Firmoset pakti, Meta zv/kryeministër e ministër i Jashtëm

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Sali Berisha nënshkruan me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Ilir Meta marrëveshjen e koalicionit të ri qeverisës
Në qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, ministër i jashtëm e zëvendës kryeminsitër, do të jetë Ilir Meta, lider i LSI-së. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Sali Berisha, pas nënshkrimit të marrëveshjes për qeverisje ndërmjet tij e zotit Meta.
TIRANË (Bota sot) - Sot, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Sali Berisha së bashku me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Ilir Meta dhe përfaqësues të dy forcave politike PD dhe LSI nënshkruan në prani të mediave, marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes për 4 vitet në vijim.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kryeministri Berisha u shpreh:
“Sot, në praninë tuaj dhe ekraneve të mbarë shqiptarëve, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin marrëveshjen e koalicionit të qeverisjes së 4 viteve që vijnë dhe në vazhdim, marrëveshje kjo, që ka si qëllim kryesor krijimin e një qeverie të integrimit evropian të Shqipërisë, pasi siç e dini projekti më kryesor, më kardinal, i mbarë shqiptarëve është shndërrimi në realitet i ëndrrës së tyre, integrimi në BE.
Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Sali Berisha nënshkruan me Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Ilir Meta marrëveshjen e koalicionit të ri qeverisës.
Marrëveshja ka dhe një kuptim politik të madh, pasi është një marrëveshje me spektër të gjerë, në të cilën gjejnë veten të përfaqësuar qytetarët që votuan djathtas dhe qendrën e djathtë, por dhe qytetarët që votuan majtas gjejnë në qeverinë ardhshme një shkrirje të premtimeve dhe zotimeve elektorale, të parimeve të dy programeve, çka bën që qeveria të ketë një program shumë më të pasur dhe të përfaqësojë një spektër më të gjerë interesash të zgjedhësve shqiptarë.
Angazhimi ynë, në sfondin politik është një koalicion i suksesshëm në qeverisjen e vendit, eficent, është një koalicion, i cili do tu japë shqiptarëve brenda vitit të parë, të mandatit të tij, në përputhje me premtimet, vendimin për heqjen e vizave dhe lëvizjen e tyre të lirë. Do tu japë shqiptarëve nëpërmjet reformave të thella statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do tu japë shqiptarëve një seri reformash të thella, me te cilat Shqipëria në krye të 4 viteve do të ketë shënuar ndryshimet më të mëdha.
Koalicioni është i angazhuar për një seri reformash institucionale dhe reformën zgjedhore, në të cilën nuk do të ketë persekutim me ligj apo diskriminim me ligj të faktorëve të rëndësishëm, të jetës politike shqiptare, siç ndodhi në këto zgjedhje. Me Lëvizjen Socialiste për Integrim ne angazhohemi për të bërë të gjitha përpjekjet për ndryshimin në tërësi të kodit elektoral dhe rregullave në mënyrë që përfaqësimi të jetë më i drejtë , më i ndershëm dhe jo persekutues e përjashtues siç ishte rasti i këtyre zgjedhjeve. Theksova se domethënia e koalicionit është jo vetëm tek qeverisja, domethënia e koalicionit është tek suksesi në zgjedhjet e ardhshme. Ne angazhohemi që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2011 të dalim dhe të fitojmë së bashku, sikundër hedhim bazat për një koalicion afatgjatë të 2013-s dhe në vazhdim.
KM Berisha gjatë drekës me kabinetin qeveritar 02/09/2009
Ne kemi rënë dakord me kryetarin e LSI dhe përfaqësues të kësaj partie që në përputhje me marrëveshjen të cilën unë i citova disa nga nenet e saj, që LSI si një forcë politike esenciale për qeverisjen dhe koalicionin do të ketë në qeverinë e ardhshme kryetarin e saj, zotin Ilir Meta Zëvendëskryeministër të vendit dhe Ministër të Punëve të jashtme. Në autoritetin e kësaj partie është emërimi në postin e Ministrit të Ekonomisë, Energjetikës dhe Minierave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të drejtuesve të saj që ajo i gjykon më të arsyeshëm, gjithashtu një nga deputetët e kësaj partie do të jetë në postin e nënkryetarit të parlamentit të vendit.
Në të gjitha nivelet e tjera të qeverisjes, LSI do të ketë 20 % të saj. Me zotin Meta kemi rënë dakord me mirëkuptim të plotë, se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj ndarje, për sa i përket shërbimit civil. Interesi ynë i përbashkët është që ky shërbim të konsolidohet gjithnjë e më shumë, si një shërbim në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, të shtetit shqiptar. Unë dua ta falënderoj zotin Meta për seriozitetin e madh me të cilin trajtoi ftesën e PD-së, frymën e hapur në të gjithë procesin e negocimit, shkallën e lartë të përgjegjësisë që karakterizoi këtë proces, i cili kurorëzohet me sukses të plotë me firmën e vendosur së bashku para jush, në një marrëveshje historike, për sa i përket spektrit politik shqiptar.
Edhe një herë faleminderit”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadri Veseli ministër ose zv/kryeministër
» Berisha takohet me Drejtorin Ekzekutiv në Shërbimin e Jashtëm të BE-së
» Pakti me djallin
» Nënshkruhet Pakti i Bashkimit Kombëtar
» Miratohet nga Komisioni i Jashtëm i PE heqja e vizave

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi