Vdekja nuk është fjala e tij e fundit
Faqja 1 e 1
Vdekja nuk është fjala e tij e fundit
Vdekja nuk është fjala e tij e fundit
Shkruan Xhevdet Mazrekaj
Një lajm sa i papritur aq edhe i dhimbshëm më ka prekur thellë në zemër në mëngjesin e hershëm të 30 qershorit. Miku im Teki Dervishi kishte mbyllur sytë përgjithmonë. Kishte shkuar në amshim.
Me Teki Dervishin jemi njohur që prej fillimit të botimit të gazetës kombëtare “Bota sot”. Që në fillim e pranoi dhe e ndjeu me zemër propozimin.
U takuam së pari në Danimarkë. Edhe ai edhe unë kishim nevojë që të bisedonim sy më sy e jo përmes telefonit, të gjitha çështjet e fillimit të gazetës kombëtare “Bota sot”.
U takuam dhe biseduam gjatë. Mbi të gjitha u pajtuam për të gjitha çështjet e formësimit të konceptit të gazetës. Ky takim shënoi fillimin e bashkëpunimit tonë që zgjati deri sot, deri në momentet kur Tekiu i mbylli sytë përgjithmonë.
Tekiu i dha jetë, i dha shpirt dhe i dha frymën kombëtare gazetës “Bota sot” frymë kjo që në vitet 90-ta populli shqiptar kudo që jetonte kishte nevojë të frymonte shqip, kishte nevojë për guxim të fjalës shqipe, kishte nevojë për një frymë kombëtare.
Kësaj fryme kombëtare i dha shpirt, i dha zemër, i dha guxim Teki Dervishi.
Gjatë këtij udhëtimi 16-vjeçar bashkë me Tekiun dhe gazetën kombëtare “Bota sot” u përballëm me sfida të mëdha.
Gjatë këtij udhëtimi 16-vjeçar bashkë me Tekiun dhe gazetën kombëtare “Bota sot” u përkrahëm nga shumica e popullit shqiptar në diasporë dhe në trojet tona etnike.
Gjatë këtij udhëtimi 16-vjeçar bashkë me Tekiun dhe gazetën kombëtare “Bota sot” kemi përjetuar edhe sulme, kërcënime madje edhe vrasje.
Gjatë këtij udhëtimi 16-vjeçar bashkë me Tekiun dhe gazetën kombëtare “Bota sot” kemi marrë edhe lajme të këqija për vrasjen e bashkëpunëtorit tonë të rregullt Xhemajl Mustafa, lajmet e kobshme për vrasjet e dy kolegëve tanë Bekim Kastrati e Bardhyl Ajeti.
Por lajmi i sotëm për shkuarjen në amshim të mikut tim Tekiu më ka prekur në zemër. Të gjitha lajmet për vdekjet janë të ftohta, e lajmi për vdekjen e Tekiut me erdhi më i ftohtë sesa vdekja.
Herën e fundit kur fola në telefon më tha se po e ndjen veten më mirë. Megjithëse i shtrirë në spital, megjithëse e ndjeja zërin e tij të shtjerrë, Tekiu nuk dorëzohej. Madje sikur më jepte shpresë, sikur më jepte zemër.
Por shpirti i pavdekshëm i Tekiut shkoi në amshim. Ai shkoi nga kjo botë dhe la pas vetes emrin e tij të madh. Ai sot i mbylli sytë por nuk e ka mbyllur kapitullin e tij të artit, të letërsisë e të gazetarisë shqipe jo vetëm në Kosovë. Prej sot Teki Dervishi do prehet në qetësi siç prehen burrat e mëdhenj të kombit, siç prehen njerëzit e artit e të letërsisë shqipe, siç prehen gazetarët e shquar shqiptarë.
Teki Dervishi nuk ka vdekur.
Ai ka shkuar në piedestalin e pavdekësisë!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës së lirë!
Zoti e bekoftë Teki Dervishin!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi: ATJE FJALA ËSHTË GAZ - LÀ PAROLA È SORRISO
» Kimete Berisha:Rexhep Qosjen askush nuk e merr seriozisht, kjo është më e rëndë se vdekja
» Është hera e fundit që tërhiqemi
» Leonora Buçinca:BIJA IME SAMIRAMIDA( Vdekja e nje femije, besoj qe eshte dhimbja me e madhe qe jeta mund te gjeneroj)
» Kjo është fotografia e fundit bashkë e të vrarë në Kumanovë
» Kimete Berisha:Rexhep Qosjen askush nuk e merr seriozisht, kjo është më e rëndë se vdekja
» Është hera e fundit që tërhiqemi
» Leonora Buçinca:BIJA IME SAMIRAMIDA( Vdekja e nje femije, besoj qe eshte dhimbja me e madhe qe jeta mund te gjeneroj)
» Kjo është fotografia e fundit bashkë e të vrarë në Kumanovë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi