Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:TI OQEAN I TËRBUAR

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:TI OQEAN I TËRBUAR Empty ADEM ZAPLLUZHA:TI OQEAN I TËRBUAR

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 6:58 pm

ADEM ZAPLLUZHA:TI OQEAN I TËRBUAR Fotojaeademzaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA:TI OQEAN I TËRBUAR

(Mikut tim që hyri dhe doli nga ingranazhet e kangjellave A. G.)

Ti asnjëherë nuk humbe
Në lojën e pa kuptimësisë
Fjalët i lë peng erës
Dhe ike me tërbimin e lumit

Nuk mundëm me të ndal
Ti ishe era
Dhe loti i skamjes
Në sofrën e uritur

Kur të ndoqën
Ti u ndale
Kurrë nuk të kanë pëlqyer ndjekjet
Aq më pak ikjet

As që pate ndërmend
Ta prekësh lotin e trishtimit
Jetove me ne
Duke u arnuar me gëzimet
Dhe hidhërimet tona

Vetëm atëherë e kuptove
Forcën e lirisë
Kur të futën prapa grilave
Ti oqean i tërbuar
Në parashikimet e tua

ademzaplluzha@hotmail.com

NGA LIBRI KUR PEMËT I NDËRROJNË KËMISHËT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi