Bashkim Kopliku:Profilizimi doktrinar i partive
Faqja 1 e 1
Bashkim Kopliku:Profilizimi doktrinar i partive
Profilizimi doktrinar i partive |
» Dërguar më: 29/03/2009 - 11:07 |
Bashkim Kopliku
Akoma, 18 vjet pas rrëzimit të komunizmit, në Shqipëri quhen “të djathtë” ata që vetëm sa mëtojnë janë kundër komunizmit. E pra, në botën moderne shumica e të majtëve janë kundër komunizmit, e ka ekstremistë të djathtë që janë fare afër komunizmit. Shkëputja tërësore nga trashëgimia komuniste e partive të majta shqiptare, apo heqja e maskës së djathtë nga fytyra e berishizmit, do të lejonte që edhe elektorati shqiptar të profilizohej: partitë të profilizohen sipas doktrinave, të së djathtës, ose të së majtës.
Akoma pa profilizim
Në fillimin e viteve 90, njerëzit i binin shkurt: pranon disa të mira të Partisë së Punës (komunistes), je i majtë; ose, mendon se komunistët veçse keq i kanë bërë Shqipërisë, je i djathtë. Natyrisht kishte dhe qëndrime të tjera, jo kaq kategorike, por që, në të dy anët e politikës shqiptare, nuk para pranoheshin të thuheshin me zë të lartë. Bile dhe ish-komunistët që kishin aderuar në partitë që e quanin veten djathtas, si PD-ja etj., nuk guxonin të thoshin një gjysmë fjale të mirë për çdo gjë që lidhesh me komunizmin, bile dhe detyroheshin të mohonin edhe luftën e ndonjë dëshmori komunist kundër pushtuesve gjatë luftës së dytë Botërore. Njësoj, edhe nga ana e partive të majta, si PS-ja, nuk guxonte njeri të thoshte se filan ballist kishte qenë patriot i madh shqiptar.
Mungesa e profilizimit doktrinar, u pat sanksionuar në zgjedhjet e vitit 1992, me sloganin e partisë opozitare, PD-së: “Me ne fitojnë të gjithë”. Pra PD-ja thërriste rreth vetes njerëz me të gjitha bindjet politike, edhe djathtas, edhe majtas. Atëherë funksionoi për PD-në: ajo i fitoi bindshëm zgjedhjet.
Tani që kanë kaluar 17 vjet, natyrisht që situata nuk është më kaq e lidhur me komunizmin, apo me Ballin Kombëtar, as tek PS-ja, dhe as tek PD-ja. Por prapë se prapë, e djathta dhe e majta nuk dallohen nga qëndrimet politike dhe ekonomike aktuale, por nga lidhjet me të kaluarën komuniste të vendit, me traditën, me trashëgimitë e “fisit”, e “familjes”, e prejardhjes etj.
Edhe tani, në 2009-ën, partia në opozitë, PS-ja, po e vulos mungesën e profilizimit doktrinar, me thirrjen: “Përtej së djathtës dhe së majtës”. Edhe PS-ja po u bën thirrje të gjithëve, si majtas si dhe djathtas, të votojnë për të. Edhe kjo thirrje duket se do ta shpjerë në fitore PS-në.
Por boll më. Shqipëria, pas zgjedhjeve të 28 qershor 2009, duhet t’i japë fund këtij mishmashi: e djathta dhe e majta shqiptare duhet të ndahet, të profilizohen sipas kritereve perëndimore.
Heqja e pengesave
Ka ardhur koha që shqiptarët të kuptojnë që nuk mjafton të jesh “anti-komunist”, për të qenë i djathtë; apo të jesh “anti-ballist” dhe kaq mjafton të jesh i majtë. Në fakt ka shenja të tejkalimit të pengesave për profilizimin e partive.
Një pengesë është trashëgimia komuniste e PS-së. Por PS-ja tashmë po e kryen brenda vetes dekomunistizimin, saqë drejtuesit e saj janë shumica që nuk kanë qenë kurrë as edhe anëtarë të thjeshtë të partisë së punës (komunistes), e jo më funksionarë të saj. Kjo parti po e dënon, dhe me qëndrime konkrete, komunizmin. Ajo po aspiron shumë t’i bashkëngjitet lëvizjes së majtë perëndimore, që është krejt anti-komuniste.
Pengesë tjetër është luhatja në ekstreme e PD-së, herë djathtas e herë majtas. Për tre-katër vjetët e para në pushtet, 2005-2008, ajo kaloi në ekstrem majtas: premtime populiste, program barazitist i ekstremit të majtë etj. Tani, këto javët e fundit, prapë Berisha ka nisur retorikat djathtas, natyrisht me mashtrime gjoja të uljes së taksave, kur në fakt i ka rritur: ka ulur normën e tatim-taksave, por ka futur vlera ekonomike arbitrare (paga reference, çmime reference, deri dhe fitime reference), kështu që paratë që shqiptarët i paguajnë shtetit janë rritur më shumë se para qeverisjes së tij. Nejse, dihet tashmë se ai veçse mashtron.
Ka ardhur koha të tejkalohet dhe kjo pengesë: PD-ja që shitet si e djathtë e vepron si e majtë. Kemi shpresa se brenda PD-së ka njerëz që mendojnë djathtas, pavarësisht se tani PD-në e kanë kapur ata që mendojnë majtas, apo më mirë ata që mendojnë veçse për interesat e tyre personale. Një humbje e saj në zgjedhjet që vijnë, më 28 qershor 2009, do të krijonte kushtet që kjo parti të lëshojë të majtët që të shkojnë tek PS-ja, duke ardhur në krye të saj të djathtët, të cilët duhet ta riprofilizojnë partinë djathtas. Natyrisht, ky proces mund të ndodhë vetëm nëse Berisha e klani i tij nxirren jashtë PD-së, sepse me ta kurrë nuk mund të bëhet gjë, përveçse të mbesë prapë një parti në shërbim të interesave personale të atij klani.
Por nëse PD-ja nuk e largon dot Berishën, edhe pas humbjes më 28 qershor, e djathta në Shqipëri do të rilindë pa të, qoftë nëpërmjet PDK-së, LZHK-së apo PLD-së, qoftë dhe të ndonjë partie tjetër: nuk ka vend pa të djathtë, prandaj dhe Shqipëria nuk ka sepse të bëjë përjashtim.
profilizimi, unitet dhe debat idesh
Me profilizimin e partive, do të mundësohej rigrupimi i natyrshëm i elektoratit shqiptar. Do të kishim më së fundi situata normale brenda partive, një unitet idesh, dhe jo unitet klanesh, tarafesh dhe fisesh. Natyrisht do të kishte dhe debat idesh dhe zgjidhjesh.
Kështu, një njeri që mendon se “shteti duhet të mendojë për çdo gjë”, apo se “është krim të privatizohet hekurudha”, sepse “është poshtërsi të ketë spitale private”, se “mjekësia duhet të jetë falas për të gjithë shqiptarët”, se bujqësia mund të rimëkëmbet vetëm nëse “krijojmë kooperativa kapitaliste të të gjithë fshatarëve”, se “shteti duhet të kontrollojë çmimet edhe kur ka konkurrencë të plotë” etj., nuk ka sesi të gjejë veten në një parti të djathtë- ai dhe tek e majta, dhe me zor futet.
Po kështu, nuk ka vend fare majtas, një njeri që mendon se “vetëm privatizimi tërësor i çdo hallke të mjekësisë e shërbimeve të tjera, do t’u rrisë eficiencën”; se “bujqësia në fshat kërkon përqendrimin e pronës, nëpërmjet shitjes apo dhënies me qira të saj, në duar të pak pronarëve”, dhe jo në “kooperativa bujqësore të të gjithëve”; se “çdo shërbim duhet të paguhet nga shqiptarët”, se “shteti duhet të ndihmojë vetëm ata që nuk arrijnë të sigurojnë as minimumin e ushqimit të familjes së tyre dhe të arsimimit, kurse të gjithë të tjerët duhet të mendojnë vetë për të çarë në jetë”; se “shteti nuk duhet të ndërhyjë në ekonomi, veçse kur është krejt e qartë se jemi para mungesës së konkurrencës, apo kur sistemi po hyn në krizë e nuk del dot sepse ka një defekt në veprimin e tregut të lirë” etj.
Si rregull “i trashë”, e djathta beson më shumë tek roli i individit, tek forcat e tregut të lirë, dhe më pak tek puna kolektive apo tek ndërhyrjet rregullatore të shtetit-shteti është thjeshtë garant i lirive, ose, e thënë ndryshe, është shtet i së drejtës. Kurse e majta, beson më shumë tek forca e aktiviteteve kolektive, shpreson më shumë se shteti mund të bëjë shumë gjëra më mirë se individi” etj.
Natyrisht, nuk është se e djathta mohon kategorikisht ndërhyrjen e shtetit në jetën e shoqërisë, apo, nuk është se e majta nuk është fare për privatizimin etj.
Në praktikë nuk është aq e thjeshtë të dallosh të majtën nga e djathta. Edhe në perëndim, ndarja e majtë apo e djathtë, shpesh nuk është aq e qartë. Edhe specialistëve të politikës, shpesh u duhet të krahasojnë brenda për brenda një shoqërie të caktuar, e jo nga një shtet në tjetrin. Kjo sepse mund të marrësh një të majtë amerikan, Obamën p.sh., që të të dalë krejt i djathtë në një shoqëri si ajo francezja. Por ama, brenda një shoqërie të caktuar, brenda një vendi të caktuar, në kohën që jetojmë arrihet të profilizohet e majta dhe e djathta.
Nuk po hyjmë në akademizmat e centrizmit radikal (radical center, teoria e partisë që merr të mirat nga e majta si dhe nga e djathta), sepse nuk është vendi këtu, por dhe sepse kur bota të merret shumë më shumë praktikisht me të, të ketë parti të mëdha të tilla në perëndim, atëherë do t’ia vlente dhe për ne.
Përshtatje me botën
Duke u profilizuar partitë politike, edhe ndihma që do të marrin partitë tona nga bota perëndimore, do të ishte shumë më eficiente. Siç është gjendja sot, i duhet një partie mike të djathtë, t’u japë këshilla të papërtypshme fare të majtëve që kanë mbushur partinë shqiptare të vetëquajtur të djathtë. Po e njëjta situatë mund të jetë edhe me të majtën, pavarësisht se më pak problematike.
Një shqiptar i djathtë, pas këtij profilizimi do të ishte shumë më i afërt në idetë e tij, me një italian, apo amerikan, apo gjerman apo çdo të huaj tjetër të djathtë. Po kështu dhe për të majtët.
Nuk mund të bëjmë shpikje shqiptare, duhet të bëhemi dhe ne si e gjithë bota ku synojmë të shkojmë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Selim Hasanaj: Profilizimi i partive politike në Dardani dhe aleancat mes tyne
» Bashkim KOPLIKU:Kosova dhe Enveret
» Bashkim Kopliku: Enciklopedistët tanë shpërfillin Shqipërinë
» INEPRA: Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
» VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar
» Bashkim KOPLIKU:Kosova dhe Enveret
» Bashkim Kopliku: Enciklopedistët tanë shpërfillin Shqipërinë
» INEPRA: Autostrada e kombit: Bashkim kombëtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
» VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi