Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës

Shko poshtë

Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës Empty Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 08, 2011 1:58 pm

Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës Basha-kryetarrrrrr
Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës Llbbasha
Lulzim Basha, kryetari i ri i Tiranës




Tashmë, u kry: Lulzim Basha është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës. Kolegji Zgjedhor rreth orës 10:00 vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Socialiste si pabazuar në ligj duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së i cili shpalli me 93 vota fitues kandidatin e djathtë Lulzim Basha si dhe për pavlefshmërinë e 284 qendrave të votimit në kryeqytet.

Në një vendim tepër të shkurtër nga ana e relatores së çështjes Sashenka Jonuzi është thënë që Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e zgjedhjeve duke argumentuar vendimin në nenin 135 duke pushuar çështjen dhe duke lënë kështu në fuqi vendimin e KQZ ku shpallet fitues Lulzim Basha me 93 vota në avantazh ndaj Edi Ramës.

Kolegji Zgjedhor është investuar dy herë në lidhje me garën elektorale për kryetar të Bashkisë Tiranë. Më 3 Qershor, Kolegji rrëzoi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste, e cila kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërim të votave të hedhura në kutitë jo përkatëse.

Më pas, më 13 Qershor Kolegji pranoi pjesërisht kërkesëpadinë e socialistëve, duke urdhëruar KQZ-në të kryente një hetim administrativ në 368 qendra votimi.

Kolegji Zgjedhor konsiderohet si organi suprem në përballjen mes palëve për një çështje që lidhet me zgjedhjet.

Në ligj sanksionohet fakti se, vendimi i Kolegjit është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi