Kujtim Stojku:JU PREZANTOJMË SHQIPONJA AXHAMIN
Faqja 1 e 1
Kujtim Stojku:JU PREZANTOJMË SHQIPONJA AXHAMIN
Kujtim Stojku:JU PREZANTOJMË SHQIPONJA AXHAMIN
CIKEL ME POEZI NGA SHQIPONJA AXHAMI
SHQIPONJA AXHAMI lindi në Kukës më 22.04.1997.Ajo mësimet e para I mori në vendlindje dhearsimin e lartë e ka mbaruar në universitetin e Tiranës në fakultetin filologjik dega gazetari. Krijimtaria e saj fillon qysh kur ajo ishte nxënse,ky është cikli I sajë I përë që ju prezantojmë. Ajo ka botuar edhe një novelë me titull “Psherëtima pranë shelgut lotues” ku ntrajton një temë tepër të rëndësishme atë të dhunës ndaj grave,një shqetësim kjo për shoqërinë e sotme shqiptare. Kjo novelë është botuar në vitin 2010-të. Ajo ka në gati për botim edhe një roman që së shpejti do të dalë në qarkullim dhe dy libra për fëmijë. Shqiponja si krijuese u beson hyjnive ,se siç shprehet ajo vetëm ata e mësojnë që të lexojë librin e pashkruar. Në emër të “Sofrës Poetike”I uroj poeteshë së re suksese në rrugën e saj krijuese. Mirë se na erdhe Shqiponja në mesin tonë.
U BË KOHË QË S’JEMI PARË.
U bë kohë që sjemi parë,
flas me dëborën
që më zgjon butësisht kujtimet,
të kam këtu në çdo prekje,
të thith në çdo tymosje cigareje.
Sa më shumë mundohem
të të hedh në shpirt si kujtim,
aq më tepër më mbin në çdo ind.
Je toka ku vë çdo ditë këmbën,
je karrigia ku e lodhur mbështetem
je mall ,bukë, ujë.
Dreq, më mir më vdis
sesa më deh me kujtime
dhe s’më kthen përgjigje.
Perëndi,bora po shton së rëni
po mardh, po ngrij
por le të vdes,
le të më gjejë pastruesi a komshija
veç shkruaj diku
në cepin e këmishës blu
këmisha që më pëlqente më shumë
-"vdiq ajo që i thitha gjakun"
dhe mos e vesh asnjëherë atë këmishë
kam frikë se do mbij
dhe gjakun do ta thith.
Perëndi, dëbora po shton së rëni
çarçaf më paska vënë ndër brinjë
po mardh, po ngrij....
e tek strukem ne shkallën e drujtë
ashtu e sosur prej teje
pres një zile
hape telefonin
gjithcka të shkërmoqet si më parë
e në tjegullat qe ngrijnë
të ndjej currilat e ujit që shkrin...
GJUHA E MËRGIMTARIT
Shpesh ti kam krehur shpatet
me qerpikët e përlotur
në kësulat e grirta jam ulur
dhe klithmën time mërgimtare -eeej
kam shkërmoqur tej.
Tej këtij vendi ku kafshoj çdo ditë mallin
tej këtij vendi ku kam mall ti thërras :-Bir,djalit
eeh kurre nuk mund ta kuptoni
vec këtu larg ku jam unë
gjuhën që më vjen si klithje
gjuhën që më mungon shumë.
Shpesh e ndjej tek me rrëshkazë brinjve
dëshira, që Naimit, Fishtës, Konicës
VeqilharXHit e të gjithve
si profetëve tu falem
e në formën e gërmave të shqipes
që u bë kohë që se kam ndier
të ndajë me ta bukënormën .
Shpesh ti kam krehur shpatet
me qerpikët e përlotur
gjuha ime ,
dhimja ime
klithja ime,
E tek ther kallot në timonin e
makinës tek pres tim bir premtohem
që në shpatet e vendit tim
do gërvish me thonj të ardhmen
...gjuha ime dhimja ime
pa ty jam memec
shurdh dhe i verbër.
Shpesh ti kreh shpatet
me qerpiket e perlotur
dhe tek fus tim bir në makinë
nuk i thërras son,por BIR..
TI REND KREJT E VOGËL
Në rrugën që stë dha asnjëherë sisë
E prapë rend sytë të shpërthejnë vezullimë
Në kallot e këmbëve
Me kohë të kanë shpërthyer luledele,
Që do mbijnë atje në botën ëe përtejme
-Po qan?- u mërzite
-Bota tjetër,- cmenduria e tjetër
-Të ka lodhur kjo fjalë?
-Duro,Hyjni
Ti dhe vetëm ti
Merr frymë meritueshëm
Në këtë qytet me erë vesesh
Ti dhe vetëm ti e meriton ngrohjen e diellit
Në këtë botë maskarenjsh
Mo u mërzit në ke borxhe
Të beso je më i pasuri
Të kanë vjedhur buzëqeshjen,
Të kanë vijëzuar
Me shpatën e përdhosjes nderin
Ti kanë shkulur me shulin e fodullëkut
Dhëmballat
Ti kanë marrë të gjitha
Por më beso kurrë nuk do te jesh i vogël
Ndaj të sfiduar të tallin
Dhe e dinë se nuk janë tjetër
Veç nje varrosje e madhe
E çdo gjëje të bukur.
Dhe ti i vockël mos u mërzit
nëse në varrimin e tyre nuk merr pjesë
Por ec ec ec
Një ditë nga kallot e tua do mbijnë
Në këtë botë luledelet
Dhe atëherë më thirr ti numërojmë petalet
-Më do ,smë do kjo jetë
Tmerrsisht e lodhshme por tmerrsisht e bukur
Dielli ...më tradhëtoi
Rrezet e ngrohta të diellit shkrihen hijshëm-ngadalë
Në gjymtyrët e ftohta të tokës
Rrënqethje e saj drithëron ujvarat e bjeshkës
Dhe majë malesh në gjinjtë esaj
Dielli ndalet
Zhys këmbët rrënqethshëm në si motrën ujvarë
E ndjej pritjen e pafjalë
E teksa dielli rrëshket puthshëm
Në gushën e blertë të tokës
Ndiej frikën e errësirës dhe të hijes
Tradhëti.... d...
PA TITULL
TË lashë fëmijri
Këmbëzbathur me kushedi
Sa gjemba ngulur
Të lashë turi-varur
Rrëz’ arrës së madhe
Tek të më shihje vëngër takat e këpucve
Të braktisa dhe ty qenushi im
Ika pa e ditur se ku
Në këtë rrugë të gjatë dhe pa kthim
Sot nën këtë erë më ra mall
Ndaj s...
Bjeshke....
Hapësirë livadhesh ku kufijtë puthin lirshëm veten
Kuaj që kullosin e tretin pa frikë qerpikët
Nje tokë ku mund të ketë vënë këmbët dhe im atë
Marr fryma aq sa dua të plas
E tek harlisem ndihem e vockël
Si kjo luledele
E pres me endje të vrapuarën e kuajve
Teë më marrin ndër thundra teej..
UNE....MJELLMA....
...
Sonte do të vij me erën
Pas trupit tënd si mantel të pëeshtillem
E n’të lodhsha do t ëiki
Urtë e butë e qetë si mjellma.
Sonte do t’vij terrin e natës do ta çaj pa frikë
E n’të gjetsha prej tjetrës ngrohtë çarçafët
Si nusja dhëndër vrarë do m’their në zemër
Do kthehem rrugicës tënde
Do I lëshoj lotët
Si puplat e mjellmës
Vrarë nga gjahtari shpirt helm
Të nesërmen…
SONTE
Kukuvajkës ja mbyll sqepin
Sonte
Thonë ndjell vdekje
Djali në qoftë shëndruar në buburrec
Që po më ngjittet tek këmbët
Do e shtyp sonte
Do të dua edhe nëse e meriton dashurinë time
Sonte do t’shkërrmoq t’gjitha brengat që më kallin
Si supë e djegur sonte
Ndryshe kam frikë
Se nuk do të ketë të nesërme
E tek i përcëllohem flakës së dëshirës
ND…
VETMIA
Rri ulur rreth meje
Dhe me kërkon qe ti hedh ne gotën e durimit
Vere lotësh
Me pas gajaset e derdh më përqesh
Vetmia hiena le të ikë
Un’ kurrë s’jam vetëm
Ndaj si ajkun e fundit
Fshij me psherëtima lotët
Dhe vë poshtë kokës gurin e kujtimit
BOTA...MIQTE E MI GJUME TE EMBEL ME KETE POEZI QE PO UA SHPERNDAJ
Muzgjeve të përflakura
I mbështeta faqet e skuquara
Në flokët ujëvarë
Majë malesh kryet zhyta
Dhe veten ndërkaq perëndeshë ndjeva
Vallë dashuruar bota kaq e vogël qënka
Ku si turtulleshë e harlisur
Qaj muzgjet e përflakura
E rreth kasolles së pritjes
Lë hallet ngërqet
Si degë hardhie krah-thata.
NE PARKUN E VJETER
N’parkun e vjetër që merr frymë lirshëm
Nga bufatjet e dheut të pranverës
Ndihet e qeshura e pafajshme e një fëmije
Tutje në një trung të prerë pishe
Një plak ka zhytur kokën në shkopin prej bune
Dhe anash tij plaka numëron perlat
Që fshihen pafajshëm
Në palat e rrudhave
Pak më poshtë një polic shfryn orarin e shërbimit
Që e acaron si gërvishjet e thonjëve bë T…
LEGJENDA E DASHURISE
Një herë dashuria
U vesh e tëra me të zeza
U fsheh në një shpellë të largët
Dhe vendosi të bënte dashuri me veten
Thonë ato çaste u fsheh hëna
Retë u rrezuan në përrua
Dhe të nesermen
Lindi një foshnjë-urretja
Më pas urretja u rrit nga egërsirat
Se dashuria e braktisi në çast
Që nga ajo ditë
Ne formën e mjegullave
Zbret e futet fshehurazi në gojen e njerzeëve...
Dashurisë..
Dashuri më mbërtheve si shkaba qengjin
Më grabite
E në shpatet e thepisura të jëtës
Më tundon
Mss frikës
Dëshirës
Dhe dhimbjes
Mos më lësho rropamë në këto
Më ha pakëz nga pakëz aty
Në folenë tënde.
CIKEL ME POEZI NGA SHQIPONJA AXHAMI
SHQIPONJA AXHAMI lindi në Kukës më 22.04.1997.Ajo mësimet e para I mori në vendlindje dhearsimin e lartë e ka mbaruar në universitetin e Tiranës në fakultetin filologjik dega gazetari. Krijimtaria e saj fillon qysh kur ajo ishte nxënse,ky është cikli I sajë I përë që ju prezantojmë. Ajo ka botuar edhe një novelë me titull “Psherëtima pranë shelgut lotues” ku ntrajton një temë tepër të rëndësishme atë të dhunës ndaj grave,një shqetësim kjo për shoqërinë e sotme shqiptare. Kjo novelë është botuar në vitin 2010-të. Ajo ka në gati për botim edhe një roman që së shpejti do të dalë në qarkullim dhe dy libra për fëmijë. Shqiponja si krijuese u beson hyjnive ,se siç shprehet ajo vetëm ata e mësojnë që të lexojë librin e pashkruar. Në emër të “Sofrës Poetike”I uroj poeteshë së re suksese në rrugën e saj krijuese. Mirë se na erdhe Shqiponja në mesin tonë.
U BË KOHË QË S’JEMI PARË.
U bë kohë që sjemi parë,
flas me dëborën
që më zgjon butësisht kujtimet,
të kam këtu në çdo prekje,
të thith në çdo tymosje cigareje.
Sa më shumë mundohem
të të hedh në shpirt si kujtim,
aq më tepër më mbin në çdo ind.
Je toka ku vë çdo ditë këmbën,
je karrigia ku e lodhur mbështetem
je mall ,bukë, ujë.
Dreq, më mir më vdis
sesa më deh me kujtime
dhe s’më kthen përgjigje.
Perëndi,bora po shton së rëni
po mardh, po ngrij
por le të vdes,
le të më gjejë pastruesi a komshija
veç shkruaj diku
në cepin e këmishës blu
këmisha që më pëlqente më shumë
-"vdiq ajo që i thitha gjakun"
dhe mos e vesh asnjëherë atë këmishë
kam frikë se do mbij
dhe gjakun do ta thith.
Perëndi, dëbora po shton së rëni
çarçaf më paska vënë ndër brinjë
po mardh, po ngrij....
e tek strukem ne shkallën e drujtë
ashtu e sosur prej teje
pres një zile
hape telefonin
gjithcka të shkërmoqet si më parë
e në tjegullat qe ngrijnë
të ndjej currilat e ujit që shkrin...
GJUHA E MËRGIMTARIT
Shpesh ti kam krehur shpatet
me qerpikët e përlotur
në kësulat e grirta jam ulur
dhe klithmën time mërgimtare -eeej
kam shkërmoqur tej.
Tej këtij vendi ku kafshoj çdo ditë mallin
tej këtij vendi ku kam mall ti thërras :-Bir,djalit
eeh kurre nuk mund ta kuptoni
vec këtu larg ku jam unë
gjuhën që më vjen si klithje
gjuhën që më mungon shumë.
Shpesh e ndjej tek me rrëshkazë brinjve
dëshira, që Naimit, Fishtës, Konicës
VeqilharXHit e të gjithve
si profetëve tu falem
e në formën e gërmave të shqipes
që u bë kohë që se kam ndier
të ndajë me ta bukënormën .
Shpesh ti kam krehur shpatet
me qerpikët e përlotur
gjuha ime ,
dhimja ime
klithja ime,
E tek ther kallot në timonin e
makinës tek pres tim bir premtohem
që në shpatet e vendit tim
do gërvish me thonj të ardhmen
...gjuha ime dhimja ime
pa ty jam memec
shurdh dhe i verbër.
Shpesh ti kreh shpatet
me qerpiket e perlotur
dhe tek fus tim bir në makinë
nuk i thërras son,por BIR..
TI REND KREJT E VOGËL
Në rrugën që stë dha asnjëherë sisë
E prapë rend sytë të shpërthejnë vezullimë
Në kallot e këmbëve
Me kohë të kanë shpërthyer luledele,
Që do mbijnë atje në botën ëe përtejme
-Po qan?- u mërzite
-Bota tjetër,- cmenduria e tjetër
-Të ka lodhur kjo fjalë?
-Duro,Hyjni
Ti dhe vetëm ti
Merr frymë meritueshëm
Në këtë qytet me erë vesesh
Ti dhe vetëm ti e meriton ngrohjen e diellit
Në këtë botë maskarenjsh
Mo u mërzit në ke borxhe
Të beso je më i pasuri
Të kanë vjedhur buzëqeshjen,
Të kanë vijëzuar
Me shpatën e përdhosjes nderin
Ti kanë shkulur me shulin e fodullëkut
Dhëmballat
Ti kanë marrë të gjitha
Por më beso kurrë nuk do te jesh i vogël
Ndaj të sfiduar të tallin
Dhe e dinë se nuk janë tjetër
Veç nje varrosje e madhe
E çdo gjëje të bukur.
Dhe ti i vockël mos u mërzit
nëse në varrimin e tyre nuk merr pjesë
Por ec ec ec
Një ditë nga kallot e tua do mbijnë
Në këtë botë luledelet
Dhe atëherë më thirr ti numërojmë petalet
-Më do ,smë do kjo jetë
Tmerrsisht e lodhshme por tmerrsisht e bukur
Dielli ...më tradhëtoi
Rrezet e ngrohta të diellit shkrihen hijshëm-ngadalë
Në gjymtyrët e ftohta të tokës
Rrënqethje e saj drithëron ujvarat e bjeshkës
Dhe majë malesh në gjinjtë esaj
Dielli ndalet
Zhys këmbët rrënqethshëm në si motrën ujvarë
E ndjej pritjen e pafjalë
E teksa dielli rrëshket puthshëm
Në gushën e blertë të tokës
Ndiej frikën e errësirës dhe të hijes
Tradhëti.... d...
PA TITULL
TË lashë fëmijri
Këmbëzbathur me kushedi
Sa gjemba ngulur
Të lashë turi-varur
Rrëz’ arrës së madhe
Tek të më shihje vëngër takat e këpucve
Të braktisa dhe ty qenushi im
Ika pa e ditur se ku
Në këtë rrugë të gjatë dhe pa kthim
Sot nën këtë erë më ra mall
Ndaj s...
Bjeshke....
Hapësirë livadhesh ku kufijtë puthin lirshëm veten
Kuaj që kullosin e tretin pa frikë qerpikët
Nje tokë ku mund të ketë vënë këmbët dhe im atë
Marr fryma aq sa dua të plas
E tek harlisem ndihem e vockël
Si kjo luledele
E pres me endje të vrapuarën e kuajve
Teë më marrin ndër thundra teej..
UNE....MJELLMA....
...
Sonte do të vij me erën
Pas trupit tënd si mantel të pëeshtillem
E n’të lodhsha do t ëiki
Urtë e butë e qetë si mjellma.
Sonte do t’vij terrin e natës do ta çaj pa frikë
E n’të gjetsha prej tjetrës ngrohtë çarçafët
Si nusja dhëndër vrarë do m’their në zemër
Do kthehem rrugicës tënde
Do I lëshoj lotët
Si puplat e mjellmës
Vrarë nga gjahtari shpirt helm
Të nesërmen…
SONTE
Kukuvajkës ja mbyll sqepin
Sonte
Thonë ndjell vdekje
Djali në qoftë shëndruar në buburrec
Që po më ngjittet tek këmbët
Do e shtyp sonte
Do të dua edhe nëse e meriton dashurinë time
Sonte do t’shkërrmoq t’gjitha brengat që më kallin
Si supë e djegur sonte
Ndryshe kam frikë
Se nuk do të ketë të nesërme
E tek i përcëllohem flakës së dëshirës
ND…
VETMIA
Rri ulur rreth meje
Dhe me kërkon qe ti hedh ne gotën e durimit
Vere lotësh
Me pas gajaset e derdh më përqesh
Vetmia hiena le të ikë
Un’ kurrë s’jam vetëm
Ndaj si ajkun e fundit
Fshij me psherëtima lotët
Dhe vë poshtë kokës gurin e kujtimit
BOTA...MIQTE E MI GJUME TE EMBEL ME KETE POEZI QE PO UA SHPERNDAJ
Muzgjeve të përflakura
I mbështeta faqet e skuquara
Në flokët ujëvarë
Majë malesh kryet zhyta
Dhe veten ndërkaq perëndeshë ndjeva
Vallë dashuruar bota kaq e vogël qënka
Ku si turtulleshë e harlisur
Qaj muzgjet e përflakura
E rreth kasolles së pritjes
Lë hallet ngërqet
Si degë hardhie krah-thata.
NE PARKUN E VJETER
N’parkun e vjetër që merr frymë lirshëm
Nga bufatjet e dheut të pranverës
Ndihet e qeshura e pafajshme e një fëmije
Tutje në një trung të prerë pishe
Një plak ka zhytur kokën në shkopin prej bune
Dhe anash tij plaka numëron perlat
Që fshihen pafajshëm
Në palat e rrudhave
Pak më poshtë një polic shfryn orarin e shërbimit
Që e acaron si gërvishjet e thonjëve bë T…
LEGJENDA E DASHURISE
Një herë dashuria
U vesh e tëra me të zeza
U fsheh në një shpellë të largët
Dhe vendosi të bënte dashuri me veten
Thonë ato çaste u fsheh hëna
Retë u rrezuan në përrua
Dhe të nesermen
Lindi një foshnjë-urretja
Më pas urretja u rrit nga egërsirat
Se dashuria e braktisi në çast
Që nga ajo ditë
Ne formën e mjegullave
Zbret e futet fshehurazi në gojen e njerzeëve...
Dashurisë..
Dashuri më mbërtheve si shkaba qengjin
Më grabite
E në shpatet e thepisura të jëtës
Më tundon
Mss frikës
Dëshirës
Dhe dhimbjes
Mos më lësho rropamë në këto
Më ha pakëz nga pakëz aty
Në folenë tënde.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kujtim Stojku:SHQIPONJA
» Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA KUJTIM STOJKU
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:Mëkati.
» Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA KUJTIM STOJKU
» Kujtim Stojku:UNI IM
» Kujtim Stojku:URA.
» Kujtim Stojku:Mëkati.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi