Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ADEM ZAPLLUZHA:RASTËSIA

Shko poshtë

ADEM ZAPLLUZHA:RASTËSIA Empty ADEM ZAPLLUZHA:RASTËSIA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 28, 2011 3:45 pm

ADEM ZAPLLUZHA:RASTËSIA Fotojaeademzaplluzha

ADEM ZAPLLUZHA:RASTËSIA

Po e zëmë se sonte do të bjerë shi
Asnjë çadër e mirëfilltë
Nuk hapet
Në kujtesën tonë
Çdo gjë ka marrë formën e harresës

Mos m’i prekni flokët
Kur i thaj në erë
Lisat disi kanë lëshuar rrënjë
Në djersën e natës

Ju po m’i përkujtoi rolet
E aktorëve dështakë
Sa e sa herë u lëshuan perdet
E dritareve të mbyllura

Mbrëmë kur ikën ujqërit
Lehjet e qenve nuk kishin të ndalur
Le të më hajë dreqi
Në këtë kohë të koklavitur

Ju kurrë nuk ecët vertikalisht
Horizontalja ju hyri në gjak
Pasi që i përngjani zvarranikëve
Mos të ja lëmë rastësisë
Qeshjen e juaj të akullt
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi