Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi dënohet me 15 vjet për trafikim droge

Shko poshtë

Thaçi dënohet me 15 vjet për trafikim droge Empty Thaçi dënohet me 15 vjet për trafikim droge

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 04, 2011 8:55 pm


Thaçi dënohet me 15 vjet për trafikim droge

Thaçi dënohet me 15 vjet për trafikim droge Gjykata%201


Sot, një trup gjykues i përzier me gjykatës të EULEX-it dhe atyre kosovar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë e shpallën Xhemë Thaçin fajtor për krim të organizuar dhe trafikim të drogës dhe e dënuan me pesëmbëdhjetë (15) vite burgim dhe 200.000 euro gjobë.

Gjykata e shpalli Abdyl Kukajn fajtor për krim të organizuar dhe e dënoi me tetë (Cool vite burgim.

Gjatë bastisjes së vendbanimit të Abdyl Kukajt dhe arrestimit të tij, Policia e Kosovës i ka konfiskuar 13.000 euro para të gatshme. Gjykata e ka shfrytëzuar legjislacionin aktual për konfiskimin e pasurisë dhe ka urdhëruar konfiskimin e parave të gjetura.

Gjykata vërtetoi se në vitin 2009, Xhemë Thaqi dhe Abdyl Kukaj kanë marrë pjesë në një grup të organizuar për trafikimin e drogës.

Xhemë Thaqi i ka organizuar aktivitetet e grupit duke e bashkërenduar transportimin dhe financimin e drogës. Në një rast ai e ka organizuar blerjen e 109 kilogramëve kanabis dhe e ka trafikuar drogën prej Shqipërisë në Kosovë me qëllim të shitjes gjetiu në Evropë. Në mesin e aktiviteteve tjera, Abdyl Kukaj i ka caktuar korrierët për transportimin e drogës.

Gjatë këtij gjykimi, Gëzim Iseberi është liruar nga të gjitha akuzat, raportojnë mediet.

Ndjekjen penale e ka bërë një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Palët mund të ankohen kundër vendimit brenda 15 ditëve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi