Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar

Shko poshtë

VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar Empty VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 08, 2012 10:54 pm

VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar


VV: Pa bashkim të Mitrovicës, nuk ka Bashkim Kombëtar Largea_dsc_92902654697581354994117
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e ndaljes së bisedimeve me Serbinë.
“Ne si VETËVENDOSJE! kemi thënë se janë dy hapa që na hedhin në ofensivë ndaj Serbisë, e këto janë, ndërprerja e bisedimeve dhe bllokimi i mallrave të Serbisë. Më tej, ai shtoi se këto bisedime pa kushte dhe pa parime me Serbinë, po ia shtrojnë asaj rrugën drejt BE-së, kurse ne po na hedhin në defensivë. Shteti i Kosovës pa sovranitet e pa zhvillim ekonomik nuk mund ta bëjë bashkimin e Mitrovicës. E pa bashkimin e Mitrovicës nuk ka as bashkim kombëtar” ka thënë Kurti.
Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova ka përjetuar dy ndarja prej 1999 e deri më sot.
“Prej vitit 1999, e deri më sot Kosova i ka përjetuar dy ndarje të mëdha, e para kur u vendos KFOR-i francez mbi urën e lumit Ibër, dhe e dyta kur qyteti i Mitrovicës, u nda në dy komuna gjatë negociatave të Vjenës, sipas Planit të Ahtisaarit” ka thënë Konjufca.
Konjufca po ashtu ka thënë se Serbia nuk u mjaftua me këtë ndarje, dhe pas negociatave të fundit në Bruksel, të cilat nga niveli Stefanoviq u ngritën në nivelin Daçiq, tash sipas tij, Beogradi po synon legalizimin e një autonomie territoriale, institucionale dhe administrative të pjesës veriore të Kosovës.
Kurse, Visar Ymeri, drejtues i grupit parlamentar, ka thënë se Qeveria Thaçi, ka hequr dorë nga kontrolli i territorit të Kosovës.
Ndërkaq, nënkryetari Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimin ekonomik, duke theksuar se ne sot jemi populli më i varfër në Evropë me 50 % varfëri, 17% në varfëri ekstreme kurse mbi 300.000 njerëz nuk e kanë të sigurt bukën e gojës.
Ai më tej shtoi se ka dy mënyra që Mitrovica të bashkohet, dhe këto janë: sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.
Lideri Albin Kurti prezantoi me detaje dhe 13 pikat e propozuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për zgjidhjen e çështjes së veriut të Kosovës.
Të gjitha këto u thanë në qytetin e Mitrovicës, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti Tribunë rreth temës “Ndalja e negociatave të cilat po na ndalin zhvillimin shtetëror, shoqëror dhe ekonomik”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi