Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HYRE EMINI - MIRA, DESHMORE E KOMBIT

Shko poshtë

HYRE EMINI - MIRA, DESHMORE E KOMBIT Empty HYRE EMINI - MIRA, DESHMORE E KOMBIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 27, 2011 11:11 am

HYRE EMINI - MIRA, DESHMORE E KOMBIT 263610_157100144359954_100001799075412_312219_581546_n
HYRE EMINI - MIRA, DESHMORE E KOMBIT

(Luftëtare ne te tri luftat çlirimtare, UÇK, UÇPMB dhe UÇK ne Maqedoni. Ra deshore ne Tanushe te Gostivarit me 29 korrik 2001, ne te njejten dite, ne te njejtin çast me Tahir Sinanin, Brahim Ademin, Naser Ademin dhe Hise Faslliun).

Hyrë Emini, lindur me Ferizaj në 21 gusht 1973. Aty mbaroi shkollën fi...llore dhe gjimnazin. U edukua dhe arsimua ne nje rreth familjar dhe shoqeror me eren patriotike që po sillnin vitet 80-ta. Tek Hyra ndikoi dukshem burgosja dhe denimi i v...ellait te saj te madh me 5 vjete burg politik ne 1986. Pa mbaruar gjimnazin u angazhua ne grupe te rinjsh te cilet perpiqeshin per çeshtjen kombetare, perveç tjerash edhe me format alternative te aktivitetit kulturor dhe edukativ. Ne fillim te 90-tave u angazhua ne Keshillin per te Drejtat e njeriut, i cili veç punes se hapur per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, ne anen tjeter po merrej me organizimin ilegal per per gaditjen e popullit per Kryengritje (atebote ne krye te ketij keshilli ishte Adem Demaqi). Pas mbarimit te gjimnazit regjistroi fakultetin e gjuhe-letersise shqipe ne Prishtine, ne te cilin mbaroi dyvitet e para...U detyrua ta nderprese per shkak te nje rrethane objektive. Me 1994 u denua me 3 muaj burg per organizimin e Manifestimit "Flaka e Janarit" bashke me disa shoke te grupit...Burgun e mbajti ne Pozharevac te Serbise...shoqe te tjera te burgut tregojne nje rrethane interesante: gjate gjithe kohes se vuajtjes se denimit, asnjehere nuk kane mundur ta shtyjne te flete asnje fjale serbisht, edhepse e ka ditur kete gjuhe; organet e burgut jane detyruar te perdorin perkthyes sa here qe eshte dashur te komunikojn me te...Pas vuajtjes se denimit, vendos te shkoje ne Tirane per te vazhduar studimet e mbetura pergjysme, te cilat i perfundon me sukses dhe diplomon ne Fakultetin Filologjik te Tiranes...Edhe gjate kesaj kohe nuk i shkeput lidhjet asnjehere me shoket ilegal ne Kosove te cilet po pergaditeshin per lufte...Kur Filloi lufta ne Kosove, Hyra nder te parat, la Tiranen dhe u kthue ne Kosove, tashme si Ushtare e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (ne qershor te vitit 1998, ne Zonen Operative te Nerodimes, e cila sapo ishte formuar)...Luftoi deri ne perfundim te luftes dhe pas kesaj u fut ne Trupat Mbrojtese te Kosoves (TMK) si kuadre ne Akademine Ushtarake Hamze Jashari ne Prishtine...Me nje grup shokesh, Tahir Sinanin dhe te tjere mori pjese ne Luften çlirimtare qe bene vellezerit tane ne Kosoven Lindore...Kur filloi Lufta ne Maqedoni ne pranvere te 2001, Hyra bashke me Tahir Sinanin, Brahim Ademin, Vjollca Fazliun dhe nje grup shokesh te tjere, te gjithe me pervoje ne luftat e mehershme, u organizuan ne Ushtrine Çlirimtare Kombetare dhe u udhezuan nga shtabi i saj qe te Formojne Zonen Operative Diber-Gostivar, gje qe e realizuan me sukses...Me 29 korrik 2001 ne Tanushe te Gostivarit ra deshmore Hyre Emini bashke me Tahir Sinanin, komandantin e Zones Operative, Brahim Ademin , Naser Ademin dhe Hisë Faslliun, te njejten dite , te njejtin çast...(R. Emini)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi