Nga seancat e ndryshem gjyqsore
Nga seancat e ndryshem gjyqsore
Të pafajshëm
Pas disa seancave të mbajtura me dyer të mbyllura, të akuzuarit për disa vepra penale të dhunimit, Gëzim Latifaj e Shkumbin Agushi janë shpallur të pafajshëm, pasi që provat e administruara nuk e kanë dëshmuar fajësinë e tyre
Nga Selvije Bajrami më 26.03.2009 në ora 10:03
Gëzim Latifaj e Shkumbin Agushi janë shpallur të pafajshëm, ndonëse tani e ca muaj janë mbajtur në paraburgim si të akuzuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Ata janë liruar nga akuza në ditën kur edhe është shpallur aktgjykimi në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë nga gjyqtari Raif Emini.
Aktgjykimi është shpallur të mërkurën në zyrën e gjyqtarit Emini, ndërsa familjarët e dy të liruarve nuk mund t’i ndalnin lotët e gëzimit.
“E kam ditë që nuk kanë faj”, dëgjohej zëri i një gruaje në korridorin e Gjykatës.
Të rinjtë Latifaj e Agushi kishin qenë të akuzuar se në bashkëkryerje e kanë detyruar të dëmtuarën A.B. që të kryejë akt seksual me forcë. Madje ata qenë akuzuar se “viktimën” në fjalë e kishin dhunuar në një shtëpi të pabanuar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Sipas aktakuzës, e cila është hedhur në tërësi, Gëzimi kishte hyrë në dhomë të asaj shtëpie dhe e kishte vendosur një pushkë në tavolinë, armë nga e cila A.B. ishte frikësuar derisa Shkumbini akuzohej se në ato çaste e kishte dhunuar atë. Dhunim në këtë rast, sipas aktakuzës, kishte kryer edhe Gëzimi. Ky i fundit madje akuzohej se edhe në tetë raste të tjera e kishte dhunuar të njëjtën vajzë dhe atë duke e kërcënuar se do t’ia vriste vëllaun. Madje në një rast, në banesën e tij, ai akuzohej se i kishte thënë të dëmtuarës “ti e di...” duke aluduar se do të hakmerrej te vëllai i saj. Marrëdhëniet kinse ishin kryer ndërsa një shok i Gëzimit e kishte xhiruar këtë skenë. Gëzimi akuzohej se e kishte përdorur atë incizim për të shantazhaur shumë herë të dëmtuarën, duke i thënë se incizimin do ta publikojë në rast se ajo nuk pranon të bëjë çfarë i ishte kërkuar.
Tërë kjo histori, bazuar në dëshmitë e deponuara në Gjykatë dhe në provat e administruara nga e njëjta Gjykatë, është hedhur poshtë.
Dy protagonistët janë liruar si të pafajshëm, ndërsa me duar të lidhura në korridorin e Gjykatës, përqafoheshin me familjarët e tyre.
Verdikti ka qenë publik, derisa ndjeshmëria e rastit ka bërë që seancat e këtij rasti të mbahen të mbyllura dhe pa praninë e publikut.

Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Mon Oct 12, 2009 10:15 pm, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Kallëzim penal ndaj gjyqtarit Ukë Muçaj dhe prokurorit Ndrecë Dodaj

Nga Jeton Musliu më 30.03.2009 në ora 15:55
Një gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Pejë është paditur nga Njësiti Rajonal për Krime Serioze, sektori Antikorrupsion me akuzën për mit marrje dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Të të njëjtën kohë i njëjti njësit ka paditur edhe një prokuror për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe për marrje të mitos.
Edhe pse policia nuk tregon identitetin e këtyre dy zyrtarëve, nga burime jozyrtare Express ka mësuar se në këtë rast bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës së Qarkut në Pejë, Ukë Muçaj dhe prokurorin në Prokurorinë e Qarkut në këtë qytet, Ndrecë Dodaj.
Hetimet në lidhje me këtë rast nga ky njësit kanë filluar që në vitin 2007 ose saktësisht para 16 muajve.
“Pas zhvillimit të hetimeve të para, janë zbuluar elemente të veprës penale dhe ky hetim ka zgjatë për rreth 16 muaj nën mbikëqyrje të Prokurorit Publik të Kosovës dhe Prokurorisë Publike të Qarkut në Mitrovicë”, sqaron policia në komunikatën për media.
Sipas tyre, kallëzimi penal kundër gjyqtarit dhe prokurorit është dorëzuar me 5 shkurt të këtij viti.
Përveç kësaj, njësiti në fjalë, sipas policisë së rajonit të Pejës, ka zhvilluar hetime të mëtutjeshme për gjyqtarin dhe hetimet kanë rezultuar me dyshime të bazuara për keqpërdorime shtesë të tij dhe nga ana e prokurorit në Prokurorinë e Qarkut Pejë.
“Në lidhje me shkelet e zbuluara është bërë plotësim i kallëzimit penal për të dyshuarin e parë (Gjyqtarin) si dhe për të dyshuarin e tretë (Prokurorin) për shpërdorim të pozitës zyrtare”, sqaron policia.
Ata tregojnë se në hetim ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar i tretë por në mungesë të elementeve të veprës penale, hetimet paraprake kanë përfunduar.
“Rastin e ka proceduar Njësiti Rajonal për Krime Serioze, sektori Antikorrupsion”, sqaron komunikata e Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës.

Shokët e Triumfit akuzojnë Destan Thaçin

Në seancën gjyqësore për vrasjen e policit Triumf Riza janë paraqitur gjashtë dëshmitarë, në mesin e tyre dhe dy të akuzuarit për shpërthimin në lagjen “Dardania”. Mes të tjerash, ata kanë përmendur emra të udhëheqësve policorë si pjesë e bandës mafioze të Enver Sekiraqës
Nga Selvije Bajrami më 24.06.2009 në ora 8:52
Dy të akuzuarit për shpërthimin e gati para dy viteve në lagjen “Dardania”, i cili kishte cak lokalin “Sekiraqa”- Besnik Hasani e Shpend Qerimi - në cilësinë e dëshmitarëve kanë akuzuar ish-komandantin e policisë, Destan Thaçi si pjesë e bandës së personit të shumëkërkuar Enver Sekiraqa.
Këto dëshmi ata i kanë dhënë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në procesin gjyqësor kundër tre të akuzuarve për vrasjen e policit për mbrojtje të afërt Triumf Riza. Të akuzuar për këtë rast janë Arben Berisha, Fitim Avdiu e Agron Emini si dhe tre të tjerë që janë në arrati, Enver Sekiraqa si dhe Rrahim e Ilir Avdullahu.
Dy ish-oficerët e policisë, Hasani e Qerimi janë sjellë në gjykatë me duar të lidhura dhe nën përkujdesjen e forcave të mëdha policore.
Dëshmitari Hasani tha se me policin e ndjerë Triumf Riza ka pasur raporte kolegiale e shoqërore. Si i tillë, Triumf Riza i kishte treguar atij për problemet dhe kërcënimet që kishte pasur nga Enver Sekiraqa.
Të tëra kërcënimet e Sekiraqës, sipas dëshmitarit, kishin ardhur për shkak të problemeve të Triumfit në cilësinë e policit dhe Enver Sekiraqës në anën tjetër dhe jo për ndonjë arsye tjetër.
“Unë kam qenë duke pirë kafe me disa shokë në Ferizaj dhe aty ka ardhë Burim Biba e më ka thënë ‘Ti je shok me Triumfin e unë jam njëri i Sekiraqës, na kemi me vra Triumfin”, ka shpjeguar dëshmitari.
Këtë kërcenim ai ka thënë se e ka lajmëruar në polici dhe për këtë është njoftuar edhe Destan Thaçi në cilësinë e komandantit regjional të Ferizajt si dhe zëvendësi i tij, Mustafë Kllokoqi.
“Ata dy nuk kanë ndërmarrë asgjë për shkak se në bandën e Sekiraqës ka shumë njerëz e në mesin e tyre ka edhe udhëheqës të policisë, e ata janë: Destan Thaçi e Mustafa Kllokoqi”, tha më tej dëshmitari. Për këtë, sipas tij, ka fakte e argumente.
Edhe Shpend Qerimi ka përmendur emrin e Destan Thaçit si të involvuar në rrjetin e Enver Sekiraqës.
Qerimi kishte qenë në Ferizaj kur ishte arrestuar Enver Sekiraqa si i dyshuar për dhunim. Ai ishte arrestuar, ndërsa i ishin gjetur tre telefona me atë rast. Njërin nga ta, sipas tij, nga vendngjarja e kishte zhdukur ish-komandanti për Ferizaj Destan Thaçi.
“Unë e kom intervistu në mënyrë verbale Enver Sekiraqen. Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe e kam shoqëruar për në ambulancë. Gjatë rrugës ai më ka treguar se ka biseduar dhe se e njeh Destan Thaçin”, tha dëshmitari.
Tërë bisedën që dëshmitari e kishte bërë me Enver Sekiraqen ai ka thënë se e ka përshkruar në një raport, të cilin ia ka dorëzuar një polici amerikan të UNMIK-ut.
“Nuk ja kom dhanë atë raport komandantit tim Destan Thaçit për shkak se e kom ditë që ai është me Sekiraqen dhe e kom ditë që Destani është personi që e ka marrë një tel të tijin nga duart e policëve”, sqaroi më tej dëshmitari.
Edhe këtë dëshmitar, i ndjeri Riza e kishte njoftuar për problemet me Sekiraqën. ‘Duke e ndjekur krimin ne kemi me pësuar vetë”, citoi dëshmitari fjalët e të ndjerit Triumf Riza.
Veç dy ish-policëve të cilët ditëve të fundit janë duke u gjykuar për shpërthimin që kishte ngjarë disa javë pas vrasjes së policit Riza, në gjykatore, të martën janë paraqitur edhe nëna dhe motra e të dashurës së Triumfit, Adelina Ismaili.
Ato kanë qëndruar për pak minuta në sallë, pasi që nuk kanë pasur çfarë të shtojnë nga deklarata që e kishin dhënë në shqyrtimin e parë.
Shqyrtimi gjyqësor për këtë rast kishte filluar para tetë muajsh, ndërsa për shkak të disa çështjeve teknike e procedurale ai është shtyrë. Gjyqtari i rastit Mejdi Dehari njoftoi se gjykimi do të rifillojë.
Tre të akuzuarit kanë dëgjuar aktakuzën e prokurorit special Reshat Millaku tetë muaj më parë. Pa e përsëritur prokurori atë që ka në këtë rast, tre të akuzuarit kanë thënë se nuk janë fajtorë.
Arben Berisha edhe njëherë ripërsëriti se i pranon veprimet, pra atë që e ka vrarë Triumf Rizën, mirëpo jo edhe fajësinë. Ai akuzohet se e ka vrarë Triumf Rizën pasi që për një gjë të tillë e kishin shtyrë Enver Sekiraqa si dhe Ilir e Rrahim Abdullahu.
Ish-e dashura e Rrahim Abdullahut si dhe dashnorja aktuale e Enver Sekiraqës, po ashtu kanë dëshmuar të martën në gjykatë.
Kaltrina Berisha, ish-e dashura e Rrahim Abdullahut, ka thënë se e njeh të akuzuarin kryesor Arben Berishën. Ajo ka thënë se në tri apo katër raste ka pirë kafe me të kur ka qenë edhe Rrahimi në atë mes.
Ajo tha se nuk e kishte njohur Triumfin dhe se për vdekjen e tij kishte kuptuar në televizion.
“Kush e vrau Triumfin”, ia kishte dërguar ajo një mesazh Rrahim Abdullahut. “Nuk është punë për ty, këqyri punët e tua’, ia kishte kthyer ai.
Këtë pyetje dëshmitarja ia kishte bërë pasi që, sipas saj, ishte folur në rrethin e saj se vrasjen e ka kryer Enver Sekiraqa me shokë.
E dashura e Enver Sekiraqes, dëshmitarja Besarta Mexhuani ka thënë se vazhdon të ketë kontakte me tashmë të arratisurin. Dëshmitarja në fjalë kishte dhënë shumë detaje në prokurori e polici, mirëpo ato nuk i ka përmendur në seancën gjyqësore. Ajo ka thënë se është takuar me Enver Sekiraqen disa herë pasi që ka dhënë deklaratë në hetuesi.
Seanca e radhës është caktuar më 15 shtator. Mes të tjerash, gjyqtari Mejdi Dehari ka thënë se do të sillet me dhunë dëshmitari Faton Shoshi, i cili në parim ka refuzuar ftesën e rregullt të gjykatës.

Shpallen fajtorë, dënohen me 27 vjet burgim

Fidan Morina
Fahri Ibrahimi, u dënua me 25 vjet për vrasje, dhe me 500 euro për armëmbajtje pa leje, Nazmi Mustafa dhe Hyzdri Ibrahimi, u dënuan me nga një vjet burg me kusht, për ndihmën dhënë dorasit.
Prishtinë, 8 korrik
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të mërkurën, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Marie Ademi, shpalli vendimin përfundimtar ndaj tre të akuzuarave, të cilët u shpallën fajtorë dhe u dënuan me gjithsejtë 27 vjet burg. Kështu, Fahri Ibrahimi (1974) nga Barileva e Prishtinës, i akuzuar për veprat penale vrasje e rëndë dhe vrasje e rëndë në tentativë, u dënua më 25 vjet burg për vrasien e Agim Kurtit dhe plagosjen e Ragip Kurtit, si dhe 500 euro për armëmbajtje pa leje. Hyzdri Ibrahimi (1983) nga Barileva dhe Nazmi Mustafa (1978) nga fshati Koliq i Prishtinës, për ndihmën dhënë dorasit Ibrahimi, u dënuan me nga një vjet burg me kusht. Sipas aktakuzës, i pandehuri Fari Ibrahimi me 27.02.2008 rreth orës 14:40 në fshatin Barilevë të Prishtinës, në vendin e quajtur “Arat e Kurtollve” për shkak të mosmarrëveshjeve pronësorë, ka vrarë Agim Kurtin dhe ka plagosur të vëllain e Agimit, Ragipin, të cilët ishin duke punuar në tokën e tyre. Ndërkaq, të Hyzdri Ibrahimi dhe Hamdi Ibrahimi, i kanë dhënë ndihmë të pandehurit Fahri pas kryerjes së veprave penale. Me vendimin e gjykatës nuk u pajtuan mbrojtësit e të akuzuarve të cilët paralajmëruan ankesë kundër vendimit të kësaj gjykate në afatin e paraparë ligjor.

Ka vazhduar edhe sot procesi gjyqësor kundër pjesëtarëve të 'Grupit të Llapit'

Dy të akuzuarit nga i ashtuquajturi “Grupit të Llapit”, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa kanë deponuar sot dëshmitë e tyre para trupit gjykues në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me ç’rast janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre.
Të akuzuarit, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa, gjatë marrjes në pyetje nga trupi gjykues, dy ndërkombëtarë, një vendor dhe prokurori publik ndërkombëtarë, Robert Dini, kanë deklaruar konform asaj që kishin deklaruar, gjatë procesit në vitin 2003.
Ata duke qartësuar rolin e tyre në UÇK u shprehën se ndjehen të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata qartësuan para trupit gjykues natyrën specifike të të ndaluarve në qendrën e paraburgimit në Llapashticë, për të cilën akuzohen se kishin keqtrajtuar e rrahur të ndaluarit e atëhershëm.
Klientët thanë se ndalesa e tyre kishte për qëllim parandalimin e aktiviteteve të bashkëpunimit të të ndaluarve me forcat e serbe, dhe, në asnjë mënyrë keqtrajtimin e tyre, tha avokati mbrojtës, Bajram Tmava.
Edhe avokati tjetër, mbrojtës Fazli Balaj, tha se klienti i tij Nazif Mehmeti ka pohuar se në qendrën e paraburgimit nuk ka pasë keqtrajtime apo ndonjë torturë.
Lidhur me këtë proces nesër me ftesë të prokurorit publik do të merren në pyetje dëshmitarët, Kamber Hoxha dhe Gani Zuka.

Grupi i Llapit:Dëshmitarët janë kushtëzuar të ndryshojnë dëshminë

Në Gjykatën e Qarkut e në Prishtinë të premten u mbajt vazhdimi i seancës së gjykimit të “Grupit të Llapit”, ku përballë trupit gjykues të kryesuar nga Francesko Floridi ishin ulur të akuzuarit, Rrustem Mustafa-Remi, si dhe Latif Gashi e Nazif Mehmeti.
Fidan Morina
'Dëshmitari i dytë ka qenë i kushtëzuar që ta ndërrojë dëshminë dhe me këtë të kthehet në marrëdhënie pune, si pjesëtarë i SHPK-së. Këto kushtëzime janë bërë nga prokurori i atëhershëm i lëndës që i ka kryer hetimet i cili ka qenë i stafit ndërkombëtarë', tha avokati mbrojtës Bajram Tmava.
Prishtinë, 10 korrik-Në Gjykatën e Qarkut e në Prishtinë të premten u mbajt vazhdimi i seancës së gjykimit të “Grupit të Llapit”, ku përballë trupit gjykues të kryesuar nga Francesko Floridi ishin ulur të akuzuarit, Rrustem Mustafa-Remi, si dhe Latif Gashi e Nazif Mehmeti. Në ditën e sotme dëshmuan Kamber Hoxha dhe Gani Zuka. Këta janë dëshmitarët e parë të këtij procesi. Ata thanë se të ndaluarit që gjendeshin në kampin e paraburgimit, në Llapashticë nuk janë rrahur dhe nuk janë keqtrajtuar nga të akuzuarit, gjë për të cilën ata akuzohen në aktakuzë. Duke qëndruar prapa deklaratave të mëparshme, ata thanë se detyrë e tyre ka qenë përkujdesja ndaj të ndaluarve, sigurimi i ushqimit, sigurimi i shërbimit mjekësor dhe sigurimi i të gjitha kushteve tjera elementare për të burgosurit.
Të ndaluarit nuk janë rrahur e keqtrajtuar
Kamber Hoxha, i cili në atë kohë ishte në funksionin e gardianit, në Shtabin e Përgjithshëm të Zonës Operative të Llapit, dëshmoi se të ndaluarit, numri i të cilëve sipas dëshmitarit sillej nga 10 deri në 13, gjatë ditës angazhoheshin në kryerjen e ndonjë punë, siç ishte prerja e drurëve në pyll etj. “Ka qenë një dhomë ku kanë pushuar, dhoma ka qenë e gëlqerosur, ka pasur dritare për ajrosje, ndërsa gjatë ditës, të ndaluarit janë angazhuar në ndonjë punë, si prerje të drurëve dhe disa punë të lehta”, tha Hoxha, duke shtuar se familjarët e të ndaluarve dhe Kryqi i Kuq kishin mundësi t’i vizitonin ata në këtë qendër, pa ndonjë problem, ndërkohë që kishin edhe përkujdesjen mjekësore dhe se nuk ishin të izoluar brenda dhomës, por ndodheshin nën masat e njëjta të sigurisë me ushtarët e UÇK-së së asaj zone. Hoxha tha se deri në vitin 1990, kishte punuar gardian në burgun e qarkut, në Prishtinë, ku më pas ishte dëbuar nga puna. Në muajin shkurt të vitit 1999 ishte kyçur në UÇK, ku përsëri punonte si gardian, në qendrën e paraburgimit në Llapashticë, ndërkohë që pas luftës fillimisht kishte punuar si gardian në burgun e Prishtinës, por pas dëshmive të para të dhëna në lidhje me këtë rast, ishte transferuar në burgun e Lipjanit, ku më pas ishte larguar. Mirëpo ai nuk sqaroi rrethanat të cilat e kishin shtyrë atë të merrte vendimin për tu larguar nga vendi i punës. Ndërkaq dëshmitari tjetër, Gani Zuka, theksoi se ai vazhdimisht ishte në shërbim të të ndaluarve, në kampin e paraburgimit, në Llapashticë, duke iu ofruar atyre ushqim, elemente higjienike dhe gjithçka tjetër që ata kishin kërkuar.Kthimi në punë, kusht për të dëshmuar të pavërtetën!(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së shtunë të gazetës "Bota sot)

Procesi, 'Grupi i Llapit', dëgjohen pesë dëshmitarë

Sot, në gjykatën e qarkut në Prishtinë në seancën gjyqësore kundër “Grupit të Llapit” u dëgjuan pesë dëshmitarët e prokurorisë të cilët nuk vërtetuan tezat e akuzës për të cilat ngarkohen Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Memhmeti. Akuzat i ngarkojnë ata për keqtrajtim të të ndaluarve në qendrën e paraburgimit në Llapashticë, Koliq e Bajgorë. Njëri nga avokatët mbrojtës të të akuzuarve, Mexhid Syla, kërkoi nga trupi gjykues që të lexohen deklaratat e dhëna të dëshmitarëve gjatë vitit 2003 para gjykatësit hetues. Dëshmitarët Sabri Gashi, Rifat Ejupi dhe Naip Gubetini, konfirmuan deklaratat e dhëna gjatë asaj periudhe.
Dëshmitari, Kapllan Parduzi, pasi konfirmoi deklaratën e dhënë në qershor të 2003, foli për rrethanat tensionuese gjatë marrjes në pyetje nga ana e gjykatësit hetues në atë kohë. Ai tha që pjesën dërmuese të shërbimit të tij si vullnetarë në UÇK e ka bërë nën komandën e Nuredin Ibishit. Dëshmitari i pestë i prokurorisë, Nuredin Ibishi, është marrë në pyetje nga trupi gjykues, prokuroria dhe avokatët mbrojtës rreth tre orë. Ai i konfirmoi deklaratat e dhëna në vitin 2003, por foli edhe për gjendjen e rëndë të popullatës e cila qëndronte në qiell të hapur, sigurimi i ushqimit dhe sigurinë e tyre nga forcat e rregullta e paramilitare serbe.
Ndërsa, sa i përket qendrës së paraburgimit në Llapashticë dhe Bajgorë, Ibishi tha se ka qenë vendim i Shtabit të Përgjithshëm që të ndalurit të mos keqtrajtohen, t’iu kushtohet vëmendje sikurse ushqimit dhe kushteve të tyre të jetesës. Sa i përket ndalimit të pylltarit, Millan Stankoviq, ai tha se forcat serbe përdornin pylltarët që të zbulonin vendndodhjen e ushtarëve të UÇK-së apo popullatës civile e më pas i vritnin dhe i masakronin ata.Avokati mbrojtës, Mexhid Syla, tha se as pesë dëshmitarët e sotëm nuk vërtetuan tezat e akuzës.
“Tre dëshmitarëve iu lexuan dëshmitë e dhëna në seancën kryesore të vitit 2003. Edhe në ato dëshmi nuk i kanë mbrojtë tezat e akuzës, por përkundrazi i kanë hedhë poshtë tezat e akuzës. Ndërsa, dëshmitari Nuredin Ibishi, i cili sot u mor në pyetje shumë gjatë në mënyrë shumë bindëse dhe të qartë i ka hedhë tezat e akuzës se ka ndodhë diçka ashtu siç pretendon akuza”, ka deklaruar avokati Syla.Kryetari i trupit gjykues, Françesko Florid, ka marrë vendim që nesër të akuzuarve t’iu hiqen masat e mbetura nga aktakuza e kaluar. Atyre do t’iu kthehen dokumentet e udhëtimit.Të mërkurën e ardhshme trupi gjykues së bashku me avokatët mbrojtës do të caktojnë listën e dëshmitarëve.Gjykimi pritet të vazhdojë në fund të gushtit apo fillim të shtatorit.

Dëshmon Leka
Dëshmon Leka
Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së në Llap, Nuredin Ibishi, tha se dy herë ka vizituar shtëpinë e ndalimit në Llapashticë. Të burgosurit, sipas tij, kanë pasur kushte të njëjta me ushtarët e UÇK-së
Nga Selvije Bajrami më 16.07.2009 në ora 9:13
Nuredin Ibishi, i njohur gjatë luftës në Kosovë si “Leka”, për më shumë se dy orë është marrë në pyetje në procesin gjyqësor kundër tre bashkëluftëtarëve të tij, Rrustem Mustafës, Latif Gashit e Nazif Mehmetit.
Ish-shefi i Shtabit të Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tashmë këshilltar i lartë në Komisionin parlamentar për siguri në Kuvendin e Kosovës, Nuredin Ibishi, në fillim të dëshmisë së tij, konfirmoi deklaratat e dhëna në vitin 2002 e 2003, ndërsa filloi me rrëfimin e tij prej kohës kur edhe i është bashkangjitur UÇK-së.
Fillimi i tij në UÇK kishte qenë në vitin 1998. Në këtë kohë, ai tha se ka trajnuar ushtarët e UÇK-së lidhur me luftën dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Dëshmitari fillimisht tha se kishte qenë në fshatin Zabërgjë të Shalës së Bajgorës për t’u bërë më vonë komandant i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”. Në fund të 1998-s, Ibishi tha se është bërë shef i Shtabit të UÇK-së në Llap.
Nëse unë ua përshkruaj plagosjen time, do ta kuptoni se pse kam shërbyer në disa detyra. Nuk e di se në cilën ushtri të botës shefi i Shtabit plagoset në vijën e parë të frontit. Kështu ka ndodhur edhe me komandantin e Zonës, zëvendësin e tij. Për këtë kemi pasur shumë detyra, sepse kemi qenë vullnetarë, e jo ushtri e rregullt e gatshme për luftime”, tha në dëshminë e tij ish-Komandant Leka.
Në fshatin Llapashticë, në shtëpinë e ndalimit të të cilit fshat tre të akuzuarit akuzohen se kanë rrahur e maltretuar të ndaluarit, Ibishi tha se ka qenë vetëm dy herë.
“Një herë kam shkuar me familjen e një të ndaluari. Nuk po ia përmend emrin, por nëse doni, ua dërgoj me shkrim emrin e tij. Aty e kam takuar atë person. Rasti i dytë, kam shkuar të vizitoj vendin ku mbaheshin të ndaluarit. Ka qenë mbrëmje dhe për këtë nuk i kam vizituar të ndaluarit”, tha më tej Nuredin Ibishi.
Vendin ku gjatë luftës ishin mbajtur personat që në një formë apo tjetër kishin penguar luftën e UÇK-së, Ibishi tha se nuk mund ta përshkruaj në mënyrë specifike, mirëpo, sipas tij, ata i kanë pasur kushtet e njëjta sikurse të ushtarëve.
“Deklaratat për kushtet e të ndaluarve e bazoj në raportet e Policisë Ushtarake. Në një kërkesë të Nazif Mehmetit për përmirësimin e kushteve, kërkohej përmirësimi si për të ndaluarit, ashtu edhe për ushtarët”, sqaroi Ibishi.
Për shtëpinë e ndalimit në Koliq, Nuredin Ibishi tha se nuk ka njohuri. Për rrahjet dhe torturat në këtë shtëpi akuzohen Latif Gashi e Rruste Mustafa, i njohur si Remi.
Gashi akuzohet edhe për rrahjen dhe maltretimin e serbit Millovan Stankoviq.
“Millovan Stankoviqi ka ardhur në pozicionet tona, ka nxjerrë armën, e ka drejtuar nga ushtarët. Ka qenë fat që nuk ka ndodhur më e keqja, sepse ushtarët nuk kanë ditur të flasin serbisht dhe ka mundur të ndodhë diçka’, deklaroi dëshmitari Ibishi.
Stankoviq me rroba pylltari, sipas tij, ishte ndalur dhe dërguar në Bajgorë. Pylltarët serbë, sipas dëshmitarit, ishin shfrytëzuar asokohe nga forcat serbe me qëllim të zbulimit të pozicioneve të UÇK-së.
“Lirimi i Stankoviqit është vonuar për shkak të betejave. Por pasi i kemi marrë informatat nga popullata se ai nuk ka qenë i involvuar në dhënien e informatave, është liruar, e kemi përcjellë deri në autobus dhe kur ka shkuar, ka deklaruar për gazetat serbe se sjelljet e UÇK-së kanë qenë të mira, por më vonë ai është instrumentalizuar për interesat e regjimit”, tha Ibishi.
Veç tij, në seancën e së mërkurës janë paraqitur shkurt edhe dëshmitarët Kapllan Parduzi, Sabri Gashi e Rifat Ejupi.
Me kërkesë të avokatëve, gjatë të enjtes pritet të merret vendimi për kthimin e dokumenteve të udhëtimit të të akuzuarve. Dokumentet tre të akuzuarve iu patën marrë në vitin 2005 në kohën kur ata qenë liruar nga paraburgimi.
Vazhdimi i këtij rasti, sipas gjyqtarit Francesko Florit, do të jetë në fund të gushtit.

Gjyqtarin e pret burgu
Gjyqtarin e pret burgu
Shefqet Xhelili, ish-Kryetar i Gjykatës Komunale të Gjilanit, është dënuar me gjashtë muaj burg. Ai është gjetur fajtor për nxjerrjen e vendimeve të kundërligjshme gjyqësore në lidhje me kontestet pronësore. Vendimi është i formës së prerë dhe dërgimi i tij në burg është vetëm çështje procedurale.
Nga Selvje Bajrami
Shefqet Xhelili (54) nga Gjilani, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të këtij qyteti, do të bëjë së shpejti një “vizitë” gjashtëmuajshe në Burgun e Dubravës. Vizita këtë herë nuk do të jetë rutinore dhe aq e lirshme.
Xhelili tash do të shkojë i prangosur, në cilësinë e të dënuarit me burgim për shkak të allashveresheve me prona të paluajtshme që i kishte bërë në kohën sa ishte kryetar i Gjykatës Komunale të Gjilanit.
Kështu ka vendosur Gjykata e Qarkut në Prishtinë, pasi e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, e cila e kishte dënuar ish-kryetarin Shefqet Xhelilin me gjashtë muaj burgim për shkak të veprës penale nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore.
Në Gjykatën Komunale të Prishtinës ai qe dënuar në qershor të vitit 2006 nga gjyqtari Hamdi Ibrahimi, ndërsa plotfuqishmëria e vendimit është bërë muajin e fundit nga kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, i udhëhequr nga gjyqtari Isak Ademi.
Me këtë vërtetim nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, ky dënim prej gjashtë muajsh tashmë është i formës së prerë dhe vetëm pritet që lënda të bartet në Gjykatën Komunale të Gjilanit, e cila do të lëshojë vendim për ekzekutimin e burgimit.
“Jam në dijeni që është dënuar, por jo edhe që është bërë vendimi i plotfuqishëm. Ende në gjykatë nuk na ka ardhur ajo lëndë. Nga momenti që vjen ne i kemi tri ditë afat ligjor që ta kompletojmë lëndën dhe ta dërgojmë ftesën për vuajtje të dënimit”, tha për Express kryetari i Gjykatës Komunale në Gjilan, Mursel Ahmeti.
Ish-kryetari Xhelili, sipas dispozitivit të aktakuzës së Prokurorisë, i cili është vërtetuar, me 20 janar të vitit 2004 si kryetar në Gjykatën Komunale të Gjilanit në çështjen jashtë kontestimore sipas propozimit të Stojanoviq Jovan, Stpjanoviq Stojadin, Stojanoviq Aleksander dhe Stojanoviq Trajanka kishte nxjerrë aktvendimin me nr 79/2003 për të bërë ndarjen fizike të paluajtshmërisë që i referohet 30 ngastrave kadastrale, që gjendeshin kryesisht në kadastrin e Komunës së Gjilanit (me sipërfaqe prej 20 hektarësh). Por, kjo pasuri me një vendim të Komisionit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe të Ujërave të Qeverisë së Serbisë me nr. 463-4/91 u ishte kthyer propozuesve si edhe tani të dëmtuarve: Stjonkoviq Qehomir, PAvle, Stojanka dhe Zlata si dhe Sllavisha Tasiq, Kruna, Radoslab, Mitra dhe TAsiq Mirosllav.
Për të gjitha këto vendime kishte qenë në dijeni ish-kryetari i gjykatës Shefqet Xhelili. Të dëmtuarit e lartpërmendur në po të njëjtën gjykatë kishin paraqitur propozimin për ndarjen fizike të pasurisë së paluajtshme e cila atyre u ishte kthyer me aktvendimin nr. 463-4/91 të datës 3 shtator 1992 dhe se paraprakisht me aktvendimin Nr. 29/2003 të datës 18 dhjetor 2003 e kishte refuzuar propozimin e tani të dëmtuarve për ndarjen fizike të kësaj pasurie të paluajtshme
Por, kjo nuk i ka penguar fare Xhelilit, i cili edhe pse kishte qenë në dijeni se tani të dëmtuarit kishin ushtruar ankesë kundër aktvendimit të 2003-ës, të cilin vendim e kishte nxjerrë vetë ai, ai nuk ka pritur fare vendimin e Gjykatës së Qarkut në Gjilan për të vendosur për ankesën si gjykatë e shkallës së dytë.
Si “zot” shtëpie në Gjykatën Komunale të Gjilanit, pa e pritur fare vendimin e gjykatës së shkallës së dytë, Shefqet Xhelili kishte nxjerrë edhe një vendim tjetër me nr. 79/2003 me 20 janar 2004, me të cilin kishte vendosur që të bëhej ndarja fizike e pasurisë së paluajtshme në emër të propozuesve Stojanoviq Jovan, Stojadin, Aleksander dhe Stojanoviq Trajka dhe në dëm të tani të dëmtuarve Stajnokoviq Qedomit, Pavle, Stojanka, Zlata si dhe Tasiq Sllavisha, Kruna, Radoslav, Mitra dhe Tasiq Mirosllav.
Për këtë të gjitha këto dallavere me vendime të kundërligjshme, instancat më të larta gjyqësore kanë vendosur ta dënojnë me vendim të formës së prerë, me burgim prej gjashtë muajve, ish kryetarin e Gjykatës Komunale të Gjilanit, Shefqet Xhelilin.

Pesë vjet vrapim për 500 euro!
Pesë vjet vrapim për 500 euro!
Nga B. Frangu
Pas pesë vjet përpjekjesh e endjesh nëpër dyert e gjykatës, profesori i biologjisë nga Ferizaj, Hasan Selimi e ka detyruar Gjykatën Komunale të Ferizajt të vendosë për të drejtën e tij. Të martën, kjo gjykatë ka marrë vendim me të cilin i njihet e drejta profesorit të biologjisë, i cili ka kërkuar kompensimin e të ardhurave në bazë të kontratës së punës, gjë e cila i ishte mohuar nga Drejtoria e Arsimit, ndërsa po punonte si profesor i biologjisë në shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj.
“Drejtoria Komunale e Arsimit në Ferizaj ka shkelur rregulloren e punës mbi arsimin e mesëm”, thuhet ndër të tjera në vendimin e nënshkruar nga gjyqtarja Nazmije Ibrahimi. Në këtë mënyrë profesorit të biologjisë, Hasan Selimit, i bëhet e mundur që t’i kompensohet pagesa në vlerë prej 530 eurove, pa llogaritur këtu kamatën prej 2.5 për qind. Deri te realizimi i të drejtës së tij, profesor Hasani është dashur të marrë pjesë në 6 seanca në Gjykatën Komunale të Ferizajt dhe në 2 seanca në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Gjatë këtyre pesë viteve, profesori i biologjisë nuk ka lënë derë të institucioneve pa trokitur, përfshirë këtu edhe institucionet më të larta të Kosovës.
“E kam ditur që në fillim se nuk ia vlen barra qiranë, por kam dashur ta kërkoj të drejtën time deri në fund. Ndihem i lehtësuar nga fakti se të gjitha institucionet kanë dashur ta injorojnë kërkesën time. Rasti im tregon se sa zor është ta realizosh të drejtën në Kosovë”, thotë për “Express” profesori i biologjisë, Hasan Selimi.
Dhe duket ashiqare se po të mos ishin ankesat e tij të drejtuara institucioneve më të larta, madje edhe vetë gjykatëses së lëndës dhe kryetarit të gjykatës, lënda e tij do të përfundonte si shumica e lëndëve tjera që flenë me vite në Gjykatën Komunale të Ferizajt.

14 vjet burg për ish-kampionin e boksit, Bashkim Berisha

Gjenevë, 21 gusht
Ish-kampioni zviceran i boksit tajlandez, Bashkim Berisha, dje iu është përgjigjur akuzave për vrasjen e një maqedonasi në një parking në Dübendorf të kantoninit të Zurihut. Në fund të këtij procesi Berisha u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet heqje lirie. Berisha akuzohej për një vrasje që kishte ndodhur në vitin 2005, por ai kurrë nuk e kishte pranuar se e ka vrarë me dashje maqedonasin. Sipas Berishës, akti ka ndodhur në momentin kur ky kishte tentuar t’i hiqte armën nga dora viktimës dhe pa dashje pistoleta kishte shkrepur, duke e lënë të vrarë.
Pas vdekjes së shtetasit maqedonas, Bashkim Berisha kishte mundur të lëshonte Zvicrën dhe ishte strehuar në Kosovë. Ai ishte arrestuar në Kosovë në tetor të vitit 2005, ndërsa në vitin 2007 ishte ekstraduar nga Kosova në Zvicër
N. MALIQI

Nis rigjykimi i ‘Grupit të Llapit’
Nis rigjykimi i ‘Grupit të Llapit’
Pas një pauze gati dy muajsh ka rifilluar sot procesi gjyqësor ndaj grupit të Llapit. sot në gjykatën e qarkut në Prishtinë para trupit gjykues kanë dëshmuar tre dëshmitarë. Për me shume se tri orë tre prej udhëheqësve të luftës së UÇK-së, në Zonën e Operative të Llapit kanë dëshmuar para trupit gjykues për luftën e drejtë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në pyetjet e gjyqtarit të EULEXIT Francesko Frodi, por edhe të prokurorit, në një seancë ta hapur në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, që të tre ndaras, kanë deklaruar se UÇK nuk ka bërë krime por ka mbrojtur popullatën civile. Procesi gjyqësor ndaj tre udhëheqësve të UÇK-së do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, ku para trupit gjykues do të paraqitën edhe dëshmitarë të tjerë. Ndryshe, fillimi i rigjykimit të deputetit të Kuvendit Rrustem Mustafa,dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Latif Gashi e Nazif Mehmeti, ka të bëjë me akuzat për kryerjen e veprës penale - trajtim jo njerëzor të civilëve gjatë luftës së fundit, ndërsa në mungesë të provave, Prokuroria ka hequr dorë nga akuza për vrasje.

Rasti Sekiraça: 50 vjet burg për kolegët e Rizës

Gjykata e Qarkut të Prishtinë e zhvendosur në Burgun e Dubravës ka dënuar me 50 vjet burg një ish-pjesëtarë të policisë dhe një ish pjesëtari të TMK-së, të akuzuar për shpërthimin e para dy viteve në lagjen “Dardania” në Prishtinë ku cak kishte qenë lokali “Sekiraqa”.
Me këtë rast, gjyqtari i EULEX-it ka dënuar ish-policin Besnik Hasani me 25 vjet burg, Shpend Qerimin me 25 vjet burg, ndërsa në mungesë të provave është liruar Nysret Qena ish pjesëtar i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.Ata janë akuzuar për vrasje në tentativë si dhe të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Tre ish-punonjësit e sigurisë akuzohen se kanë qenë ata që kanë organizuar shpërthimin në lagjen “Dardania”. Në shpërthimin e ngjarë mëngjesin e 24 shtatorit të vitit 2007 patën gjetur vdekjen dy persona, u patën plagosur njëmbëdhjetë të tjerë ndërsa u patën shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas aktakuzës, cak i këtij shpërthimi kishte qenë lokali “Sekiraqa”, pronar i të cilit është i shumëkërkuari Enver Sekiraqa.
Shpërthimi pati ndodhur disa ditë pas vrasjes së policit për mbrojtje të afërme Triumf Riza. Ky i fundit qe vrarë ndërsa në shkresat e lëndës së të akuzuarve për këtë vrasje thuhet se prapa vrasjes qëndron Enver Sekiraqa.

Kështu u dënua Hasani
Kështu u dënua Hasani
Me arsyetimin se në momentin e vrasjes së vajzës së tij 16-vjeçare, Hasan Raci ka vepruar në afekt mendor, Gjykata e Qarkut në Pejë e ka dënuar atë vetëm për armëmbajtje pa leje. Expressi sjell pikat kryesore të këtij aktgjykimi, i cili është i mbështetur në dëshminë e vrasësit, gruas e djalit të tij dhe mjekëve të Neuropsikiatrisë
Nga Jeton Musliu
Në emër të popullit, Gjykata e Qarkut në Pejë dënoi me dy vjet mbrojtje në liri, Hasan Racin, 37 vjeç, i cili vrau të bijën L.H. rreth 16 vjeçe (saktësisht 15 vjeç e 4 muaj e 9 ditë), nxënëse e klasës së tetë të shkollës fillore. I njëjti trup gjykues, këtij personi, pas gjashtë muajsh të mbajtjes në paraburgim, i ndërprenë këtë masë ndalimi duke i mundësuar atij që të shëtisë lirshëm.
Pas këtij vendimi, Hasan Raci, tre muaj më vonë, vret kushëririn e tij, Mensurin, 21 vjeç nga Siçeva e Klinës. Expressi ka siguruar të plotë këtë aktgjykim të trupit gjykues, ku dënimin e shqiptuar me dy vjet burg ndaj Hasan Racit për vrasjen e së bijës së mitur, ata e bazojnë në katër shtylla kryesore.
E para është ekspertiza e tre mjekëve neuropsikiatër, të cilët kanë shkruar në raportin e tyre se vrasësi, në momentin e kryerjes së krimit ka qenë në afekt të rëndë mendor. Në këtë rast përfshihen edhe fotoalbumet e vendit të ngjarjes, autopsia, skicat, gëzhojat e plumbave të shkrepur, arma etj.
Pika e dytë është dëshmia e gruas së Hasanit, H.R. respektivisht nëna e viktimës, e cila deklaron se fjalët që ia ka thënë vajza babait të vet në atë moment, nuk do t’i duronte as ajo. Dhe pika e tretë është dëshmia e djalit të tyre, L.R. respektivisht vëllait të viktimës, i cili ka deklaruar se ka qenë në korridor dhe ka dëgjuar bisedën e bërë nga vajza e mitur me babanë e saj.
Gjithçka që shkruan në aktgjykim në lidhje me faktet e mundshme të ofruara nga prokurori i çështjes, Gëzim Kollçaku, është fjala e tij përfundimtare, ku ai ka mbetur në tërësi pranë akuzës së ngritur, ku përveç aktakuzës për armëmbajtje pa leje, këtë vrasje ai e cilëson si vepër të rëndë penale.
Kështu, me këtë aktgjykim, paneli i gjykatës i përbërë prej Ukë Muçajt, kryetar, Sejdi Blakajt anëtar, dhe porotëve Hasan Morina, Shaban Tahirbegolli e Hasan Berisha, e dënojnë vrasësin Hasan Raci me dy vjet burg, mbrojtje në liri.
Dita e vrasjes
Ky trup gjykues e ka gjetur fajtor Hasan Racin për vrasjen e së bijës ngase në ditën e mërkurë të datës 17 dhjetor 2008, rreth orës 19 e 35 minuta, në momentin e kryerjes së veprës penale, ai është vënë në gjendje të afektit dhe tronditjes së rëndë mendore, nga vajza e tij 16-vjeçare.
“...I vënë pa fajin e tij në gjendje të tronditjes së fortë mendore të shkaktuara nga fyerjet e rënda të së ndjerës L.H. ai e privon nga jeta vajzën e tij, tani të ndjerën 15-vjeçare...”, vazhdon më tej arsyetimi i këtij aktgjykimi. “...Në natën kritike kur i akuzuari kthehet në shtëpi, njoftohet se tani e ndjera, e cila kishte dalë nga shtëpia pa lajmëruar askënd, 2 apo 3 orë më parë dhe ende nuk ishte kthyer...”, thuhet në këtë dokument.
Për këtë arsye, i akuzuari (Hasan Raci) del në oborrin e shtëpisë me qëllim që ta kërkojë të bijën, por në këtë rast ai vëren çantën e vajzës së tij me rroba, e cila hidhet nga rruga në oborr. Sipas versionit zyrtar, Hasani e hap derën e oborrit, e cila ndodhej e mbyllur dhe e pyet tash të ndjerën se ku qenë deri në atë kohë, duke filluar në këtë mënyrë një mosmarrëveshje verbale.
“...Aty tash e ndjera i thotë të atit se ‘unë ty nuk të pyes kur dal e kur kthehem’, unë ty nuk të kam babë, ti nuk mund të më ndalesh, unë kur dua dal, ti je qen, pis’ dhe e shan dy tre herë, e pështyn disa herë...”, citohen në aktgjykim fjalët e së ndjerës L.H. të thëna pak para momentit të vrasjes. Në këtë moment, dokumenti shkruan se i akuzuari, Hasani, i vënë në gjendje të afektit mendor, esencialisht të zvogëluar e afër pa përgjegjshmërisë së tij, nxjerr nga brezi revolen TT M-57, kalibri 7.62 mm dhe shtie disa herë në drejtim të së bijës.
“...E qëllon gjashtë herë në pjesën e përparme të trupit, në abdomen (bark) dhe një herë në pjesën e majtë të gjoksit, e si pasojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme trupore, ajo menjëherë vdes...”, vazhdon më tej aktgjykimi duke e cilësuar këtë vrasje si “vepër penale të vrasjes së kryer në gjendje të afektit mendor nga neni 148 të KPK-së”. Në këtë dokument më poshtë sqarohet dhe vepra penale të mbajtjes në pronësi të armëve pa leje, e cila i konfiskohet nga policia.
Shqyrtimi i rastit
Pasi ka shqyrtuar provat, ekspertizën e mjekëve, ka dëgjuar dëshmitarët që përveç vrasësit janë nëna dhe vëllai i viktimës, trupi gjykues ka vendosur që ta arsyetojë tronditjen e fortë mendore të Hasanit, nga fjalët e vajzës së tij. “...Duke vlerësuar mbrojtjen e të akuzuarit Hasan Raci, gjykata ka ardhur në përfundim se aprovimi i mbrojtjes së tij ka të bëjë sa i përket veprimeve për të privuar nga jeta vajzën e tij, tash të ndjerën L.H. për arsye dhe rrethana të cekura më lart dhe nuk e ka aprovuar mbrojtjen se revolen e ka mbajtur për shkaqe sigurie...”, shkruan në aktgjykimin e këtij paneli gjyqtarësh.
Në këtë mënyrë, gjykata aprovon pjesërisht kërkesën e avokatit mbrojtës, Haxhi Çekaj, i cili sipas dokumentit, ka propozuar që klienti i tij të lirohet nga akuza për veprën penale, pika 1 (vrasjen e së bijës), duke pasur parasysh se Hasan Raci ka vepruar në gjendje papërgjegjshmërisë, duke marrë parasysh edhe konstatimin e tre mjekëve.
“...Sa i përket veprës penale të mbajtjes pa autorizim të armës, kundër të akuzuarit, t’i shqiptohet një dënim sa më i butë...”, citohet në këtë aktgjykim kërkesa e avokatit Haxhi Çekaj.
“...Gjykata nuk ka aprovuar propozimin e mbrojtësit që i akuzuari të lirohet nga akuza me arsyetimin se ditën kritike ka qenë në gjendje të papërgjegjshme, ngase ndryshe kanë dhënë deklarimin tyre ekspertët...”, shkruan në dokument. Krejt në fund, gjykata e rrëzon pretendimin e prokurorit duke mos e cilësuar këtë vepër penale si vrasje të rëndë, por vetëm si vrasje e kryer nën afekt mendor.
“...Pasi Hasan Raci nuk ka dashur ta kryejë këtë veprim, por trupi gjykues nxjerr përfundimin se ky person është fajtor për veprën penale të vrasjes të kryer në gjendje të afektit mendor (neni 148 të KPK)...”, thuhet në aktgjykim. Gjykata sqaron se ka vlerësuar të gjitha rrethanat lehtësuese dhe rënduese të parapara me nenin përkatës (...), në lidhje me këtë çështje, nuk ka gjetur asnjë rrethanë rënduese, përkundër që ka konstatuar disa rrethana lehtësuese.
“...Rrethanat lehtësuese janë se i akuzuari nuk ka qenë më parë i dënuar, është familjar, baba i 3 fëmijëve, i varfër, sjellje korrekte para gjykatës dhe i penduar...” arsyeton trupi gjykues për këtë rast. Krejt në fund, gjykata thotë të jetë e bindur se këto dënime janë në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të veprave penale të kryera dhe shkallës së përgjegjësisë penale të këtij të akuzuari. “..Me këto dënime do të arrihet qëllimi i dënimit kundër të akuzuarit, i paraparë me nenin 34 pika 1 e 2 të KPK-së”.
Dëshmia e nënës
Pasi shpjegon gjendjen familjare se jetojnë në bashkësi, se burri i saj Hasani nuk ka qenë i dhunshëm, as me të, as me fëmijët, se në natën kritike kanë qenë mysafirë dhe djali i tyre i ka lajmëruar se vajza nuk është në shtëpi dhe pas ardhjes së tyre, nëna e viktimës, H.R. rrëfen momentin kritik. Ajo ka treguar para trupit gjykues se atë natë ka qenë në ballkon të shtëpisë nga ku nuk ka mundur t’i shikojë Hasanin dhe të bijën, por e ka dëgjuar bisedën e tyre. Sipas dokumentit, ajo përsërit pothuajse të njëjtat fjalë të thëna nga burri i saj, duke shtuar se nuk do ta duronte as vetë të bijën nëse do t’ia thoshte ato fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo nuk kërkon dëmshpërblim, nuk e ndjek burrin penalisht, por deklaron se do të vazhdojë jetën sërish me burrin e saj.
Dëshmia e vëllait të viktimës
L.R. është vëllai i së ndjerës. Në natën kritike, sipas dëshmisë së tij, babai dhe nëna kanë qenë mysafirë. Ai e ka njoftuar babanë se motra nuk është në shtëpi. Në momentin kritik kur ka ndodhur fjalosja ndërmjet viktimës dhe babait të saj, vëllai i së ndjerës ka deklaruar se ka qenë në korridor të shtëpisë. Ai përmend sharjet e njëjta që motra i ka drejtuar babait dhe më vonë ka dëgjuar disa të shtëna. Kur ka dalë menjëherë në oborr, ka parë të motrën e shtrirë për tokë dhe babanë duke u larguar me veturë.
Aktgjykimi
Për veprën penale në pikën 1 të diapozitivit me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vjetësh, në këtë dënim llogaritet koha e kaluar në paraburgim me datën 17.12.08, gjer me datën 22.04.09. Për veprën penale në pikën 2 të diapozitivit me dënim me gjobë në shumë prej 450 euro, afati i pagimit të dënimit me gjobë prej 3 muaj, e në rast të mospagimit të dënimit me gjobë, do të zëvendësohet me dënim me burgim duke llogaritur çdo ditë burgu nga 15 euro. Kundër të akuzuarit konfiskohet arma dhe municioni dhe atë një revole e tipit TT, M-57, prodhim jugosllav, kalibri 7.62 mm me nr. serik 0B665si dhe një karikator. I akuzuari Hasan Raci obligohet që t’i paguajë shpenzimet e gjykatës në emër të paushallit gjyqësor me shumën prej 100 euro si dhe në emër të shpenzimeve të procedurës penale për ekspertim shumën prej 306 euro e 60 centë, të tëra këto në afat prej 15 ditësh pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.
Prokuroria
Pavarësisht dënimit të shqiptuar nga Gjykata, Prokuroria në këtë çështje nuk ka bërë asnjë ankesë. Arsyeja, sipas Flamur Kelmendit, kryeprokuror në Prokurorinë Publike në Pejë, është se në këtë çështje është bërë një lëshim procedural (thënë thjesht është pështjellë dosja) dhe për këtë arsye, afatet ligjore për ankesë kanë përfunduar dhe dënimi i shpallur për këtë rast është çështje e kryer.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
'Grupi i Gjilanit': Jemi të pafajshëm
'Grupi i Gjilanit': Jemi të pafajshëm
Katër pjesëtarë të ish UÇK-së, të të ashtuquajturit 'Grupi i Gjilanit', kanë mohuar sot akuzat për vrasje të civilëve gjatë gjysmës së dytë të vitit 1999.
Të akuzuarit Ferat Hajdari(33), Selimon Sadiku(40) dhe Burim Fazliu(29) kanë thënë para Gjykatës së Qarkut për Krime Lufte në Beograd, se ata nuk kanë marrë pjesë në krimet që, sipas prokurorisë serbe, kanë ndodhur nga qershori deri në fund të dhjetorit të vitit 1999.
Të gjithë, përveç, Burim Fazliut, kanë thënë se do të mbrohen në heshtje.
Ndërsa, Fazliu ka mohuar akuzat e bëra nga dëshmitarët, sipas të cilëve, Fazliu bashkë me të akuzuarit tjerë kishin marrë pjesë në rrëmbim të civilëve, keqtrajtim, dhunim dhe se vetë ai kishte vrarë dy persona.
“Absolutisht nuk është e saktë. Unë madje as nuk i njoh këta njerëz që janë ulur këtu në gjykatë”, ka thënë Fazliu.

'Gërdeci', nis seanca gjyqësore ndaj 29 të pandehurve

TIRANË - Ka nisur rreth orës 11:00, në Gjykatën e Shkallës së Pare në Tiranë, seanca ndaj 29 te pandehurve, të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Një javë më parë seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Artan Kodheli që mbron interesat e të pandehurit Agim Lala një prej ushtarakeve ne Ministrinë e Mbrojtjes.
Asnjë seancë nuk është zhvilluar deri tani për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme.
Procesi eshte zvarritur prej 7 muajsh, që nga koha që prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë.
Mes të pandehurve janë edhe, administratori i "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari si de disa ish-ushtarakë të lartë akuzohen si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit.
Pak dite me pare, Presidenti i Republikës Bamir Topi në cilësinë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë kërkoi gjykim të pandërprerë të çështjeve gjyqësore, gjykim me përgjegjësi e larg influencave.
Ndërkohë, i pandehuri Fatmir Mediu, ish ministër i Mbrojtjes në kohën e tragjedisë u lirua nga akuza, pasi gjykata e Lartë vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të tij me argumentimin se ai është person me imunitet

Gjykata, 90 vjet burg për rastin Hajra
Gjykata, 90 vjet burg për rastin Hajra
Bota sot
Kolegji Penal i Shkallës së Tretë të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shqiptuar dënim prej 90 vjetëve burg për tre të akuzuarit për rastin e Familjes Hajra.
Gjykata Supreme, i ka shqiptuar dënim prej 90 vjetëve burg për tre të akuzuarit për rastin e Familjes Hajra, duke dënuar kështu me nga 30 vjet, Burim Ramadanin, Arsim Ramadanin dhe Arben Kiqinën.
Pas rishqyrtimit të rastit për të dënuarit nga Grupi Kiqina, Kolegji Penal i Shkallës së Tretë të Gjykatës Supreme të Kosovës, përkatësisht trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Emilio Gatti ka shqiptuar dënim prej 90 vjetëve burg për tre të akuzuarit për rastin e Familjes Hajra, duke dënuar kështu me nga 30 vjet, Burim Ramadanin, Arsim Ramadanin dhe Arben Kiqinën.
Kryetari i trupit gjykues, Emilio Gatti vendimin për ridënimin e të akuzuarve e ka arsyetuar duke u mbështetur në dëshmitë e Blerim Kiqinës të dhëna në korrik të vitit vitin 2002 dhe në dëshmitë e dëshmitares N. B të dhëna në atë kohë, por edhe në dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë.
Në këtë seancë ka reaguar edhe pala mbrojtëse e të dënuarve. Avokati Haxhi Millaku që përfaqëson Arsim Ramadanin, tha ka kërkuar që dosja e këtij gjykimi të më jepet në gjuhën angleze sepse dëshirojmë që ankesën tonë ta bëjmë në Gjykatën Ndërkombëtare Evropiane të Strasburgut. Ndërsa avokatja e Burim dhe Arsim Ramadanit, Vahide Braha, vendimin trupit gjykues e ka vlerësuar jo të drejtë, ajo tha së ka pritur një vendim tjetër në vendimin e shkallës së tretë.

Nëntë vjet burg për ish-policin dhe tre djemtë

Ish-polici Azem Shala dhe tre djemtë e tij janë dënuar me nëntë vjet e tre muaj burg. Ata në dy vende të ndryshme kanë tentuar të privonin nga jeta gjithsej gjashtë policë të Kosovës, të cilët ishin në detyrë zyrtare
Nga Selvije Bajrami
Ish-polici i Kosovës, Azem Shala bashkë më tre djemtë e tij, Fanolin, Elbasanin e Flamurin u dënuan të mërkurën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, me gjithsej nëntë vjet e tre muaj burg. Babai u dënua për shfrytëzim të paautorizuar të armëve e armëmbajtje pa leje. Veç kësaj, djemtë u dënuan edhe për tentim vrasje. Ata kishin tentuar t’i vrisnin gjashtë policë të Kosovës.
Dënimi u shqiptua nga gjyqtari Mejdi Dehari dhe atë 21 muaj pas kryerjes së veprës penale të vrasjes në tentativë nga ana e të akuzuarve Shala.
Me këtë rast, Fanol e Elbasan Shala u dënuan me nga tri vjet e gjysmë burg, Flamuri me nëntë muaj, ndërsa babai i tyre, Azem Shala, me një vit e gjysmë.
Me rastin e dënimit, dy prej të akuzuarve që ishin në paraburgim, Fanol e Elbasan Shalës, iu ndërpre ajo masë deri në plotfuqishmërinë e dënimit.
Aktakuza konform së cilës janë dënuar katër personat sqaron se ngjarja ka ndodhur më 26 janar 2008 në lagjen Ulpiana të kryeqytetit, përkatësisht në parkingun e veturave. Rasti ka të bëjë me gjuajtjen me armë nga ana e Fanol Shalës në drejtim të katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Fanoli, sipas aktakuzës, kishte tentuar të privonte nga jeta katër policë, të cilët në punën e tyre zyrtare po e ruanin të akuzuarin Flamur Shala. Ky i fundit ishte i dyshuar, ndërsa policia tek ai kishte gjetur një pushkë automatike AK 47, të kalibrit 7.62x39 mm, me 30 plumba.
Pas rezistencës së Fanolit afër veturës së Flamurit “Ford Siera“, atë e kanë prangosur, duke e penguar që të ikë. Veç veprës penale të vrasjes së rëndë në tentativë, Fanoli akuzohet edhe për vepër penale të armëmbajtjes në mënyrë të paautorizuar.
“I arrestuari Elbasan Shala në të njëjtën ditë, rreth orës 21.05, në platonë përballë Bibliotekës Universitare dhe Kombëtare në Prishtinë me dashje ka tentuar që t’i privojë nga jeta dy policë të tjerë, derisa këta të fundit ishin në kryerje të detyrës zyrtare, pas kërkesës së kolegëve të tyre, të cilët ishin vënë në kërkim të Flamur Shalës”, bën me dije aktakuza.
Babai i tre të akuzuarve, Azem Shala, ngarkohet për vepër penale të shfrytëzimit të paautorizuar të armës dhe mbajtjes në pronësi të armëve të paautorizuara.

Mungon i akuzuari, shtyhet shqyrtimi kryesor

Prishtinë, 11 dhjetor -Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, është shtyrë shqyrtimi kryesor ndaj të akuzuarit Gentian Rexhepi, i biri i Hashim Rexhepit, Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës. Gentian Rexhepi, akuzohet nga Prokuroria e Qarkut, se me 2 janar 2009, në Prishtinë ka vrarë Arben Gashin. Derisa, ky shqyrtimi gjyqësor ishte paraparë të fillonte të premten, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Raif Emini, vendosi që pasi nuk u plotësuan kushtet për këtë shqyrtim kryesor, ky të shtyhet për 13 janar 2010. Kjo shtyrje u bë si pasoj e mungesës së pranisë në gjykatore të Arsim Feta, gjithashtu i akuzuar për pjesëmarrje në rrahje, ndaj tani të ndjerit, Arben Gashit dhe mos pranisë së avokatit të tij mbrojtës.
Lidhur me këtë vrasje janë të akuzuar edhe, Albert Isufi i cili sipas aktakuzës ka shtytë të pandehurin Gentian Rexhepi, që ta privoj nga jeta Arben Gashin, ndërsa Atdhe Kukaj, akuzohet se kishte tentuar ta vrasë, gjithashtu të akuzuarin Albert Isufin. Ndërsa, të akuzuarit tjerë në këtë rast janë edhe Granit Rexhepi, Xhafer Canolli, Abedin Canolli dhe Arsim Feta, ku të gjithë këta akuzohen se kanë qenë pjesëmarrës në rrahje në këtë rast.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike të Qarkut, PP.nr.3-3/2009, i akuzuari Gentian Rexhepi, nga Prishtina, me datën 2 janar 2009, rreth orës 02:30 minuta, në Prishtinë, përpara restorant “Garden”, me dashje që ta privoj nga jeta tani të ndjerin Arben Gashin, me pushkë automatike AK 47 që mbante pa leje, shtini disa herë në drejtim të Arben Gashit, duke e goditur për vdekje, ku gjithashtu me atë rast me dashje rrezikoj jetën e shumë personave tjerë në oborrin e këtij restoranti.

Ndërpritet gjykimi për një javë
Ndërpritet gjykimi për një javë
Në gjykatë është rikthyer dëshmitarja e mbrojtur C2, rome nga Gjilani, e cila përsëri ka provuar të bëjë identifikimin e të akuzuarve, dhe përsëri është ngatërruar.
Preshevë, 11 dhjetor - Dështimet e “dëshmitarëve” kundër nëntë të akuzuarve për “krime” të realizuara pas lufte në rajonin e Gjilanit nuk kanë të ndalur. Këtë e tregon fakti se nga e hëna deri në të enjten, katër ditë sa edhe ka zgjatur kjo javë gjyqësore, nuk është nxjerrë as edhe një dëshmi konkrete. Ditën e hënë ka dëshmuar dëshmitarja C2 e cila në mungesë të fakteve shtirej se nuk është mirë. Të martën ka vazhduar gjykimi me dëshmitarin C2 e që prapë ka dështuar në identifikimin përmes fotografive pasi që në të vërtetë ajo është dëshmitare e rrejshme. Dita e mërkurë ka qenë në radhë dëshmitarët e mbrojtur A1 dhe A2 të cilët po ashtu kanë dështuar. Dëshmitari A1 është tërhequr kurse A2-shi e ka ndërlikuar punën e gjyqësorit duhet kërkuar trajtim special dhe duke përfunduar shumë shpejt seancën. Të enjten siç ishte edhe e paraparë ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur A3 i cili duke dhënë deklaratën e tij, nuk tha asgjë konkrete. Ndërkohë me kërkesë të zëvendës-prokurorit Mirolub Viktoroviq, në gjykatë është rikthyer dëshmitarja e mbrojtur C2, rome nga Gjilani, dhe përsëri ka provuar të bëjë identifikimin e të akuzuarve, dhe përsëri është ngatërruar. Data e vazhdimit të ardhshëm të gjykimit është caktua 17 Dhjetori 2009./K. Maliqi

Similar topics
» Preverba të ndryshëm
» Poezi nga autorë të ndryshëm
» Piktura nga autorë të ndryshëm
» Komente dhe analiza nga autorë të ndryshëm
» Cikël poetik nga autorë të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi