Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Shko poshtë

KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës Empty KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 23, 2011 7:10 pm

KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës Kqz-basha-kr-top
KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës

KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës Xxp-arben-ristani


Përfundon rinumërimi i votave të kontestuara, Lulëzim Basha fitues me 95 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar hapjen e kutive të 11 njësive të bashkisë së Tiranës, ku kandidati i “Aleancës për të qytetarin”, Lulzim Basha kryeson me 95 vota, kundrejt kandidatit të “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka zbatuar më shpejt nga çfarë kishte deklaruar më parë, vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ku urdhërohej të shikonte të gjitha votat e hedhura në kutitë e gabuara, dhe përfshirjen e tyre në tabelat përfundimtare.

Brenda pesë ditëve, KQZ-ja ka hapur dhe ka rinumëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara në 1795 kuti.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Leonard Olli, ditën e nesërme KQZ do të ketë edhe një tabelë përfundimtare për bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë në mbyllje të procesit, kreu i KQZ-së, Arben Ristani ndërsa deklaroi mbylljen e rinumërimit, e quajti atë një proces të vështirë por korrekt. Ai falënderoi të gjithë perfaqesuesit e partive politike, vëzhguesit dhe stafin e KQZ-së.

Në këtë mënyrë, KQZ ka shpallur kandidatin Lulzim Basha, kryetar të Bashkisë së Tiranës.

KQZ: Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë së Tiranës Lbbbbb16642444
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi