'Grupi i Llapit' dënohet me 13 vjet burgim

Sipas EULEX-it, gjatë seancës së provave të këtij rigjykimi janë mbajtur dymbëdhjetë seanca dëgjimore, ndërsa lënda ishte ndjekur nga një prokuror i EULEX-it. Krimet për të cilat ngarkohen tashmë të dënuarit, thuhet se kanë ndodhur nga muaji tetor i vitit 1998 deri nga mesi i qershorit të vitit 1999.
Një trup gjykues i përzier, i përbërë nga një gjykatës vendas dhe dy gjykatës të EULEX-it, nën akuzat për krime lufte, ka dënuar Rrustem Mustafën me 4 vjet burg, Latif Gashin me 6 vjet burg dhe Nazif Mehmetin me 3 vjet burg.
Prishtinë- Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një trup gjykues i përzier, i përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX it, në procesin për krime lufte, të ashtuquajturin "Grupi i Llapit", e dënoi me heqje lirie. Kështu Latif Gashi është dënuar me 6 vjet burgim për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. I akuzuari i dytë Nazif Mehmeti është dënuar me 3 vjet burgim për krime të luftës, për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Ndërsa Rrustem Mustafa është dënuar me 4 vjet burgim për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur. Më 7 korrik 2009, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë kishte filluar rigjykimi kundër Latif Gashit, Nazif Mehmetit dhe Rrustem Mustafës. Gjatë seancës së provave të këtij rigjykimi ishin mbajtur dymbëdhjetë seanca dëgjimore. Lënda ishte ndjekur nga një prokuror i EULEX it. Lënda ishte hetuar gjatë vitit 2001 deri në vitin 2002 dhe për herë të parë u paraqit në gjykatë në vitin 2003 kur edhe u morën aktgjykimet dhe u shqiptuan dënimet. Me vendim të Gjykatës Supreme të Kosovës qe kërkuar të bëhet rigjykimi dhe ridënimi, thuhte nw një njoftim të EULEX-it.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
'Grupi i Llapit', nuk jemi fajtorë
'Grupi i Llapit', nuk jemi fajtorë
Krimet, për të cilat ngarkohen tashmë të dënuarit, thuhet se kanë ndodhur nga muaji tetor i vitit 1998 deri nga mesi i qershorit të vitit 1999.
Pjesëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Llapit”, në mesin e të cilëve është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa, e cilësuan si të padrejtë, të papritur dhe të influencuar vendimin e Gjykatës së Qarkut, e cila, nën akuzat për krime lufte, dënoi Rrustem Mustafën me 4 vjet burg, Latif Gashin me 6 vjet burg dhe Nazif Mehmetin me 3 vjet burg.
Në një konferencë për media, në të cilën, përveç Gashit, ishin të pranishëm dy të dënuarit e tjerë dhe avokati mbrojtës i tyre, deputeti Mustafa tha se ndihet i pafajshëm dhe shprehu bindjen se në vendimin e trupit gjykues ka pasur ndërhyrje nga jashtë - ndërhyrje këto të cilat ai nuk deshi t’i precizojë.
Sot, mendoj se ka qenë një ndërhyrje e gabueshme në drejtësi. Është një ndërhyrje nga jashtë... Nuk jemi pjesë e asaj që shkruan sot në aktgjykim.
“Sot, mendoj se ka qenë një ndërhyrje e gabueshme në drejtësi. Është një ndërhyrje nga jashtë. Ka qenë një ndërhyrje që s’e kemi pritur. Është një ndërhyrje e padrejtë. As unë, as zoti Latif Gashi, i cili sot veç shkon në vuajtje të dënimit, dhe as Nazif Mehmeti nuk e ndjejmë veten fajtorë”.
“Nuk jemi pjesë e asaj që shkruan sot në aktgjykim“, tha Mustafa, duke shprehur bindjen se vendimi final i Gjykatës Supreme për këtë çështje do të shkojë në favor të tij dhe dy të dënuarve të tjerë, Latif Gashi e Nazif Mehmeti.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, beri të ditur se do të vazhdojë punën e tij si deputet në legjislativin kosovar.
“Lidhja ime me Parlamentin e Kosovës është ajo që ka qenë. Unë jam deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju e dini se në cilën fazë jemi - jemi në fazën e një vendimi, i cili nuk është i plotfuqishëm”.
“Është dhe një shkallë tjetër. Ne sot kemi filluar t’i bëjmë ankesat e nevojshme dhe do të shfrytëzojmë rrugët ligjore, për të cilat kemi luftuar dhe i kemi sjellë deri këtu”, tha ai.
Trupi gjykues, i përbërë nga një gjykatës kosovar dhe dy të EULEX-it, shpalli fajtor Latif Gashin “për krime të luftës për shkak të trajtimit çnjerëzor të civilëve të paraburgosur dhe krime të luftës për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur”.
Gjykata e Qarkut në PrishtinëGashi, sipas vendimit, pritet që gjatë ditës të dërgohet në paraburgim. Mirëpo, sipas avokatit mbrojtës, Mexhit Syla, ekzistojnë mospërputhje dhe mospërfillje të dispozitave ligjore dhe rekomandimeve në mes të aktvendimit të Gjykatës Supreme, i cili e kishte kthyer lëndën në shqyrtim pas marrjes së aktvendimeve dhe shqiptimit të dënimit në vitin 2003 dhe vendimit të Gjykatës së Qarkut.
“Në aktgjykimin e shkruar nuk ka gjetje, sipas të cilave Latif Gashi ka kryer ose ka urdhëruar rrahjen e Millan Stankoviqit në Bajgorë. Është gjetje e Gjykatës Supreme, si organ më i lartë i drejtësisë në Kosovë”.
“Trupi gjykues i gjykatës së shkallës së parë, përkundër këtij konstatimi, Latif Gashin e shpall fajtor edhe për këtë vepër, edhe ia shqipton dënimin që keni dëgjuar e që është bërë i ditur”, tha Syla, për të shtuar se do t’i paraqesë ankesat e nevojshme për vendimin e Gjykatës së Qarkut.

Rigjykimi ndaj të akuzuarve ka nisur më 7 korrik të këtij viti në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.rel

Shoqatat e luftës së UÇK-së reagojnë ndaj dënimit të 'Grupit të Llapit'

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së shprehin shqetësimin e tyre, për vazhdimin e praktikave të UNMIK-ut në Kosovë, nga ana e EULEX-it me rastin e dënimit të “Grupit të Llapit”.Dënimin e bashkëluftëtarëve tanë Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, e konsiderojmë si akt politik, i cili pos tjerash bazohet edhe në deklarata të rrejshme. Aty ku politika ndikohet, apo gjykatat janë nën trysninë e saj nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me zbatimin e normave ligjore, thuhet në reagimin e shoqatave të dala nga lufta. Por degët e këtyre shoqatave në Podujevë, rajon ky prej nga vijnë të dënuarit kanë paralajmëruar protesta në kundërshtim të këtij procesi gjyqësorë.

Fjala përfundimtare për “Grupin e Llapit”

Prokurori Robert Dean ka kërkuar nga trupi gjykues që tre ish-udhëheqësit e UÇK’së në Llap t’i shpallë fajtorë për rrahje e torturë të civilëve në kampin e Llapashticës. Të kundërtën nga prokurori e kanë kërkuar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës. Verdikti shpallet të premten
Nga Selvije Bajrami
Prokurori ndërkombëtar, Robert Dean, kërkoi të mërkurën dënim konform ligjit ndaj tre pjesëtarëve të të ashtuquajturit “Grupi i Llapit”; Rrustem Mustafës, Latif Gashit e Nazif Mehmetit.
Këtë kërkesë prokurori Dean e bëri në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë gjatë dhënies së fjalës së tij përfundimtare në procesin gjyqësor, seancat e të cilit kanë nisur më 7 korrik të këtij viti.
Tre ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit kanë qenë të akuzuar edhe me herët dhe si të tillë kanë qenë të dënuar nga gjyqtarët e UNMIKU-t. Gjyqtarët e të njëjtit mision e patën kthyer lëndën në rigjykim, ndërsa në rigjykim tre të akuzuarit janë përgjigjur vetëm për katër nga 21 pikat e aktakuzës. Prokurori Robert Dean tha se dëshmitë e deponuara në gjykatë kanë dëshmuar fajësinë e tre të akuzuarve.
Ai me këtë rast kërkoi që tre të akuzuarit të dënohen për veprën penale të krimeve të luftës në shtëpinë e ndalimit në Llapashticë përmes trajtimit çnjerëzor të të ndaluarve civilë si dhe për veprën penale të rrahjes e torturave të të ndaluarve civilë. Për të akuzuarin Latif Gashi, ndërkaq, prokurori kërkoi të dënohet edhe për veprën penale të krimeve të luftës në fshatrat Bare e Bajgorë dhe lokacione të tjera përmes rrahjes dhe torturës së serbit Milovan Stankoviq.
Por, prokurori, gjatë fjalës së tij përfundimtar, ka hequr dorë nga pika e cila i ngarkonte Latif Gashin e Rrustem Mustafën për kryerjen e veprës penale të krimeve të luftës në kampin e ndalimit në Llapashticë.
Prokurori Dean gjatë elaborimit të fjalës përfundimtare nuk përmendi dhe aq veprimet e të akuzuarve Rrustem Mustafa e Nazif Mehmeti gjatë luftës në Kosovë. Ai më shumë u përqendrua në pikën 14 të aktakuzës, në të cilën Latif Gashi akuzohet se ka rrahur e torturuar serbin Milovan Stankoviq.
“Stankoviq ka qenë një roje i thjeshtë pylli, i cili është zënë në mes të konfliktit dhe e ka gjetur vetën të jetë i burgosur i UCK-së në fillim të gushtit të vitit 2008. Ai meritonte një trajtim të mirë. Në vend të kësaj, për 65 ditë në kampet e UCK-së, në veçanti atë në Bare ai është rrahur vazhdimisht dhe i është nënshtruar torturës psikologjike”, tha prokurori Dean.
Ndonëse prokurori është munduar të bind trupin gjykues të udhëhequr nga Francesko Flori se është vërtetuar teza e aktakuzës që ka përfaqësuar Dean, një gjë të tillë e kanë kundërshtuar mbrojtja e tre të akuzuarve; avokatët Mexhid Syla, Bajram Tmava, Fazli Balaj e Aziz Rexha si dhe vetë të akuzuarit.
Treshja nga ish-udhëheqësja e UQK-së në Llap thanë se janë të pafajshëm dhe se akuzuat ndaj tyre kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të pabazuara. Akuzat, sipas tyre, kanë qenë të montuara nga strukturat serbe të shërbimit sekret.
Mexhid Syla e Bajram Tmava, avokatë të Latif Gashit, ndërkaq thanë se gjatë dhjetëra seancave të mbajtura nuk është vërtetuar aktakuza, por, sipas Sylës, është vërtetuar e kundërta e asaj çfarë pretendon prokuroria.
“Në këtë lëndë mungojnë provat bindëse që dëshmojnë fajësinë e të akuzuarve. Prokurori nuk ka arritur të ofroj asnjë provë bindëse”, tha avokati Syla teksa kërkoi verdikt lirues.
Mbrojtësi tjetër, avokati Bajram Tmava, ndërkaq më shumë u përqendrua në pikën ku Latif Gashi akuzohet për rrahjen e serbit Milovan Stankoviq.
Ai tha se nuk mund të merret për bazë vetëm dëshmia e dëshmitarit Stankoviq si provë bindëse, por, sipas tij, të gjithë dëshmitarët tjerë në këtë proces e kanë dëshmuar të kundërtën e asaj që ka thënë serbi i ndaluar.
Tmava me këtë rast përmendi dëshmitarët Fadil Syleviqi e Sabit Berisha, të cilët, sipas tij, kanë qenë në një dhomë ndalimi bashkë me Stankoviq e të cilët kanë deklaruar se nuk janë rrahur as ata, por as i ndaluari Milovan Stankoviq.
Fazli Balaj, mbrojtës i Nazif Mehmetit, tha ndërkaq se provat e administruara gjatë shqyrtimeve gjyqësore nuk e kanë vërtetuar tezën e aktakuzës ndaj tre të akuzuarve.
Dëshmitarët e këtij procesi, sipas Balajt, nuk e kanë përmendur klientin e tij Nazif Mehmetin.
“Unë ia tërheq vërejtjen gjykatës se në asnjë deklaratë të asnjë dëshmitari të drejtpërdrejtë – pra të personave të ndaluar apo të familjarëve të tyre ose personave të tjerë të dëgjuar si dëshmitarë- nuk thuhet se Nazif Mehmeti të ketë rrahur apo në mënyrë tjetër të ketë torturuar personat e ndaluar”, tha Balaj.
Verdikt lirues ndërkaq ka kërkuar edhe mbrojtësi i Rrustem Mustafës, avokati Aziz Rexha. Edhe klienti i tij, sipas Rexhës, është i pafajshëm përballë akuzave, ndërsa dëshmitë fajësuese të deponuara në gjykatë, sipas tij, kanë qenë të organizuara nga shërbimi sekret.
Pas dëgjimit të palëve në procedurë, kolegji i gjyqtarëve mori vendim që shpalljen e aktgjykimit të kësaj lënde ta bëjë të premten më 2 tetor.

Prokurori kërkon dënimin e “Grupit të Llapit”

Nga S. Bajrami
Në procesin gjyqësor kundër të ashtuquajturit Grup i Llapit, prokurori Robert Dean kërkoi sot dënimin e tre të akuzuarve Rrustem Mustafa, Latif Gashi e Nazif Mehmeti.
Ata akuzohen për veprat penale, rrahje, torturim dhe trajtim jonjerëzor të civilëve, përkatësisht të ndaluarve në Kampin e Llapashticës, gjatë luftës së Kosovës.
Sipas këtij prokurori ndërkombëtar, akuzat janë mbështetur nga dëshmitë e vetë të ndaluarve.
Ndërsa, Dean ka hequr dorë nga akuzat për trajtim çnjerëzor, që thuhej se të akuzuarit, në atë kohë eprorë të lartë të UÇK-së, u kishin bërë të burgosurve në Kampin e Koliqit.
Seanca në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po vazhdon me fjalën e mbrojtjes.

Gjyqtari vendas distancohet nga dënimi i ‘Grupit të Llapit’

[img:4fc4]http://www.botasot.info/te_vogla/GRU[PIIII.jpg[/img:4fc4]
Ish-Komandanti i UÇK dhe deputeti Rrustem Mustafa u dënua me 4 vite burg, Latif Gashi me 6 vite dhe Nazif Mehmeti me tre vite burg
Vendimi me të cilin “Grupi i Llapit” u dënua për krime lufte me 13 vite burg, është i padrejtë dhe joligjor, ka thënë gjyqtari kosovar, Rrahman Retkoceri, i cili ka qenë pjesë e trupit gjykues të përzier, që përbërë nga një gjykatë e Kosovës dhe dy gjykatës të EULEX-it.
Sipas gjyqtarit Retkoceri nuk ka pasur asnjë prova për dënimin e “Grupit të Llapit”
“Konsideroj se një vendim i tillë ka qenë kundër-ligjor dhe mendimi im ka qenë që ata të gjithë të lirohet, se nuk ka pasur prova për të cilat kanë qenë të akuzuar. Me habitë fakti sesi ka rrjedhur një vendim i tillë”, deklaroi Rrahman Retkoceri, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
Retkoceri, i cili thotë se është mbivotuar nga kolegët e tij gjyqtar të EULEX-i thotë se vendimi për dënimin e “Grupit të Llapit” duhet të korrigjohet nga Gjykata Supreme.
“Ekziston Gjykata Supreme. Me siguri kolegët e mi që unë konsideroj se është bërë gabim, lëshim, duhet ta korrigjojnë atë gabim, dhe kanë mundësi të bëjnë ndryshimin e aktgjykimit dhe t'i lirojnë të akuzuarit nga aktakuza ose ta prishin lëndën dhe ta kthejnë prapë në rigjykim. Përndryshe, sipas bindjes sime, nuk ka pasur prova që të njëjtit të akuzohen. Shpreh indinjatën time në atë drejtim,sepse ka qenë një vendim jo i drejtë nga kolegët. Unë mendimin tim e kam dhënë por kam qenë i mbivotuar”, shtoi Retkoceri.
Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, trupi gjykues i përzier, i përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatësi kosovar, të premten e kaluar, shpallën fajtor, për krime lufte, “Grupin e Llapit”, duke dënuar ish Komandantin e UÇK dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa me 4 vite burg, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Latif Gashin me 6 vite dhe Nazif Mehmeti me tre vite burg.

Similar topics
» Turku dënohet me burgim të përjetshëm pasi vrau dy fëmijë nga Kosova
» Dënohet grupi i ‘Badovcit’
» Grupi i Llapit - përpara gjyqtarëve të EULEX-it
» Nga seancat e ndryshem gjyqsore
» Thaçi dënohet me 15 vjet për trafikim droge

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi