Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:QAJNË ME LOT DISA PATRIOT "

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:QAJNË ME LOT DISA PATRIOT "  Empty Adem Zaplluzha:QAJNË ME LOT DISA PATRIOT "

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 24, 2011 11:52 am

Adem Zaplluzha:QAJNË ME LOT DISA PATRIOT "  Fotojaeademzaplluzha
Adem Zaplluzha:QAJNË ME LOT DISA PATRIOT "

Na kanë dalë disa “patriot”
Burra trima
Besa edhe të zotë
Me dy grusht e rrahin tavolinën
Kurrë atdheut
S’ja kthejnë shpinën

S’i kthehet shpina bereqetit
S’jetohet aty ku s’ka bollëk
Kështu vlen
Që nga vakti i dovletit
Të jetojnë hajnat në kolltuk

Shpeshherë dalin
Në shesh të mejdanit
Bëjnë tregti me bijtë barbarë
Shumë lot derdhin
Për hallet e “vatanit”
Këta burra “faqebardhë”

II.

Na i lasht zoti këta matrapaz
Mos i bjerrtë mësysh
Syri i keq
Kështu e kanë këta xhambaz
Kur për atdhe
Lëshojnë mjekër
Se qajnë kokën për asgjë tjetër

Nuk kanë fe mbi këtë dhe
Veç verdhushkën e adhurojnë
Shpeshherë dalin
E rrinë ndër ne
Prenë e re
Në çdo kohë ëndërrojnë

Ju erdh dita
Ju gdhi zamani
Shumë lot derdhin kinse për atdhe
Dalin me zogëza te shatërvani
Pastaj ulen këmbëkryq ndër ne
I qajnë hallet
“Qajnë me lot”

Këta burra të fortë e patriot

ademzaplluzha@hotmail.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi