Kristaq Shabani:TË KTHEHEMI NE RETROSPEKTIVËN LIRIKE
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:TË KTHEHEMI NE RETROSPEKTIVËN LIRIKE
Kristaq Shabani:TË KTHEHEMI NE RETROSPEKTIVËN LIRIKE
LIRIZMI I DIKURSHËM MAGJEPSËS DHE I SOTËM PREZENT...
LIRIZMI I PAMOSHUR...
SA I REZISTOKA KOHËS!
DO THONË BREZAT QË VINË SE DHE TË PARËT TANË DININ TË DASHURONIN, DININ TE PUTHËRONIN, DININ TË NGJIZNIN BUKUR, U KISHTE LEZET NDRIÇIMI I SYRIT, U BUZËRONIN BUZËT, U SHPIRTËRONTE SHPIRTI... PAVARËRISHT NGA MOS FLUTURIMI NË HAPËSIRËN E LIRË...
MESAZHI I MADH I POETIT ËSHTË: “RUAJENI DASHURINË SI DRITA E SYRIT, POR NË RASTIN FATLUM E FATBARDH, KUR E KUPTONI DHE E NDJENI QË AJO ËSHTË E TILLË DHE DUHET SAKRIFIKUAR PËR TË ...”
NGA VELLIMI IM
“TRINOMIMI I CICËRIMËS” (SYRI, BUZA, SHPIRTI)
(FRAGMENTE...POEZISH)
BOTUAR DY DEKADA MË PARË
PËR TË GJITHË TE DASHURUARIT...
E DJESHËM, TË SOTËM DHE PËR ATA QË DO TË NISEN NESËR...
Apeli i poetit
“O qenie njerëzore, të dua të dashuruar ta gëzosh rininë tënde jetësore…
O qenie njerëzore, kërkoje fatin, ndoshta dhe të humbur, dhe të jesh i sigurt se një ditë të bukur do ta gjesh e do të më kujtosh mua…
O qenie njerëzore, të duash do të thotë të fitosh, por duhet të përkujdesesh për sytë e tu që të kenë gjithmonë dritë, për buzët e tua që të jenë përherë të ngrohta, për zemrën tënde që në folezat e saj të prodhohen ndjenja përherë njerëzore… ".
Në podium
Stina e trëndafilit
1.
Eh, stina e trëndafilit,
buza s’të është lodhur
kurrë më shumë,
kur petalet e rozta bien,
lermëni të fle pak gjumë…
I hodha syrin trëndafilit,
më nxiti: “Petales merri erë…”
Dallova buzën në takim…
“M’u avit, hë ç’pret?”
U ndrita
si një diamant i rrallë,
syri qeshte me gjethezën e parë!
Ah, parabolë dinake
shpirtin ç’ma mbush.
ç’të thonë sytë,
nuk ta thotë askush!
Ora e ikjes
Kapi orët,
nga krahu mbaji,
mos i ler të ikin
aq shpejt;
le të bier
mbi mua gjithë faji,
Ora e Ikjes
fundja le të presë…
E si mund të them
E si mund të them
se nuk të dua,
kur zjarrmi në shpirt ndiej,
Ti je bërë njësh me mua
dhe në mëngjes,
kur ikën
dhe në mbrëmje,
kur vjen…
Ëndrra e mitur
Një çift pëllumbash
në syrin tënd,
buz’ e etur
në timon zë vend!…
Ëndrra e mitur
u rrit në çast,
zemra gjoksit
kërkon të dalë.
Oqeani i madh
nga “Deti” u frikësua,
Shkretëtira rërë
papritmas u oazua.
Çifti i pëllumbave
në sy u shua,
nga pika e vesës
gjetheza u zmadhua…
&
Mbaj kujtimin kurorë
me lulet e stinës lule të ndjenjave,
fytyra flë në gjumin letargjik
me dëshirë për t’u zgjuar…
Ah, arkivoli yt i varrëzuar
brenda meje:
“Varrezë e ndjnjës”
Unë me sa forcë
të betimtë që kam:
“ Jam dyshi i dashuruar…”
&
Të dua,
ndjenjë e ankoruar,
Në ç’vend lëshon “Sos”
vapori juaj?…
&
Sapo ike nga facebooku,
më mori malli,
ndjenjës sime
si do t’i vejë halli?…
Ngacmim
Pse më del rrugës,
vajzë me xhakavento?
Kur andej kaloj,
flet me zë të lartë,
me shoqet qesh,
me shoqet lot…
Nuk ta di emrin,
Vajzë me xhakavento,
shikimet tona janë puthur…
Hë, më ngacmojnë
sytë e tu të bukur…
Dije nuk të quaj
“Vajzë e shthurur”.
Do të doja
të të mësoja emrin,
s’di dashuria ime
në do të mbaronte me kaq,
jam nga Jugu,
vajzë me xhakavento,
duhet ta dish jam ca larg…
Kur më vështron,
pa mendohu pak!…
Lulja e të puthurës
Kalldrëmi i ngushtë
përvlonte si prush
me guxim fqinjën
e zë dhe e puth…
Puth e puth,
buzë e gjoks
Kalldrëm’i ngushtë
S’ thoshte : “Mos…”
Dhe ajo kthente
puthjen e ngrohtë,
atë që thosh puthja,
fjala s’e thosh dot…
Sa e dëshironte
këtë puthje zjarri,
ish larguar dimri,
kish ardhur behari…
Më kish përgjuar
pas portës çdo ditë,
flakë I merrnin buzët,
diç ndiente te gjitë!
Dy pëllumba të bardhë
u ngritën lart në qiell,
u puthën sakaq
rrugës për në diell…
S’kish si të ndodhte,
veç si ndodhi,
lulja rritet dyshe,
thoshte kraharori!
Kalldrëmi pa
ndodhur ç’kish,
pjergull e vogël
u rrit një gisht…
Ej, ç’bën puthja,
puthja e zjarrtë,
këmbët i lë të ikin,
zemrën e sjell prapë!…
***
Ma puthe buzën
aq me rrëmbim,
shenjën e ikjes
ma le për kthim!
Java faqekuqe
Tak, tuk, tak, tuk, tak
hapa derën e ëndrrës,
trokiste një shikim,
Tak, tuk, tak, tuk, tuk…
Të nesërmen më solli puthjen…
Tak, tuk, tak, tuk, tak…
Të pasnesërmen “dridhjen” e trupit…
Tak,tuk,tak, tak, tuk, tak.
Pas një jave mbi kulmin e shtëpisë
Hëna plotuar mollë faqekuqe…
Pashirrmimi i shpirtit
Eh
Eh, tundje e lehtë e supeve!…
Eh, rrugë e “Mollës së ndaluar”!…
Eh, vështrim midis degëve të qershisë!…
Eh, nojmë e të parës ndjenjë!
Eh, eh,…, eh, eh…, eh!
Oj, oh, bo, aman Oj ,
o i mirë i djemve,
ta pëlqej pamat tundjen e supit
Oj, oj…, oj…oj!
Ec në rrugën e Mollës së Ndaluar,
mos u shpejto të më ikësh nga sytë,
hë, hë të marrsha të keqen
se do të tejçmendem
e të vrapoj pa turp pas teje!…
Mos,…Mos… Mos!…
S’do pyes, në më diktojnë nga kullat,
për ty nuk do të frikohem.
Jo…jo…jo
Qershitë e pjekura varen si vathë.
Oh, bukuri e çmendur, oh, oh!
Një nojmë e dëshiruar
jepet nga një shkrepje e vetëtimtë syri.
Bo, bo,…bo…Bo ç’shkrepje?! Bo, bo…
Nojma flet në gjuhën e saj.
Ndalu e afrohu ja këtu,
pranë meje, pranë, o ëndërrzë….
Aman, aman,… Aman…Aman!…
Uf
Ta dua fare pranë buzën,
kufi le të jenë dy vathë qershish.
Uf, uf, E MIRA te Porta, uf!…
Qeshja i ngjan qershisë vathë…
Në vesh nga dy qershi vathë më var,
puthja më ngjan me vetëtimë,
Kryeqerpikët mbyllin
kurorëzën e syrit të tejharruara
në plotësim ëndrre…
Ah
Ah, ndjenjë, shoh fytyrën
në Kryepasqyrën e Valbonës!
Ah,…Ah…Ah, ah!
Rrënjët e qershisë
u japin frymë qershorëve dashnorë!
&
Eh, puthje e parë,
ç’dridhje i jep trupit!
Eh, e ke fajin “nojmë” e parë!
Hodhe veladonin e turpit!
Rrotullon hemisferat e trurit…
Eh, oj, oh, bo, aman, uf, ah!
Principale
Ta hodha vështrimin
në qerpikë,
mbi qerpikë,
mbeti jetime
folja “ik”…
Pikë.
Ndodhi çudia:
“Syri ngacmoi buzën,
Buza ngacmoi zemrën…
Ndodhi mrekullia:
”U shfaq trinomi i cicërrimës!”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:NJOFTIM PRESTIGJIOZ-KRISTAQ SHABANI "NJERIU I VITIT 2011" I SHPALLUR NGA INSTITUTI AMERIKAN I BIOGRAFIVE IBA
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani!T E T A OSE ODISEJA POETIKE
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq F. Shabani
» Kristaq Shabani:INTERVISTË NR. 3 E PRESIDENTIT TË LIDHJES NDËRKOMBËTARE TË POETËVE, SHKRIMTARËVE DHE ARTSITËVE “PEGASI” ALBANIA POETIT , SHKRIMTARIT KRISTAQ F. SHABANI I.W.A, W.PS
» Kristaq Shabani!T E T A OSE ODISEJA POETIKE
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-KRISTAQ F.SHABANI ALBANIA
» Kristaq F. Shabani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi