Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:VESA

Shko poshtë

Kujtim Stojku:VESA Empty Kujtim Stojku:VESA

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2011 10:29 am

Kujtim Stojku:VESA 269832_1806492485722_1342220805_1548579_1091862_nKujtim Stojku:VESA 50098_1342220805_3882957_n

Kujtim Stojku:VESA

Vesa bulëz argjendë hijshëm po bie
Duke njomur me dashuri etjen e netëve t’verës
Ajo vjen nazike dhe plot bukuri
Po kështu largohet pa u ndjerë me krahët e erës.

Shikoj gjerdanin e saj me bulëza argjendi
Atë si hi i artë përhapet në qiellin blu
Këngët e laureshave se mbushin vendin
Turtullesha dhe mjellma gjith gaz vallëzoni ju.

Në çdo gjethe je më e ëmbla mysafyre
Bulëzat e tua m’freskojnë gjithkund
Shiko si ndrisin lulet me ngjyra të ndryshme
Valle hedhin petalet lehtë lehtë era i tund.

Në gojën time ajo me lehtësi ka pikuar
Gjithë gaz ja marr këngës mbi barin e njomë
E freskët del kënga prej shpirtit pa pushuar
Është vesë e ardhur prej qiellit n’buz’t e thara pikon.

Në çdo lule dhe në çdo trëndafil
Bie butë butë dhe lulet i gjallëron
Që nga mëngjesi deri në mbrëmbje
Pik pik mbi ta bie pikon dhe veson.

Kur syrin nxjerr dielli me rrezet flakërues
Vesën mbi gjethe e thane pa mëshirë
Drejt qiellit e merr vesën që avullon
Në natën e errët bie përsëri…
Dhe shpirti im me dëshirë gurgullon …

Fund
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi