Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Falenderim për poeten nga Gjirokastra Szana Zisi

Shko poshtë

Agim Gashi:Falenderim për poeten nga Gjirokastra Szana Zisi Empty Agim Gashi:Falenderim për poeten nga Gjirokastra Szana Zisi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 19, 2011 8:05 pm

Agim Gashi:Falenderim për poeten nga Gjirokastra Szana Zisi
Agim Gashi:Falenderim për poeten nga Gjirokastra Szana Zisi 263011_10150213561919077_644509076_7442810_1247166_n
E dashur Suzana,
Të dashur miqët e mi,

Agim Gashi:Falenderim për poeten nga Gjirokastra Szana Zisi 225907_227744277240570_100000149972946_1080073_4981695_n
Dje më 18.06.2011 në banesen time cingërroi zilja. E dija se ose është postieri që gjithmonë i mëshon ziles kur duhet të nënshkruaj diçka, ose ndonjë person që do të bëjë ndonjë pyetje. Ishte e dyta, pra ishte postieri i cili ma ofroi letren ku duhej të nënshkruaja mbi për marrjen e dërgesës. U gëzova tej mase kur pash se aty shkruante Albania. Në ato momente mu duk se atdheu hyri në gjiun tim, se më erdhi këtu në mergim edhe pse e dija që atdheu nuk të vie kurr por ti duhet shkuar te atdheu.
Lexova në pliko se dërgesa vinte nga Gjirokastra e bukur, nga Gjirokastra e Kadaresë dhe nga Gjirokastra e Shqipërisë. Pikrisht nga Universiteti "Eqrem Çabej" poetja dhe mikja ime Suzana Zisi ma dergonte librin e saj "të jesh...fjalë". Kjo ishte një dhuratë tejet e vlefshme për mua sepse mu duk se SDuzana ma fali Shqipërinë duke sjellë aromë Shqipërie në dhomen time plot vetmi. Ja një gjest tejet sublim i poetes sonë me zemër të madhe më bëri të gëzohesha si fëmijë, ta përqafoja plikon ku shkruante Albania, ku shkruante Gjirokastra, ku shkruante Eqrem Çabej dhe ku shkruante SUZANA ZISI. Lotët më dilnin pa ndërpre derisa hapa plikon që ti marri erë Shqipërie asaj plokoje, atij libri shqip, asaj cope letre që te unë i hypi vlera sa e tërë Evropa e bashkuar, sa qielli me yjët e sa vetë dashuria për atdheun. Këtë gjest tejet njerzor e bëjnë vetëm zemrat e poetëve e poeteshave siç është Suzana Zisi.
Ju falemnderit poete gjirokastrite Suzana Zisi!

Me këtë rast për miqët shkëputa disa poezi të Suzanes që sëbashku ta ndajmë dhuraten e poetes zemërmadhe!


POEZI

Marrë nga Libri Me Poezi “Të Jesh ….fjalë”



NJË FJALË. PËR TY

Falë…
Thënë ashtu siç duhet.
Hieroglif që flet shumë.
Gërmë pas gërme bëhet varg.
Rrënjët kapen fort tek unë.
(Degët e heshtura,
të atyre që kurrë nuk i thashë,
blerojnë tek ti).
Agoninë,
që përtypin kukuvajkat rrugës,
Mos e prek!
Dimri e ngroh në muzgun e gjumit të tij…
Kur të thahen njomështirat degë,
trokit me grushta kraharorin tim.
Mund ta gjesh aty të strukur,
Atë që kurrë nuk njohu zgjim.
Shtrydhe, që të pikojë
etjen për një këngë të harruar,
apo thjesht, pikëllim…
Qumësht dëshirash,
mbetur nga shtatëzania e fundit me dritën,
Që…
çuditerisht,
kish shijen e dashurisë,
e, kurrë nuk pikoi kur duhej,
në “të zezën” e syve…
Kam frikë ti shfaqem hijes.
Veten, e mas me metrin e memecërisë…
Degë të njoma thyer nga era,
Si vargjet e mia këputen mëngjeseve të fjalës…
(Që duhet thëne së mbari,.jo së prapthi)
Hieroglif i vogël që flet shumë
e gërmë pas gërme, bëhet poezi…
Rrënjët kapen kaq fort tek unë.
Degët e heshtura,
të atyre që kurrë nuk i thashë,…………………….
Blerojnë tek ti…



NJË GRUA…

Një grua të merr për dore dhe…
ulëret këngën e çmendur të dashurisë…
Një grua të tërheq fushave fustanegrisura nga mjegulla gri…
Një grua, shndërrohet në bareshë
për të të mbrojtur nga shkelmat e lopës.
Një grua bëhet lopë e Ti…nga sisa e saj pi…

Një grua shpupuris flatrat në terrin e ndezur të natës…
Një grua vjen e të rrëmben prej divanit në kuzhinë
Një grua të zhvesh nga lëkura dhe…
të mbyt me afsh luaneshe.
Një grua…në fantazinë tënde…ngrin.

Një grua do frymë për të shkrirë “qumështin e premtuar”.
Një grua që…paska një humnerë në kraharor
Një hapësirë, e cila, ka…(ekzaktësisht) përmasat e tua.
Një grua që…i mban “fjalën” e “zemrën” në dorë…

Një grua pikon qumësht nga çdo qelizë,
(Pikon edhe një lopë,
edhe një bareshë të pafaj…)

Një çast,
bëhet mbret i botës tënde prej “fëmije”:
Tingulli vrastar i zërit të saj…

Një grua që…ka frike të të shohë në sy…

Nje grua dhe…një burrë.
I cili
Je
Ti…



DILEMË

Vizatoj një mur,
Me brinjë dhe lëkurë…
Mish dhe gjak,
Vrer,
Katran…
Mjafton amalgama kocka + ujë,
Për të të mbytyr në sy?
E zbërthyer atom pas atomi,
Brenda rrethit,
Gjendem,
Jam.
Kush do e murosë eshtrën e fundit aty?


LULE MARGARITA…

Mërmërisin këngën e zgjimit ,
gonxhet e rrëgjuara
nga i ftohti i mëngjesit.



Ti
i çel Lule – Margaritat,
nӫ gjirin tim.
Farat e puthjeve në buzë,
Në mitrën e “tokës”, mbijnë…

Harlisur lëkurës,
pikuar me gjak e pjalm pjellorie,
rrokullisen faqeve të zbehta,
…………………sumbullat erëmira të vesës…
Lëndina jote e gjelbër,
është barku im,
bleruar me të tuat duar…
Afshi i rrënojave,
përpin shekujt anonimë të harresës…

Lule – Margaritat,
(stërpikur me lëngun e bardhë të pjellorisë)
mbarsin edhe frikën…
Djegur nga dashuria e parë me diellin,
Nga humbja e fundit në betejën e jetës…

Mushtin e bardhë të gjinjve – petale,
ta pimë në shtratin e mbetur gjysëm – bosh.
Si gota gjysëm – plot që pret buzët e mia.
E shkuara,
(mbështjellë me pelenat e së ardhmes),
pjell vetveten.
Altarin e vdekjes, lind – dashuria…

Në muzgjet blu,
përthyhen polet e ngrohta të përqafimeve.

E ardhmja, ngjitet
………………por…kurrë nuk arrin në majë.

Qiejve të tu,
Yjëzon e ëmbla Lule – Margaritë.

Llavë e nxehtë dëshire,
………………….petalet e saj…|
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi