Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pakti me djallin

Shko poshtë

Pakti me djallin Empty Pakti me djallin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:10 pm

Pakti me djallin



Jo, nuk është fjala këtu për ndonjë metaforë letrare që do të na përkujtonte Faustin, problemi përpiqet të nxjerr temë politike, jo letrare. A kemi hasur sot njerëz në përditshmërinë tonë që nuk zgjedhin mjete për avancime politike të statusit të tyre, për karrierë? A janë të tillët të gatshëm të bëjnë “pak me djallin” vetëm për të arritur aty ku i kanë qëllimet meskine, interesat individuale, e jo hiç më të mëdha? “Pakti me djallin” në historinë e tij “kosovare” para dhjetë vjetësh ka mundur të kuptohet edhe si naivitet, ose si një sinqeritet i individit naiv që nuk merr vesh gjë nga puna, të cilën ka marrë obligim ta kryejë. Më e keqe se ky obligim i sinqertë që shpreh naivitetin dhe mosaftësinë e rezonimit politik, a mund të ndodhë që fjala nuk është fare për naivitet, por nga frika se mos mbesin në margjina, të harruar, të anashkaluar, kanë mësyrë të konkurrojnë cili më shumë se tjetri do të bëjë pakte me djallin? Sidoqoftë neve na konvenon të kujtojmë se i gjithë ky bashkëpunim me “bashkësinë ndërkombëtare” është bërë pikërisht për shkak të gatishmërisë sonë që t’i shërbejmë çështjes. Por nëse në fillim askujt nuk i ka rënë në sy platforma e “bashkësisë” që kishte synim “zgjidhjen” e çështjes së Kosovës, më vonë kjo, që nga Shtajneri, u zyrtarizua dhe për çdo ditë jepeshin obligime politike që duhej t’i kryenim për t’i plotësuar standardet e “bashkësisë” krejt sipas imponimeve të “vetos” ruse në OKB. Kështu u krijua klasa politike aktuale me moshën dhjetëvjeçare përjashta së cilës nuk mund të identifikosh “personazhe” të tjera, për shkak se “armiku i klasës” u eliminua dhe “klasa politike” vepronte sipas metodës së centralizmit unmikistanez, që do të thotë përqafoi “monizmin politik”, pikërisht në kohën kur e proklamonin pluralizmin dhe demokracinë. Monizmi politik i UNMIK-ut i shpalli “kundër pavarësisë së Kosovës” të gjithë ata që mendonin ndryshe, jo në mënyrë moniste, që kishin ndonjë pikëpamje, të cilën nuk kishin ku ta shprehnin. Pra “marrëveshja me bashkësinë” ishte pakt i pastër me djallin, shkaktare e gjithë kësaj krize ekonomike dhe shpirtërore të popullit të Kosovës. Dhjetë vjet stagnim dhe regres në çdo sferë të jetës krijuese prodhuese të një populli është sa një shekull, ose edhe sa gjashtë të tjerë. Kthim në zanafillën e okupimit, realizim i të gjitha atyre qëllimeve që nuk ia ka dalë t’i përfundonte okupatori i vjetër. Një analizë për Serbinë, në një gazetë perëndimore, përveç për dy muaj të bombardimeve, thotë se Serbia nuk do të mund të arrijë nivelin ekonomik të para bombardimeve edhe për pesëdhjetë vjetët e ardhshëm. Po katastrofa që po ndodh në Kosovë që dhjetë vjet, sa kohë do të kërkojë që të kthehemi në një pikë minimale normale të krijimit dhe prodhimit të të mirave? Mbase edhe 100 vjetët e ardhshëm. Krimi politik, ekonomik e kulturor që po i ndodh Kosovës që 20 vjetët e fundit, nuk ka primat botëror. Kosova është shndërruar në një katund mesjetar, i stolisur me do cingra-mingra që të duket urbane, siç janë veturat dhe feleri tjetër i eksportuar nga pikërisht Serbia e Këshillit të Sigurimit. Cili shtet në botë mund ta quajë veten sovran nëse për të vendos një organizatë politike botërore?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi