendje të bëjë të ditur se sa kohë do të zgjasë procesi gjyqësor.

Ndërkohë anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri në një deklaratë për media, ka thënë se stërzgjatja e këtij procesi është i pakuptimtë. “Për AAK-në, stërzgjatja e këtij procesi është e pakuptimit, shpresojmë që pas fillimit më 17 gusht, procesi i gjykimit të përfundojë shpejtë dhe që edhe njëherë të vërtetohet pafajësia e Ramush Haradinajt, Lah Brahimajt dhe Idriz Balajt”, ka thënë Tahiri.

* * * * * * *

Në Hagë mbahet seancë dëgjimore për Haradinajn

Sipas kalendarit të parashikuar nga Dhoma e Gjykatës së Tribunalit të Hagës, të enjten (sot) më 9 qershor në ora 15:00 do të mbahet seanca e radhës dëgjimore në të cilën do të përcaktohen detaje të fillimit të gjykimit të Ramush Haradinajt dhe dy të akuzuarve të tjerë Idriz Balajt e Lahi Brahimajt.

Rigjykimi i Ramush Haradinajt po pritet me një interesim të madh jo vetëm nga opinioni publik e politik shqiptar në Kosovë por edhe më gjërë për faktin se Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm më 3 prill të vitit 2008 nga trupi Gjykues i kryesuar nga Alfons Orie. Por më 21 korrik të vitit 2010 Gjykata e Apelit mori vendim për rikthim të çështjes “Haradinaj e të tjerët” dhe për rigjykim të pjesshëm. Megjithëse procesi i rigjykimit ishte pritur të fillonte sa më parë, duket se për shkak të procedurave të domosdoshme gjyqësore dhe për shkak të apelimit të shpeshtë në mes të prokurorisë dhe mbrojtjes, deri më tash nuk është caktuar ndonjë datë e saktë e fillimit të gjykimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi