Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BASHKIM BUXHOVI - KUR DESHA NJË ESTONEZE...

Shko poshtë

BASHKIM BUXHOVI - KUR DESHA NJË ESTONEZE... Empty BASHKIM BUXHOVI - KUR DESHA NJË ESTONEZE...

Mesazh nga Bashkim Buxhovi Wed Jun 29, 2011 10:58 pm

KUR DESHA NJË ESTONEZE...

Kohë më parë qesh Dashuruar, në një vajzë nga Estonija,
e rrufen që m’nguli n’zemër, nuk e ndjeva menjëherë,
veç më pas kur e përcolla, si një gjeth desh m’thau mërzija,
shkoja vendeve ku kish shkelur, si qeni kur t’merrë erë...

Flokët e saj si fije ari që valëzuar m’rrehnin n’fytyrë,
në litarë t’qelikët u kthyen, dhe m’zuan rob menjëherë...
kot mundohesha që t’lirohem, kur çdo gjë nga kjo natyrë,
me sy t’saj m’dilte qendisur, si montazh me kompjuter...

lutësha dallgët për t’gllabëruar, njat shiqim që m’ish ngulitur
e të shuanin njat zjarr dashurije që n’shpirtë m’kish përcëlluar,
por ato me një shushurimë të ëmbël, ma kthyen përshpëritur:
“N’çofsh njeri ti s’ke bërë jetë, veç njëherë pa u dashuruar”...

Bashkim Buxhovi

Bashkim Buxhovi

Numri i postimeve : 31
Registration date : 23/05/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi