Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:FLORENCA NAJTINGEIL (Florence Nightingale)

Shko poshtë

Ramadan Emini:FLORENCA NAJTINGEIL (Florence Nightingale) Empty Ramadan Emini:FLORENCA NAJTINGEIL (Florence Nightingale)

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 14, 2011 9:29 pm

Ramadan Emini:FLORENCA NAJTINGEIL (Florence Nightingale) 251146_153865194683449_100001799075412_296942_266568_nRamadan Emini:FLORENCA NAJTINGEIL (Florence Nightingale) 203304_100001799075412_761781_n
Ramadan Emini:FLORENCA NAJTINGEIL (Florence Nightingale)
(Humanistja e madhe angleze e cila beri kthese epokale në përkujdesjen mjekësore për ushtarët e plagosur në Luftën e Krimesë. Një grua që ka sfidu në atë kohë tërë burokracine e një perandorie, Britanisë së madhe)

Korrespondentet e luftës e vërshtrojne ushtarin e thjeshtë në dritat e paraskenës. Në secilin prej telegrameve të shumta, Uilliam Hauard këndonte lavdinë e këmbësorisë britanike, “vija e vogël e kuqe” përballë armikut. Gjithë këta artikuj thoshin se sa “madhështor në luftë” ishin ushtarët britanik. Fatkeqësisht, vija e vogël e kuqe nuk do të rrezistonte për shumë kohë; ajo do të bëhej shumë shpejt “një valë njerëzish që vdisnin nga dizanteria dhe skorbuti, të raskapitur nga uria dhe vuajtjet, duke u tërhequr drejt Skutarit”.
Në Skutari, në brigjet e Bosforit përballë konstantinopojës, Florenca Najtingeil dhe infermieret e saj po I prisnin.
Mis Najtingeil ishte dërguar atje nga ministry Briranik I luftës. Kur mbërriti, në nëntor 1854, ajo ishte gjendur në mes të kaosit. Mungonte gjithçka: ilaçe, shtretër, materiale operatore, fashime, mjekime.
Priteshin gjymtyrë pa amnezi. Të plagosurit qëndronin përtokë, në baltë, në korridore, në kuzhina, në çdo qoshe ku mund të shtrihej një njeri. Ishte thuajse e pamundur t’u jepje një vakt normal apo një gllënjkë ujë; asnjë orendi kuzhine. Parazitët gëlonin gjithandej. “Në derën e spitalit të Skutarit, thotë Florenca Najtigeil mund të vije vargun e famshëm të Dantes: Lini çdo shpresë ju që hyni”.Në fakt, në Skutari ushtarët vdisnin shumë më pak nga plagët dhe sëmundjet e tyre sesa nga infektimi I tmerrshem që mbretëronte në spital. Defekti I madh ishte mungesa e orrganizimit racional. Megjithatë spitalit nuk I mungonin natyrisht rregullat e çrregullta dhe kontradiktore, që zbatoheshin nga burokratët mendjengushtë; gjithashtu, frika se mos nuk u pëlqenin superiorëve dhe mohimi sistematik I çdo iniciative mbretëronin kudo. Detyra e parë e Florenca Najtingeilit qe të thyente plogështinë e përgjegjësve. Ajo kërkoi për të semurët çarçafë të pastër, të brendshme të reja dhe vakte të rregullta, gjë që bëri të shpërthente mahnitja dhe indinjata. Ajo “femër torollake” ardhur drejt e nga sallonet mendonte se njihte zanatin e “ekspertëve”?
Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, Florenca doli fituese sepse situate në Skutari po bëhej e padurueshme. Mjekët ushtarakë I lanë dorë të lirë. Gruaja e re organizoi shumë shpejt bashkëpunëtorët e saj, duke krijuar një ekip të vërtetë. Veprimi I saj qe I saktë dhe konkret: jo llafe por blerje furçash për të pastruar dhomat dhe vendqëndrimet sanitare; administrim I sallave të ujit; blerje e këmishave, çorapeve, sapllakëve, sapunëve, peshqirëve, tryezave të operacionit dhe perde për t’u kursyer të plagosurve që prisnin radhën e tyre, spektaklin e vuajtjeve të shokëve të tyre mbi tryezën e operacionit.
Më vonë, kur gjithçka do të mbaronte, Florenca e përshkruante spitalin si një ferr. Siç na e shpjegon Sesill Ud’hëm Smith: “Ajo kurrë nuk e harroi Skutarin, nuk rreshtte së shkruari këto fjalë, në shënimet vetjake, në anën e letrave që merrte, në copa të vogla letërthithëseje. Nejse, sastësisht, dora e saj mbetej një cast pa lëvizur, thuhet se ajo e formonte vetë fjalinë therëse: “Unë nuk mund të harroj”.
Në barakat e fëlliqura të Skutarit Florenca gjeti legjendën e saj. Ajo ishte shkëmbi ku kapeshin të gjithë me të gjitha forcat. Qetësia e saj, shkathtësia e madhe për të gjetur zgjidhje për çdo problem dhe energjia e pakrahasueshme u ngritën mbi të zakonshmen. Ushtarët e nderonin. Njëri prej tyre I shkruante të tijëve: Është një ngushëllim I madh ta shohësh teksa përshkon dhomat. Ajo flet me disa, u buzëqesh të tjerëve. Ajo nuk mund t’u flaës të gjithëve. Ne jemi nja njëqind këtu. Por është hija e Mis Najtingeilit që përqafojmë kur ajo kalon përpara nesh.”
I tillë ishte imazhi klasik që u krijua për Florenca Najtingeilin. Asaj vetë I pëlqente ta quante veten nëna e 50 000 fëmijëve: “Askush nuk mund ta dojë si unë ushtrinë.” Por e kishte të pamundur t’ua kushtonte gjithë kohën e saj të sëmurëve, atje nuk është se ndihej nevoja më e madhe për të. Engjëll I ëmbëlsisë me të plagosurit, I duhej të ishte e asjpër për të fituar, për të ulur shifrat e vdekjeve në spitalet ushtarake nga 42% në vetëm 2%. Florenca mundi të triumfonte vetëm më një diciplinë të pamëshirshme, me një luftë administrative në çdo cast, me një ashpërsi titanike dhe gjithnjë triumfuese në të folur, vazhdimisht kërcenime dhe sharje. Lajtën Streçi thot se “fyerjet esaj godisnin radhët e përgjegjësve me saktësinë vdekjeprurëse të një mitralozi”. Askush nuk e dinte më mirë se vetë e interesuara kryesore. “Nuk ka këtu asnjë funsionar, shkruante Florenca, që të mos jetë gati të më djeg të gjallë si Zhan D’Arkën pot ë kishte mundësi. Po rata e dinë se Ministri nuk mund të më heqë, sepse unë kam gjithë vendin tim pas vetes; e tillë është situate ime.”
Ishte sigurisht e saktë. Florenca Najtigeil do të bëhej një heroinë kombëtare. Mbretëreshë Viktoria e priti në një seancë dhe I dha një karficë brilanti, e vizatuar nga vetë prince Albert mbi të cilën mund të lexoje: “Krime – të bekuar qofshin zemërdhembshurit”. Përsa I përket popullit, ai I kushtoi këngë mallëngjyese:

“God bless Miss Nightingale,
May she be free from strife;
These are the prayers,
Of the poor soldier’s ëife”.

(Zoti e bekoftë Mis Najtingeilin, Jetoftë në paqe; Është lutja që bën për të, Gruaja e ushtarit të mjerë.)

Florenca Najtigeil e la tokën turke në gusht 1856, në zgrip të forcave të saj, shumë e sëmurë, në një gjendje depresioni të rëndë. Ajo nuk mund të mbrohej më nga ndjenja e dështimit. Thellësisht e depresuar, ajo megjithatë do të jetonte edhe pesëdhjetë vite të tjera, deri më 1910.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi